mercoledì 9 marzo 2011

Kontrolli Gjenik i Tolerances Ndaj nje Organi te Trapiantuar

Vetem 33 gjene kontrollojne 90% te tolerances kundrejt nje organi te trapiantuar.

Kerkimet mbi Trapiantet - Burim Dije

Kush ka kryer trapiant organesh duhet te marre ilaçe per gjith jeten per te shmangur nje hedhje te organit. Sipas nje studimi te kryer nga kerkues te Lucile Packard Children's Hospital dhe Stanford University School of Medicine, kjo mund te mos jete gjithmone e vertete. Me ane te nje analize te thjeshte gjaku, kerkuesit kane identifikuar per here te pare nje profil te shprehjes gjenike te ndare nga nje grup i vogel pacientesh qe u lejon atyre te jene te shendetshem per vite me rradhe pa pasur nevoje per ilaçe imunosopresore.

Zbulimi sugjeron qe marresit e trapiantit qe kane te njejten skeme gjenetike dhe marrin ilaçe kundra hedhjes se organit mund te ulin derisa ti ndalojne ilaçet. Studimi mund te ndihmoje mjeket te kuptuar menyren me te mire per te ndertuar nje tolerance kundrejt organit te marre ne te gjithe pacientet e trapiantuar, cilado qe te jete profili i tyre i shprehjes gjenike.

"Jemi shume te emocionuar per zbulimin" tha Minnie Sarwal, emri i se ciles shfaqet ne artikullin e publikuar ne ""Proceedings of the National Academy of Sciences" (PNAS). " Shumica e pacienteve qe ndalin marrjen e ilaçeve pesojne hedhje te organit por tani shpresojme se mund te themi dikujt prej tyre se mund te ule ne minimum marrjen e atyre ilaceve."

Edhe pse mbrojne ndaj hedhjes se organit, ilaçet imunosopresore vendosin pacientet perballe disa lloj efektesh anesore qe kane, si per shembull nje rrezik me te madh per te pesuar infeksione.

Sarwal dhe koleget e saj kane zbuluar profilin e shprehjes se 33 gjeneve, qe mund te gjehen me nje analize te thjeshte gjaku. Kjo analize mund te perdoret per te parashikuar me nje saktesi mbi 90% tolerancen e pacientit. Kete zbulim e mbeshtesin studimet mbi 2 grupe pacientesh te trapiantur ku njeri grup merrte dozat standarde te imunosopresoreve ndersa grupi tjeter, i cili kishte profilin gjenik te pershtatshem, merrte doza te ulta te atyre ilaçeve.

Edhe pse nuk dihet me saktesi se si arrijne keto 33 gjene te identifikuar te zhvillojne tolerancen ndaj organit te trapiantuar, shprehja dhe funksioni i nje te tretes se tyre eshte kontrolli i nje molekule rregulluese , TGF-b (Tumor Growth Factor - Beta). Sarwal hedh hipotezen qe gjenet ne ndonje menyre ndikojne ne zhvillimin e qelizave imunitare pergjegjese per njohjen biologjike te "vetjakes" dhe "jo-vetjakes".

Gjithsesi,kerkuesit paralajmerojne qe "tolerance per nje kohe te gjate" nuk do te thote "tolerance per gjithmone", duke qene se sfidat kundrejt sistemit imunitar siç mund te jene infeksionet e renda mund te nisin mekanizma qe çojne ne hedhjen e trapiantit.

Citime:
Artikulli i plote [Link]

"Nga çfare shfletoni, keni ndikim mbi boten"
(Tim Berners-Le)