venerdì 4 marzo 2011

Informacione rreth Virusit te Gripit te Shpendeve

Keto jane disa nocione baze te shperndara nga Organizata Boterore e Shendetesise  mbi virusin e gripin e shpendeve. Pyetje e pergjigje per te njohur me mire kete patologji qe per shume gjera mbetet akoma e mistershme.


1.Cfare eshte gripi i shpendeve?
Gripi i shpendeve eshte nje semundje  e shkaktuar nga nje virus gripi i tipit A. Mund te infektoje gati te gjithe llojet e shpendeve, me shenja nga me te lehtat deri tek ato shume te demshmet dhe ngjitese. Ne keto raste semundja shfaqet ne menyre te papritur, duke u ndjekur ne shumicen e rasteve edhe nga ngordhja e kafshes . Njihen te pakten 15 lloje gripesh qe jane infektues per shpendet.
Pjesa me e madhe e trasmetimit te njeriu, eshte shkaktuar nga virusi i tipi A , nentipet H5 dhe H7. Sipas kombinimeve te proteinave te siperfaqes se virusit (H = hemoaglutinina, N= neurominidasi) virusi merr nje emer tjeter (H5N1, H7N2, etj).
Me i rrezikshemi mbahet H5N1 duke qene se ka kaluar shpesh here keto dy vitet e fundit nga nje specie ne tjetren, duke fituar edhe aftesine e infektimi edhe te maceve e gjitareve te tjere.

2.Virusi H5N1 Si mund te infektohesh dhe cilat jane simptomat?
Deri ne vitin 1997 , kur u njohen rastet e para te infektimit mes njerezve ne Hong Kong, mendohej se gripi i shpendeve ishte infektues vetem mes zogjve.
Njeriu mund te infektohet si pasoje e nje kontakti te afert me shpende te gjalle te infektuar. Shpendet e nxjerrin virusin me jashteqitjet qe duke u thare dhe duke u bere pluhur mund te thithen nga njeriu.
Simptomat jane te ngjashme me ato te gripit normal: temperature, dhimbje grykesh, kolle dhe mund te zhvillohen edhe disa forma te kongjuntivitit. 18 personat qe u infektuan ne 1997 kishin qene te tere ne kontakt te afert me kafshet e gjalla ne fshatra apo ne markate.

3.Gripi i shpendeve ka te bej me SARS?
Jo SARS eshte i provokuar nga nje virus tjeter i klases se koronaviruseve.

4.Gripi i shpendeve mund te trasmetohet nga njeriu ne njeri?
Nuk ka nje konfermim te plote ne kete pike. Gjithsesi Organizata Boterore e Shendetesise po ekzaminon mundesine qe kjo mund te kete ndodhur ne rastin e dy motrave vietnameze qe dyshohen se mund te jene infektuar nga vellai i tyre, i cili vdiq nga nje semundje e frymemarrjes e paidentifikuar.
Zedhenesi i OBSH , Bob Deets ka thene se kjo mund te jete edhe nje "anomali", duke qene se nuk ka asnje prove qe virusi po perhapet mes njerezve.

5.Nese virusi kalon nga shpendet tek njerezit, problemi nuk duhet tu takonte vetem njerezve qe punojne ose jetojne ne kontakt me keto kafshe?
Nje here qe virusi te kaloje tek njeriu dhe ti pershtatet atij, infektimi mund te ndodhe si me gripin normal, me ane te rrugeve te frymemarrjeve, pa pasur me nevojen e "kalimit neper specie" dhe prandaj shperndarja do te ishte shume e shpejte dhe nuk do limitohej vetem ne ambjentet qe jane te infektuara.

6.Po i famshmi infektim njeri-njeri si pasoje e infektimit shpend-njeri a ka ndodhur?
Infektimi shpend-njeri ka ndodhur disa dhjetra here ne vitet e fundit duke shkaktuar shume te vdekur.Ai njeri-njeri ka ndodhur me shume mundesi te pakten nje here rreth 1 vit me para.Tani po studjohen raste te tjera qe kane ndodhur ne Indonezi.

