domenica 6 marzo 2011

HbA1c nuk Eshte e Sakte per Kontrollin e Glicemise ne Pacientet Diabetike ne Dialize

Hemoglobina A1c (HbA1c) eshte nje parameter qe tregon perqendrimet mesatare te glukozes pergjate jetegjatesise se rruazave te kuqe te gjakut (qe eshte rreth 120 dite). Ne nje fare menyre eshte sikur te kryesh matje te shumta te glicemise. Eshte themelore per monitorimin e pacienteve me diabet. Paraqet nje parameter te rendesishem per monitorimin e terapise dhe gjithashtu ndihmon ne prognozen e diabetit.

Matje e Glicemise
(Imazhi: TesaPhotography/Pixabay/public domain)
Ne disa raste vlerat e ketij parametri mund te mos jene te sakte. Arsyeja mund te jete nje ulje e jetegjatesise normale te rruazave te kuqe (sic ndodh ne rastin e anemise hemolitike ose hemoglobinopati te tjera) ose nese pacienti merr trasfuzione gjaku.

Por me sa duket nuk qenkan te vetmet situata ku vlerat e HbA1c nuk jane te besueshme plotesisht. Nje studim i ri i kryer me paciente ne dialize ka treguar qe perqendrimet e hemoglobines A1c (HbA1c) ne keto paciente mund te mos jene te besueshme per te treguar gjendjen e glicemise. Eshte ky rezultati i publikuar online ne Kidney International.

Kerkuesit maten albuminen ne serum dhe nivelet e HbA1c ne rreth 300 paciente me diabet, ku 85% e tyre ishte nen terapi me hemodialize dhe eritropoietine per semundje renale ne faze terminale. Matjet treguan qe albumina e glikuar ishte me e larte dhe HbA1c me e ulet ne pacientet ne dialize krahasuar me ato qe nuk kishin semundje te veshkes - duke bere keshtu proporcionin albumine/HbA1c me te larte ne pacientet nen dialize.

Autoret shkruajne se "proporcioni i rritur [albumine e glikuar/HbA1c] ne pacientet diabetike me dialize , krahasuar me subjektet diabetike pa nefropati, thekson faktin qe HbA1c mund te paraqitet e ulet tek pacientet ne dialize, ndoshta per shkak te jetegjatesise se shkurter te qelizave te kuqe te gjakut" duke cuar keshtu ne rezultate te gabuara. ata nxjerrin si rezultat faktin qe albumina e glikuar mund te jete nje mates me i sakte i kontrollit te glicemise ne pacientet nen dialize.

Kjo gje duhet te merret parasysh nese kerkohet monitorimi i kesaj klase pacientesh.

(Studimi eshte sponsorizuar nga shpikesit e analizes se albumines se glikuar, qe gjendet ne Japoni)

Njoftimi i Artikullit [Link]
Adresa e Prodhuesit te Analizes se Albumines se Glikuar [Link


"Kur nje mjek nuk ben dot mire, te pakten mos te beje keq"
(Hippocrates)