venerdì 25 marzo 2011

Detaje mbi Transferimin Berthamor gjate Procesit te Klonimit

PYETJE
Ne rastin e klonimit thuhet qe qelizat, kur arrijne ne fazen e blastocistit jane qeliza staminale.
Nese marrim hipotezen qe berthama qe eshte transferuar, ka pesuar me para nje seri mutacionesh, doja te dija nese keto qendrojne te heshtura apo jo pas transferimit. Gjithashtu,nese nuk gabohem eshte nje enzime tek embrionet qe lejon dyfishimin e embrioneve, enzime e quajtur  telomerazi, qe me pas behet e heshtur kur individi rritet dhe qe sipas disave eshte pergjegjese edhe per mplakjen. A aktivizohet serish kjo ne berthamen e transferuar apo jo?

PERGJIGJE
Pyetja eshte disi e ngaterruar sepse perzien koncepte jo te gjitha te sakta. Gjithsesi, po provoj te qartesoj disa gjera.
Qelizat qe arrijne fazen e blastocistit, per te qene te sakte, jane qeliza embrionale, totipotente (domethene mund te gjenerojne te gjithe indet). Qelizat staminale jane me pak te padiferencuara, siç jane qelizat staminale te palces se kockes qe mund te ndahen ne te gjitha qelizat e gjakut (qeliza te kuqe, te bardha dhe trombocite).

Kthehemi tek pyetja ku thuhet "Nese marrim hipotezen qe berthama qe eshte transferuar, ka pesuar me para nje seri mutacionesh, doja te dija nese keto behen te heshtura apo jo pas transferimit.".
Nuk eshte e domosdoshme. Te gjitha mutacionet qe kane ndodhur mund te shfaqen por varet nga gjeni i goditur dhe se ku ky gjen ose  keto gjene shprehen tek individi.

Procesi i Trasferimit Berthamor


Per sa i perket telomerazes, kjo nuk eshte nje enzime qe dyfishon ADN-n ( enzime qe saktesisht quhet ADN polimerazi) por eshte enzime qe rregullon gjatesine e ekstremiteteve te kromozomit, telomereve.

Per sa i perket pjeses se fundit te pyetjes "A aktivizohet serish kjo ne berthamen e transferuar apo jo?", duhet thene qe per te pasur sukses nje transferim berthamor, duhet patjeter qe te gjithe gjenet qe i nevojiten embrionit per te arritur zhvillimin normal te jene te aktivizuar.

Oscar Burrone
International Centre for Genetic Engineering and Biotechnology (ICGEB)
Trieste