domenica 13 marzo 2011

Nobel per Mjekesine per Vitin 2008

Nobeli per mjeksine per vitin 2008 ju dha gjermanit Harald zur Hausen dhe francezeve Françoise Barré-Sinoussi dhe Luc Montagnier.


Cmimi Nobel per mjeksine per vitin 2008 ju dha 3 shkencetareve: gjysma e çmimit ju dha gjermanit Harald zur Hausen per gjetjen e papilomavirusit si shkaktar te kancerit te qafes se mitres ; gjysma tjeter u nda mes francezeve Françoise Barré-Sinoussi e Luc Montagnier per zbulimin e HIV.

Harald zur Hausen, lindur ne Gjermani ne 1936 dhe aktualisht eshte profesor ne universitetin e Dusseldorfit. Per vite me rradhe ka drejtuar qendrin e kerkimeve kombetare gjermane mbi kancerin.


Papilomavirus

Harald zur Hausen hipotezoi qe papilomavirusi (HPV) mund te kishte nje rol te rendesishem ne kancerin e qafes se mitres, ndryshe nga mendimet qe mbizoteronin ne vitet 1970. Me detajisht, ai hipotezoi qe nese qelizat tumorale kishin nje virus onkogjen, gjenoma virale duhet te integrohej ne ate qelizore. Gjenet e HPV qe promovojne rritjen qelizore do te mund te gjendeshin nese kerkohej ne brendesi te qelizave tumorale. Per te kontrolluar teorine e vet Harald zur Hausen drejtoi per 10 vjet kerkime per te izoluar tipet e ndryshme te HPV qe merrnin pjese, pune kjo qe ishte mjaft e veshtire duke qene se vetem nje pjese e gjenomes se tyre ishte e integruar ne ate qelizore. Ne fund arriti te identifikonte ADN-n e papilomavirusit ne indet e marre me ane te biopsive te kancerit te qafes se mitres. Ne vitin 1983 identifikoi si onkogjen HPV e tipit 16. Ne 1984, klonoi nga paciente me kete kancer  HPV16 dhe HPV18. Keto 2 lloje shkaktojne rreth 70% te ketyre kancereve.



Luc Montagnier, lindur ne vitin 1932 ne France, eshte profesor ne Universitetin e Parisit dhe drejtor i World Foundation for AIDS Research and Prevention , me qender ne Paris.

Françoise Barré-Sinoussi, lindur ne France ne 1947, drejton njesine per studimet e retroviruseve ne Institutin Pasteur ne Paris.

HIV


Ne 1981, Françoise Barré-Sinoussi dhe Luc Montagnier izoluan dhe rriten qeliza linfonodale nga paciente qe paraqisnin shenjat e para te imunodeficences te fituar (AIDS), dhe zbuluan aktivitetin e transkriptazit invers, enzime qe tregon prezencen e grimcave retrovirale ne faze shumimi. Pasi qe i nxorren keto grimca nga qelizat, zbuluan se ishin ne gjendje te infektonin dhe te vrisnin linfocite te marra nga subjekte te shendetshem. Verejten qe ndryshe nga retroviruset e tjere onkogjene te identifikuar me para, virusi i ri, qe sot njihet me emrin HIV, nuk shkaktonte nje rritje qelizore te pakontrolluar por bente qe qeliza te anashkalonte shumfishimin e virusit duke bere qe linfocitet T te mblidheshin ne grupe. Ne 1984, Barré-Sinoussi dhe Montagnier kishin arritur te izolonin disa kampione te virusit nga paciente qe kishin marre semundjen ne rruge seksuale, te sapolindur nga nena te infektuar dhe paciente hemofilike qe kishin bere transfuzione.
Menjehere pas zbulimit te virusit, grupe te tjera kerkuesish dhane kontributin e tyre per te treguar qe HIV eshte shkaktar i AIDS.

Le Scienze 06 tetor 2008

"Kerkimi eshte çfare bej kur nuk e di se çfare po bej"
(Wernher von Braun)