mercoledì 30 marzo 2011

Dismenorrea

PYETJE
Si eshte e mundur qe nje pjese e femrave kane mestruacione me shume dhimbje dhe nje pjese tjeter jo?

PERGJIGJE
Mestruacionet me dhimbje (emertuar me termin dismenorre) jane nje situate qe paraqitet ne afersisht 50% te grave te rritura. Mund te klasifikohet si paresore dhe dytesore. Deri tani nuk eshte gjetur shkaku i dismenorrese paresore. Dhimbja e forte, qe shkaktohet nga tkurrja e muskulit te bute i mitres, eshte si pasoje e formimit te prostaglandineve nga sekrecione te endometrit (shtresa e brendshme e mitres) dhe leshimi i tyre gjate renies se qelizave te endometrit. Shenja te tjera jane te lidhura me kete situate sic jane dhimbja e kokes, diarrea, nauzea (nje lloj nençmimi kundrejt ushqimeve dhe qe paraprin te vjellurat) dhe te vjellura. Ne keto raste dhimbja fillon nga pelvi dhe vazhdon ne shpinen kurrizore , ne zonen lombare dhe kembet.

Dhimbjet mestruale dytesore jane me shume te shkaktuara nga perdorimi i kontraceptiveve dhe nga disa situata si endometrozi. Ne 80% te rasteve perdorimi i bllokuesve te formimit te prostaglandinave, ka aftesine te ule dhimbjet. Klasa qe ka keto aftesi eshte ajo e ilaçeve jo steriode ku ben pjese edhe aspirina dhe ibuprofeni. Aspirina eshte nje ilaç qe vepron duke bllokuar pikerisht nje nga keto enzima qe formojne prostaglandinat, enzimen COX-1. Pra shenjestrat e ilaçeve jane enzimat COX-1 dhe COX-2.

Ne 50% tjeter te femrave ka shume mundesi qe kjo gjendje nuk ndodh, ndoshta per faktin qe sasia e prostaglandinave eshte me e vogel.