Nga e kane prejardhjen emrat e disa semundjeve? Ne kete shkrim te pare do te njiheni me 2 nga mjeket, emrat e te cileve i mbajne semundjet qe kane zbuluar dhe pershkruar, John Down dhe George Huntington.
John Down lindi ne Cornwall ne vitin 1828. Interesi i tij per shkencen filloi qe ne femijeri dhe vazhdoi kur ai la shkollen ne moshen 13 vjeçare per te ndihmuar babain e tij me punet e farmacise. Ai levizi ne Londer ne moshen 18 vjecare dhe punoi si ndihmes kirurg ne Whitechapel. Down qendroi atje vetem per pak muaj sepse pastaj gjeti pune ne laboratoret e Shoqerise Farmaceutike ne Bloomsbury Square ne Londer.
Down u fut ne London Hospital Medical School ne moshen 25 vjeçare. Ai shkelqeu si student dhe u cilesua si nje mjek i ardhshem i shkelqyer nga mesuesit e tij. Gjithsesi, ai habiti te gjithe kur mori nje vend pune ne Azilin per Idiote te Earlswood ne Surrey ne vitin 1858. Ne vitin qe pasoi Down u zgjodh si ndihmes mjek ne Spitalin e Londres dhe ai kaloi dekaden tjeter duke punuar ne te dy institucionet.
Monografia e Down-it , "Vezhgime mbi Klasifikimin Etnik te Idioteve", e publikuar ne vitin 1866, permbante nje pershkrim klasik te gjendjes qe tani mban emrin e tij. Ai gjithashtu pershkruajti permiresimet ne te folur dhe koordinim qe mund te behej me femijet qe u dedikohej nje stervitje sistematike. Down mendonte qe femijet e interesuar ishte pjese e rraces Mongoliane duke qene "shembuj te prapambetjes...e nisjes nga nje lloj rrace dhe marrjen e karakteristikave te nje rrace tjeter." Kjo çoi ne emertimin e kesaj gjendje si "idiotsia Mongoliane". Vetem ne vitin 1959 u gjet shkaku i vertete i problemit i cili ishte nje kromozom 21 me teper dhe ne vitin 1965 Mongolizmi mori emrin Sindroma e Down-it.
Shume nga publikimet e Down-it kishin te benin me shendetin mendor, dhe ai ishte nje protagonist i hershem per stervitjen e atyre qe kishin veshtiresi te mesuari.
Ne vitin 1869 Down themeloi nje institucion ne Teddington, te quajtur Normansfield, per te stervitur femije te klasave te pasura me vonesa mendore. Down kishte ide liberale , ishte nje mbrojtes i edukimit te larte te femrave dhe kundershtonte rende idene popullore qe kjo gje kishte mundesi te bente qe grate te lindnin pasardhes te dobet. Ai u semur rende nga gripi ne 1890 prej te cilit nuk u sherua kurre plotesisht. Nje mengjes ne vitin 1896 ne Normansfield , ai u rrezua gjate ngrenies se mengjesit dhe vdiq pas 10 min ne shtepine e tij ne Hampton Wick.
Semundja e Hungtington-it (korea) : George Huntington (1850-1916)
George Huntington lindi ne 9 prill 1850 ne nje fshat te humbur te Eart Hampton, Long Island , New York. Gjyshi dhe babai i vet ishin doktorre dhe George Hungtinton qe ne moshe te re ndoqi hapat e tyre. Ne moshe te re, Huntington shoqeronte babain e tij ne vizita dhe gjate nje prej ketyre vizitave ai fitoi eksperienciat e para me korean e trasheguar. Pasi u diplomua ne Universitetin e Kolumbias u kthye ne EastHampton per disa muaj per te punuar me babain e vet. Aty, ai pa raste te tjera te koreas se trasheguar, te cilen i kishte pare ne femijeri. Ai u ndihmua nga shenimet qe kishte bere babai dhe gjyshi i tij dhe diagnostikoi raste te tjera, te cilat i permendi ne shkrimet e tija. Ne 15 shkurt 1872, Huntington mbajti prezantimin e tij klasik mbi korean dhe ishte vetem 22 vjec. Shkrimi i tij beri aq buje saqe u dergua tek Medical and Surgical Reporter of Philadelphia, ku u shfaq 2 muaj me vone. Nje abstrakt u publikua ne gjuhen gjermane, ku u quajt korea e Huntingtonit.
![]() |
| Artikulli Origjinal i Pershkrimit te Semundjes se Huntington |
Korea e Huntingtonit eshte e njejte me manine kercyese, qe ndodhte ne mesjete. Persekutimet fetare dhe migrimet e sollen kete semundje te trasheguar ne Mbreterine e Bashkuar dhe me pas ne Ameriken e Verit. Shume nga te semuret u akuzuan per magji dhe u perndoqen gjate periudhes se "gjuetise se shtrigave".
Ne 1874 Huntington levizi ne New York ku kaloi pjesen me te madhe te viteve qe i mbeten me familjen e tij, mjeksine dhe gjuetine, perpara se te vdiste nga pneumonia ne moshen 64 vjeçare. Gjate jetes se tij ai beri 2 shkrime, edhe pse ne nje shkrim analizues te vitit 1908, Sir William Osler shkruante "ne historine e mjeksise ka pak raste ku nje semundje eshte pershkruajtur kaq sakte dhe shkurtimisht."
Bibliografia:
Beyond the name sBMJ 2003 ; 11: 277-8
Beyond the name sBMJ 2003 ; 11: 362-3
Beyond the name sBMJ 2003 ; 11: 277-8
Beyond the name sBMJ 2003 ; 11: 362-3



