sabato 26 febbraio 2011

Bakteriemia e Qendrueshme

Ne raste bakteriemie te qendrueshme (qe nuk zhduket pas nje terapie me antibiotike) ose qe perseritet edhe pas nje terapie me antibiotike duhet te kryhen analiza te metejshme per te gjetur ndonje nga zonat e fshehura nga ku mund te buroje kjo bakteriemi. Ne pacientet e shtruar ne spital, mund te jene kryesisht kateteret ose protezat, tromboflebitet septike ose ndonje infeksion endovaskular. Koha e kerkuar per te pastruar gjakun nga keto bakterie varet nga gjendja e semundjes, por edhe ne rastet e nje endokarditi te komplikuar, analizat e gjakut mund te jene negative pas rreth 1 ose 2 javesh.

venerdì 25 febbraio 2011

Ja se si Vaji i Peshkut Lufton Artritin Reumatoid

Acidi dokozahekzaenoik (DHA) kthehet nga organizmi ne rezolvine D2, e cila ne disa studime in vitro ka treguar se eshte ne gjendje te bllokoje lidhjen e leukociteve me endotelin, proces ky karakteristik ne shume semundje inflamatore.


sabato 19 febbraio 2011

Hepatiti C - Trasmetimi dhe Manifestimet

Hepatiti C zakonisht eshte i heshtur dhe nuk jep shenja. Zverdhja shfaqet vetem ne nje te treten te pacienteve me infeksion akut, dhe shumica e pacienteve me infeksion kronik kane pak manifestime klinike ose nuk kane deri ne momentin kur shfaqet çirroza. Ecuria e hepatitit C mund te jete e ndryshme; 20 deri ne 30% te pacienteve me infeksion kronik zhvillojne çirroze, zakonisht pas 2 ose 3 dekadash. Nje here qe çirroza perparon, karcinoma hepatoqelizore zhvillohet çdo vit ne 1-4% te pacienteve.

mercoledì 16 febbraio 2011

Cilet jane Efektet e Alkolit ne Tru?

Nen ndikimin e alkolit, truri perjeton probleme ne funksionimin e zonave te ndryshme:
Lobi frontal : Humbje te arsyetimit, shkakut, bllokimet, te te folures dhe inteligjences
Lobi parietal : Humbje e levizjeve motore te holla, pergjigje motore e ngadalesuar, te dridhura
Lobi temporal: e folur e ngadalesuar, probleme me degjimin
Lobi ocipital: shikim i mjegulluar, probleme me llogaritjen e distances se objekteve
Cerebelum : Moskoordimin i muskujve dhe humbje e balances gjate levizjes
Rrenja e trurit : humbje e funksioneve jetesore

giovedì 10 febbraio 2011

Klasifikimi i Djegieve

Jane demtime akute te indeve, te shkaktuar nga nxehtesia ne formen e zjarrit ose objekteve ose lengjeve te nxehta.

lunedì 7 febbraio 2011

Droga Jone e Perditshme: Kafeina

Kafeina eshte nje "droge" qe e marrim perdite. Eshte me te vertete e çuditshme sepse ajo futet ne te njejtin grup ku ben pjese edhe morfina, nikotina dhe kokaina (grupi i alkaloideve) qe njihen per efektet e tyre mjaft te fuqishme.