domenica 27 marzo 2011

Ilaçet Statin dhe Studimi"Jupiter"

Rreth 25 milione njerez ne mbare boten marrin barna statin per mbajtjen nen kontroll te nivelit te kolesterines. Statinet jane edhe mes barnave me shitjen me te madhe ne bote. Vlera e tyre arrin rreth 22 miliarde dollare ne vit.


Mjeket thone se nje studim i ri i kryer nga prodhuesit e ilaçit statin Crestor mund te ndihmoje per te njejtesuar me shume paciente me rrezik ndaj goditjeve ne zemer e bllokimit te artereve ne tru. Studimi i paraqitur prane shoqates amerikane kunder semundjeve te zemres le te kuptohet se nga marrja e nje ilaçi statin per uljen e kolesterines mund te perfitojne edhe personat me artere te pezmatuara megjithese kane nivel normal ose te ulet kolesterine.

Per shume vite, barnat statine u jane jane rekomanduar pacienteve me nivel te larte kolesterine, per t’i ndihmuar qe te parandalojne bllokimin e artereve dhe te ulin rrezikun e goditjeve ne zemer, si dhe te shmangin hemoragjite cerebrale. Por studimi i ri arriti ne perfundimin se keto lloj barnash mund te ndihmojne edhe 30 perqind te pacienteve te tjere per parandalimin e semundjeve ne zemer. Sipas prodhuesve te barnave statin qe financuan studimin, nga marrja e ketij ilaçi do te perfitonin edhe 32 milione njerez me nivele normale te kolesterines, por me shenja pezmatimi arterial.

Studimi i quajtur Jupiter, mori ne shqyrtim 18 mije vete per dy vjet. Rezultatet ishin aq te qarta e bindese sa qe shkencetaret e pane te arsyeshme te mos e vazhdonin me tej. Kardiologu Dejvid Purl prane spitalit te Universitetit Xhorxhtaun ne kryeqytetin amerikan, thote se ilaçet statin tani do te shihen edhe me shume si mjete te besueshem ne mjeksine parandaluese. Ai thote se shkencetaret po perpiqen per ta sulmuar semundjen qe ne faze te hereshme, ne menyre qe njerezit te trajtohen para se te pesojne goditje ne zemer dhe per t’i shpetuar ata nga nderhyrjet kirugjike.

Studimi Jupiter u perqendrua ne ilaçin Rosuvastatin, qe shitet nen emrin Crestor. Studimi u krye ne menyre te pavarur, megjithese u financua nga firma farmaceutike Crestor. Kjo firme prodhon edhe ilaçin qe mban te njejtin emer. Crestor - Krestor eshte nje ilaç relativisht i ri mes barnave te shumta te tjera llojit statin qe shiten me recete ne farmaci. Crestor eshte edhe nje nga ilaçet me te shtrenjta ne treg. Doktor Purl thote se mjeket dhe pacientet duhet te peshojne te mirat qe sjell ilaçi, koston dhe efektet anesore te tij. Pas perdorimit per nje kohe te gjate, ilaçet statin mund te prekin melçine, ndersa studime te tjera kane treguar se statinet ndikojne ne nje fare shkalle edhe ne shtimin e rrezikut te prekjes nga diabeti. Doktor Purl thote se rezultatet e studimit te ri nuk duhet te kuptohen se çdo njeri me nivel normal te kolesterines duhet te marre statin. Ky lloj ilaçi duhet te merret vetem kur personi ka shenja te pezmatimit te artereve te gjakut. Duke u njohur me rezultatet e studimit, doktor Purl i Universitetit Xhorxhtaun mendon se tani gjithnje e me shume mjeke do te kerkojne qe si pjese e ekzaminimit rutine te pacientit te perfshihet edhe analiza e veçuar e gjakut per te njejtesuar proteinen reaktive C.


(Zeri i Amerikes Dhjetor 2008)


 Per me teper:

-Mark Hlatky. Expanding the Orbit of Primary Prevention -Moving Beyond JUPITE. Editorial NEJM 2008; 359:2280-2282 [Link] (Shkrimi i Plote)

-Paul Ridkel et al. Rosuvastatin to Prevent Vascular Events in Men and Women with Elevated C-Reactive Protein. NEJM 2008 ; 359:2195-2207 [Link] (Artikulli i Plote)


"Kerkim eshte te shohesh ate qe ka pare çdokush tjeter dhe te mendosh ate qe ska menduar askush tjeter"
(Albert Szent-Gyorgie)