lunedì 14 marzo 2011

Bronkiektazi ne Tomografi te Kompjuterizuar

TC e nje Pacienti me Fibroze Cistike. Vihen re Bronkiektazi (shigjeta) qe Kane Goditur te Dy Mushkerite
(Imazhi: Ilir Halili/MjekesiaSot)

Pacient mashkull, 34 vjec, me semundjen e fibrozes cistike (mukovishidozes), shtrohet si pasoje e nje infeksioni te rrugeve te frymemarrjes. Gjate periudhes se shtrimit kryen nje tomografia te kompjuterizuar  (TC) me teknike te rezolucionit te larte, e cila paraqet nje kuader enfizeme me fllucka te medha dhe prezencen e bronkiektazive te formes cilindrike cistike (shigjeta ne figure) brenda se cilave mund te dallohen sekrecione.
Bronkiektazite formohen si pasoje e inflamacionit te vazhdueshem mbi rruget e frymemarrjes. Ky inflamacion mund te jete pasoje e nje infeksioni ose difekteve te sistemit imunitar [1]. Gjithsesi, shkaqet kryesore jane aspergjiloza polmonare dhe fibroza cistike (mukovishidoza) [2]

Bibliografia
[1] Joaquim Angrill, Carlos Agustı´ and Antoni Torres. Bronchiectasis. Current Opinion in Infectious Diseases 2001, 14:193–197
[2] Pasteur MC, Helliwell SM, Houghton SJ, et al. An investigation into causative factors in patients with bronchiectasis. Am J Respir Crit Care Med 2000;162:1277–1284.

"Dija duhet te permiresohet, sfidohet dhe te rritet vazhdimisht ose perndryshe zhduket"
(Peter Drucker)