sabato 5 marzo 2011

Insuficienca Kardiake

HYRJE
Insuficienca kardiake eshte nje gjendje kronike shume e perhapur ku zemra e semure ul aftesite e nje personi qe te jete mjaftueshmerisht aktiv nga ana fizike. Te kesh nje insuficience kardiake do te thote qe gjaku nuk hidhet nga zemra ne menyre te sakte dhe ndonjehere shkakton nje pengese per gjakun qe ndodhet ne mushkeri dhe ne indet e trupit. Tek personat mbi 65 vjec, insuficienca kardiake eshte arsyeja e pare per shtrim ne spital.




SIMPTOMAT
Insuficienca kardiake mund te ndodhe menjehere ose te zhvillohet gradualisht. Kjo gje mund te interesoje anen e djathte,te majte ose te gjithe zemren. Simptomat e insuficiences kardiake perfshijne:
- Mungese frymemarrje gjate nje sforcimi fizik ose duke qendruar shtrire
- Lodhje,dobesi dhe ndjesi marrjesh mend.
- Te rrahura  te shpejta ose te parregullta te zemres.
- Kolle, sidomos gjate nates.
- Rritje ne peshe per shkak te lengut te tepert ne trup. Kjo gje mund te çoje ne nje mbledhje te ujit ne bark, ne kembe dhe ne kavilje.
- Probleme renale qe çojne ne mbajtjen e ujit.
- Veshtiresi ne perqendrim dhe ulje te gjendjes se gadishmerise.
- Veshtiresi me fjetjen.

SHKAQET
- Semundja e arterieve koronare - ngushtim i arterieve qe ushqejne zemren me gjak; kjo mund te shkaktoje probleme kardiake dhe demtim te perhershem te muskulit kardiak.
- Hipertension (presion i larte i gjakut)
- Semundje te valvulave te zemres - paaftesi valvulare qe çon ne kthimin e gjakut mbrapsh dhe nje mbingarkim te nje zone te zemres.
-  Semundje e muskulit te zemres nga shkaqe te panjohura (idiopatike)
-  Demtim i zemres nga alkoli, ilaçet ose droga
-  Difekte te zemres ne natyres kongjene (qe jane te pranishme qe nga lindja)

TRAJTIMI
Cfare mund te beje pacienti
- Te marre te gjitha ilaçet per zemren dhe presionin e gjakut siç pershkruhen nga mjeku i vet.
-  Te ndale duhanin dhe te ule ne minimum (ose te ndale) konsumin e alkolit.
- Te mbaje nje peshe te shendetshme dhe te ndjeke nje diete te balancuar, ushqyese dhe me pak kripe.
-  Ushtrimet jane te keshillueshme por sipas keshilles se mjekut.
-  Duhet te kontrolloje stresin.

Cfare mund te beje mjeku
- Nje numer ilaçesh mund te permiresojne simptomat , te ulin nevojen per shtrim te pacientit dhe te permiresojne mbijetesen.
- Ndonjehere kirurgjia kardiake (by-pass, riparim ose zevendesim valvule) mund te jete i nevojshem.
- Trapianti i zemres mund te konsiderohet nje mundesi per nje paaftesi kardiake ne faze te avancuar por qe paraqitet i kufizuar per shkak te numrit te ulet te dhuruesve.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te behen shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi insuficiences kardiake.]

JAMA 2002;287(5):676



"Mjekesia eshte nje shkence e pasigurise dhe nje art i mundesise"
(William Osler)