mercoledì 30 marzo 2011

Identifikohet Struktura e Poreve Berthamore

Kompleksi i porit berthamor ka nje funksion qendror ne procesin qe çon nga transkriptimi i ADN-s ne berthame ne prodhimin e proteinave ne citoplazem.


Ne organizmat e zhvilluar, materiali gjenetik ndodhet i mbrojtur ne berthamen qelizore. Nga aty ADN-ja nis urdherat qe arrijne ne citoplazem, ku edhe ekzekutohen, duke kaluar neper poret komplekse qe gjenden ne membranen berthamore. Keto jane strukture mjaft te medha , por qe deri tani i kane shpetuar nje analize te detajuar nga ana e kerkuesve.

"Kompleksi i porit berthamor eshte nje nga objektet me te mistershme te biologjise qelizore dhe deri tani ka ngelur pothuajse nje kuti e zeze" tha André Hoelz, kerkues i Rockfeller University, i cili bashke me Günter Blobel dhe te tjere bashkepunetore, kane zhvilluar nje model qe ka gjetur konfirmim - siç ilustrohet ne nje artikull te "Molecular Cell" - fale nje numri te madh kerkimesh kristalografike.

Modeli hipotizon nje forme cilindrike te porit berthamor, te perbere nga unaza me strukture proteine te alternuar qe lidhen njera me tjetren dhe lejojne modifikime te shpejta te struktures per te rregulluar dimensionet e poreve sipas materialit qe futet ose del nga berthama.

Per te arritur kete rezultat, kerkuesve u eshte dashur te shperbenin dhe analizonin me kristalografi X nje per nje dhe atom per atom proteinat e kompleksit te porit dhe kjo sepse kompleksi ishte mjaft i madh dhe i perthyeshem per tu analizuar me teknikat klasike te imazhit, tregon Hoelz.

Kompleksi i porit berthamor eshte i formuar nga rreth 30 proteina te ndryshme dhe ka dimensione rreth 1000 here me te medha se ajo e kanaleve jonike te membranes qelizore. Tani per tani kerkuesit kane treguar ne menyre te plote strukturen e 4 nga 7 proteinat kryesore dhe jane duke mbaruar analizen e proteines se peste.

Sapo kerkuesit te kene mbaruar se deshifruari pjesen qe ngelet nga struktura, do te jene ne gjendje te modifikojne pjeset e ndryshme per te studjuar efektet e ketyre modifikimeve, ne menyre qe te kuptojne plotesisht rolin e poreve berthamore ne procesin qe fillon nga ADN e perfundon me prodhimin e proteinave.

Duke marre parasysh rolin qendror qe ka pori berthamor ne kete proces themelor per jeten qelizore, difektet qe interesojne strukturen dhe funksionin kane pasoja vdekjeprurese per mbijetesen e qelizes dhe per funksionimin e organizmit. Proteinat kane lidhje me disa lloje semundjesh duke filluar qe nga çirroza biliare primare, e deri ne disa forma kanceri ose infeksionesh virale.
Le Scienze Janar 2009