7.A ka forma te ndryshme te gripit te shpendeve?
Ekzistojne 15 lloje te virusit. Ai pergjegjes per infektimin e njeriut si dhe shkaktar i disa rasteve te vdekjeve eshte forma H5N1. Edhe kjo forme po regjistron ndryshime. Per kete arsye, ne vendet e interesuara nga shperndarja e gripit te shpendeve, ekspertet jane duke hasur me prezencen e formave disi me te ndryshme mes tyre dhe qe paraqesin ndryshime nga e kaluara. Ne Pakistan jane identifikuar disa raste te infektimit te pulave si pasoje e nentipeve te ri H7 dhe H9, por asnjeri nga keto nuk eshte gjetur tek njeriu.

8.A ekzitojne analiza,qe mund te gjejne me shpejtesi nese kemi te bejme pikerisht me ate lloj gripi?
Ekzistojne analiza te shpejta per gripin e njeriut qe mund te behen direkt ne spitale ose tek te semuret ne shtrat, por nuk kane te njejten saktesi te atyre te laboratorit qe jane me komplekse, dhe qe jane te nevojshme per te kuptuar ne menyre te plote rastet e aferta dhe nese po shperndahet nje infeksion njerezor i drejteperdrejte nga shpendet apo nga personi ne person.

9.Ekziston nje kure?
Pacientet duhet te trajtohen me ilaçe antivirale. Per momentin po punohet qe te prodhohet nje vaksine e cila mund te vendoset se shpejti ne qarkullim: eshte ne faze te avancuar te eksperimentimit tek njeriu. Problemi eshte qe ne duhet te kemi ne dispozicion nje vaksine qe te jete efikas kundrejt formes virale qe do te shkaktoje epidemine, te trasmetueshme nga njeriu ne njeri, por nuk e dime akoma se cila mund te jete ajo forme virale dhe po ashtu mund te kalojne muaj qe te mund te prodhohet nje vaksine ne sasi te mjaftueshme, qe te jape nje mbrojtje. Forma H5N1 qe po qarkullon per momentin mund te jete ndryshe nga ajo qe mund te jape nje epidemi me trasmetim ndernjerezor. Perndryshe do te ishte shperndare qe tani.

10.A rrezikohet ndonje kur hame pula ose veze?
Jo, ne qofte se hahen te skuqura mire. Nxehtesia e ngordh virusin. Mbi te gjitha pulat tona jane per momentin te shendetshme. Prodhimi yne nacional mbulon 100% te nevojave.

11.A eshte e nevojshme te behet vaksina normale antivirale?
Vaksinimi antigripal me vaksinat e momentit qe perdoren ne vaksinimin ne mase, edhe pse nuk jep nje mbrojtje specifike kunder formes H5N1, eshte i nevojshem qe te evitoje nje mundesi te koinfektimit, dmth te prezences se viruseve gripale te njeriut dhe zogjve njekohesisht. Me shume sherben si nevoje sanitare publike se sa individuale.

12.Cili eshte shqetesimi i eksperteve?
Frika eshte qe virusi i gripit te shpendeve te mund te kombinohet me ate te gripit te njeriut, ne rastet kur, pershembull, nje person te infektohet nga te dy ne te njejten kohe. Ky infeksion dysh mund te formoje nje virus te ri,te trasmetueshem nga njeriu tek njeriu.

13.Si mund te evitohet gripi i shpendeve?
Menyra me e mire qe te evitohet infeksioni eshte te mos kesh kontakt me pula te gjalla ne ato zona ku gripi i shpendeve eshte perhapur.

14.Ne kerkim te nje vaksine. Si duhet te sillemi ne rast te nje ardhje te vertete te infeksionit?
Normalisht nuk keshillohet kontakti me kafshe (pula dhe derra). Nese shkohet ne vendet e interesuara atehere rekomandohet te evitohen zonat rurale dhe pazaret ku shiten kafshe e egjalla. Gjithashtu rekomandohen normat e higjenes personale, sidomos larja e shpeshte e duarve me uje dhe sapun.

15. Ka kategori njerezish qe jane me ne rrezik se te tjere?
Kush jeton ne kontakt me kafshet qe mund ta perçojne, nese flitet per gripin e tanishem te shpendeve. Nese do te verifikohej nje pandemi rreziku do te ishte me i madh, si gjithmone, per personat qe jetojne ne ambiente te mbipopulluara ose qe mund te vijne ne kontakt me te semure.

“Deklaro te kaluaren, diagnostiko te tashmen, parashiko te ardhmen”
(Hippocrates)