domenica 27 marzo 2011

Zbulimi i ADN-s

Cilet ishin ngjarjet qe çuan ne gjetjen e struktures se ADN-s? Nje shkrim qe ju paraqet me protagonistet kryesore te kesaj ngjarjeje qe cilesohet si me e rendesishja ne fushen e biologjise ne keto 100 vitet e fundit.

venerdì 25 marzo 2011

Prionet dhe Semundjet e Tyre

Rreth  vitit 1984, Stenley Prusiner hodhi nje hipoteze qe nje shkaktar semundjesh mund te ishte nje proteine qe i vuri emrin "proteina prione", (PrP). Ne  ate kohe kjo ide nuk u pranua me gezim per faktin se ishin kohet kur mendimet kryesore ishin qe shkaktare te semundjeve duhet te jene dicka qe ka material gjenetik brenda. Por me vone, ne saje te eksperimenteve te ndryshme qe u zhvilluan, kjo hipoteze  e Prusinerit doli e sakte.

Sarkoidoza

Sarkoidoza eshte nje semundje qe ka lidhje me inflamacionin, nje pergjigje e qelizave kundrejt nje demtimi. Shkaktari i demtimit te qelizave qe jane te interesuara nga sarkoidoza nuk dihet. Mund te kape gati çdo organ por zakonisht fillon me mushkerite dhe me gjendrrat linfatike.

lunedì 14 marzo 2011

Gjenoma per te Gjithe

Si mund te arrihet te deshifrohet nje gjenome e njeriut me çmime te arsyeshme? Tentativat e ndryshme per te ulur çmimin e deshifrimit te gjenomes po behen çdo dite edhe me teper te verteta.

Bronkiektazi ne Tomografi te Kompjuterizuar

TC e nje Pacienti me Fibroze Cistike. Vihen re Bronkiektazi (shigjeta) qe Kane Goditur te Dy Mushkerite
(Imazhi: Ilir Halili/MjekesiaSot)

Pacient mashkull, 34 vjec, me semundjen e fibrozes cistike (mukovishidozes), shtrohet si pasoje e nje infeksioni te rrugeve te frymemarrjes. Gjate periudhes se shtrimit kryen nje tomografia te kompjuterizuar  (TC) me teknike te rezolucionit te larte, e cila paraqet nje kuader enfizeme me fllucka te medha dhe prezencen e bronkiektazive te formes cilindrike cistike (shigjeta ne figure) brenda se cilave mund te dallohen sekrecione.

Bronkiektazite formohen si pasoje e inflamacionit te vazhdueshem mbi rruget e frymemarrjes. Ky inflamacion mund te jete pasoje e nje infeksioni ose difekteve te sistemit imunitar [1]. Gjithsesi, shkaqet kryesore jane aspergjiloza polmonare dhe fibroza cistike (mukovishidoza) [2]

Bibliografia
[1] Joaquim Angrill, Carlos Agustı´ and Antoni Torres. Bronchiectasis. Current Opinion in Infectious Diseases 2001, 14:193–197
[2] Pasteur MC, Helliwell SM, Houghton SJ, et al. An investigation into causative factors in patients with bronchiectasis. Am J Respir Crit Care Med 2000;162:1277–1284.

"Dija duhet te permiresohet, sfidohet dhe te rritet vazhdimisht ose perndryshe zhduket"
(Peter Drucker)

domenica 13 marzo 2011

Mbi Emrat e Semundjeve - Pjesa 1

Nga e kane prejardhjen emrat e disa semundjeve? Ne kete shkrim  te pare do te njiheni me 2 nga mjeket, emrat e te cileve i mbajne semundjet qe kane zbuluar dhe pershkruar, John Down dhe George Huntington.

Nobel per Mjekesine per Vitin 2008

Nobeli per mjeksine per vitin 2008 ju dha gjermanit Harald zur Hausen dhe francezeve Françoise Barré-Sinoussi dhe Luc Montagnier.

sabato 12 marzo 2011

Hipertensioni Arterioz

HYRJE
Kur zemra juaj dergon gjak ne arteriet tuaja, ushtron nje presion mbi muret e ketyre arterieve. Hipertensioni (presioni i larte i gjakut) ndodh kur presioni i gjakut qendron i larte per nje kohe te gjate. Kjo gje mund te çoje ne probleme me kalimin e kohes perfshi ketu semundje te zemres, infarkt, dhe insuficience renale. Eshte nje nder patologjite me te zakonshme ne popullaten boterore dhe paraqet nje sfide per sistemin shendetesor ne shume vende te industrializuara.

domenica 6 marzo 2011

HbA1c nuk Eshte e Sakte per Kontrollin e Glicemise ne Pacientet Diabetike ne Dialize

Hemoglobina A1c (HbA1c) eshte nje parameter qe tregon perqendrimet mesatare te glukozes pergjate jetegjatesise se rruazave te kuqe te gjakut (qe eshte rreth 120 dite). Ne nje fare menyre eshte sikur te kryesh matje te shumta te glicemise. Eshte themelore per monitorimin e pacienteve me diabet. Paraqet nje parameter te rendesishem per monitorimin e terapise dhe gjithashtu ndihmon ne prognozen e diabetit.

Screening i te Sapolindurve per Fibrozen Cistike (Mukovishidoza) Eshte Ekonomik

Kosto e programit te screening kompensohet  nga kostot me te ulta te trajtimit.

Eshte ky rezultati qe kane arritur disa kerkues ne Mbreterine e Bashkuar te cilet kane analizuar te dhenat e nje regjistri kombetar per te kuptuar nese screening per fibrozen cistike eshte kostoefektiv apo jo. Ata krahasuan kostot e trajtimit te parashikuara çdo vit per 184 paciente te cilet ishin diagnostikuar me ane te screening te  te sapolindurve dhe 950 pacienteve me Fibroze Cistike (FC) te cilet ishin diagnostikuar ne baze te simptomave klinike nga mosha 1 deri ne 9 vjeç ne 2002.

sabato 5 marzo 2011

Insuficienca Kardiake

HYRJE
Insuficienca kardiake eshte nje gjendje kronike shume e perhapur ne praktiken klinike. Ndodh kur zemra, si pasoje e nje problemi funksional, nuk dergon gjakun drejt periferise sipas nevojave te trupit. Tek personat mbi 65 vjec, insuficienca kardiake eshte arsyeja e pare per shtrim ne spital.

venerdì 4 marzo 2011

Informacione rreth Virusit te Gripit te Shpendeve

Keto jane disa nocione baze te shperndara nga Organizata Boterore e Shendetesise  mbi virusin e gripin e shpendeve. Pyetje e pergjigje per te njohur me mire kete patologji qe per shume gjera mbetet akoma e mistershme.