lunedì 14 marzo 2011

Programi i Rehabilitimit Polmonar per Pacientet BPKO ne Kushte Shtepiake

Rehabilitimi polmonar ne kushte shtepiake per pacientet me semundje polmonare obstruktive kronike (Bronkopneumopatia Kronike Obstruktive , BPKO) eshte i ngjashem me rehabilitimin ne kushte spitalore. Eshte ky rezultati i publikuar nga Annals of Internal Medicine.

Rreth 250 paciente me BPKO te shkalles se mesme -te rende, te stabilizuar, moren pjese ne nje program edukimi 4 javoresh dhe me pas u ndane ne menyre te rastesishme ose  ne nje program rehabilitimi ne kushte shtepiake ku pacienti kryente monitorimin ne menyre autonome ose nje program per paciente te shtruar. Te dy programet perfshinin ushtrime aerobike dhe force, 3 here ne jave per 8 jave.

Pas nje periudhe 1 vjecare, programi ne kushte shtepiake kishte te njejtat rezultate me ate spitalor per ate qe konsiderohej si objektiv paresor - permiresimi i dispnese. Po ashtu, te dy grupet kishin kohe zgjatje te ngjashme per sa i perket ushtrimeve me biçiklete, testit te ecjes per 6 minuta dhe vleresimeve te frymemarrjes.

Autoret arrijne ne konkluzionin qe " programet e rehabilitimit polmonar ne kushtet shtepiake mund te jete nje alternative e mire e atyre te rehabilitimit spitalor".

Shenim:
Dispnea : veshtiresi ne frymemarrje. Pershkruhet si "uri per ajer" nga ata qe e kalojne. Shkaqet qe e shkaktojne mund te jene te shumta : pneumoni, emboli, probleme kardiake etj.

Citime:
François M., Jean B.,Stan Sh. Effects of Home-Based Pulmonary Rehabilitation in Patients with Chronic Obstructive Pulmonary Disease. Annals of Internal Medicine 2008;149 (12): 869-78

Abstract i Artikullit [Link] ( Per artikullin e plote,kerkohet regjistrimi ne sit)


"Gjithmone buzeqesh kur mundesh. Eshte ilaç qe nuk kushton"
(Lord Byron)