martedì 21 marzo 2017

Trajtimi i Tuberkulozit

Trajtimi i tuberkulozit permban disa antibiotike te ndryshem ne regjim. Koncepti baze qe fshihet pas protokolleve eshte shmangia e rezistencave duke perdorur disa antibiotike bashke.

Mycobacterium Tuberculosis
(Imazhi: Janice Carr - CDC/ WikimediaCommons/ CC0)

martedì 17 gennaio 2017

Noduset e Tiroides - Shenime Klinike

Semundjet nodulare te tiroides jane te perhapura ne popullate. Perllogaritet qe mundesia per te zhvilluar nje nodus te tiroides eshte 5 – 10% gjate jetes. Nderkohe qe semundja nodulare eshte e zakonshme, 7 – 15% e tyre jane malinje. Te zbulohet ne kohe kjo pjese eshte themelore. Mjeku duhet te mundohet te arrije ne nje diagnoze ne sa me pak kohe duke qene se kjo mund te ndikoje ne prognozen e semundjes. Menyra se si kerkohet kjo diagnoze ndikohet edhe nga aftesia e mjekut per te dalluar patologjite beninje nga malinje ne menyre sa me te sakte dhe me kosto sa me te permbajtur.

martedì 3 gennaio 2017

Bruceloza

Bruceloza eshte nje infeksion qe shkaktohet nga nje bakter i klases se Brucelles (me te rendesishmit jane Brucella melitensis me trasmetim nga delet, Brucella suis me trasmetim nga derrat, Brucella abortus me trasmetim nga bagetia dhe Brucella canis me trasmetim nga qente). Bakteri trasmetohet nga njerezit tek njerezit me ane te ushqimeve te infektuara (qumesht jo i pasterizuar, djathe), kontakt i drejteperdrejte me nje kafshe  te infektuar (gjak ose mish i infektuar) ose inhalim ne forme aerozoli. Akoma sot paraqet nje problem ne shume vende te ndryshme.

domenica 4 dicembre 2016

Sindroma e Sjogren

Sindroma e Sjogren-it eshte nje semundje autoimune sistemike qe karakterizohet nga nje funksion i ulur i gjendrrave te peshtymes dhe te loteve. Ne keto gjendrra vihet re nje infiltrat linfocitar, karakteristik i kesaj sindrome. Eshte nje nder semundjet me te zakonshme te indit lidhor. Si pasoje e funksionit te ulur te gjendrrave, shqetesimet qe mund te paraqesin pacientet  jane syte e thare (kseroftalmi) , goja e thare (kserostomi) dhe zmadhim i gjendrres parotide.

lunedì 7 novembre 2016

Sindroma e Vezores Policistike

Sindroma e Vezores Policistike (SVPC) eshte nje semundje e trashegueshme qe prek grate ne periudhen e fertilitetit. Paraqet anomali ne metabolizmin e androgjenit dhe estrogjenit. Crregullimi shkakton ciste te shumta anormale ne vezore dhe keto te fundit nuk prodhojne nje numer normal vezesh dhe nuk i leshojne normalisht. Semundja eshte e pranishme ne lindje por nuk shkakton probleme derisa femra arrin pubertetin. 

mercoledì 19 ottobre 2016

Skolioza ne CT Pulmoni [Imazhe Klinike]

Pacient mashkull, duhanpires, i paraqitur per shtrim per riakuzitim pulmonar. Nder te tjera ne ekzaminimin objektiv evidentohej edhe skolioze torakale.

mercoledì 12 ottobre 2016

Pankreasi Artificial Merr Miratimin nga FDA

FDA (Food and Drug Administration) miratoi pankreasin artificial. Modeli qe paraqitet, i pari i llojit te vet eshte thuajse sa nje cellular dhe ka marre miratimin per trajtimin e pacienteve me diabet te tipit 1, njohur edhe si diabet i moshave te reja.

venerdì 30 settembre 2016

Hemorroidet

Hemorroidet jane zgjerime te eneve te gjakut ne zonen anale. Jane pershkruajtur prej shume kohesh ne fushen e mjekesise dhe akoma sot perbejne nje patologji qe ze nje vend te rendesishem ne fushen e kirurgjise.

martedì 6 settembre 2016

Hernia Diskale Cervikale

Paciente e paraqitur per shtrim per nje kuader te riakutizuar pulmonar. Ankohej per dhimbje te forta ne shpatull dhe ne qafe qe dominoheshin ne veshtiresi me ilace kunder dhimbjes. 

MRI e qafes tregon diskopati shumekateshe dhe hernia diskale
(Imazhi: Ilir Halili)

lunedì 29 agosto 2016

Hemoglobina e Glukozuar [HbA1c] - Analiza Laboratori

Vlerat reference tek subjektet e shendetshem eshte 4.8 – 5.9%.

Hemoglobina A1c (HbA1c) eshte nje parameter qe tregon perqendrimet mesatare te glukozes pergjate jetegjatesise se rruazave te kuqe te gjakut (qe eshte rreth 120 dite). Ne nje fare menyre eshte sikur te kryesh matje te shumta te glicemise. Hiperglicemia e tejzgjatur ben qe nje perqindje e rruazave te kuqe te ngopen me sheqer (nga ku merr edhe emrin analiza).