sabato 26 marzo 2011

Sa Eshte i Dobishem Testimi i Vlerave te PSA tek Meshkujt?

PSA (Prostatic Specific Antigen ose Antigjeni Specifik i Prostates) eshte nje proteine e prodhuar nga gjendrra e prostates. Rritja e vlerave te kesaj proteine ne gjak mund te jete nje "gjurme" e nje patologjie te gjendrres se prostates siç mund te jene ato te nje zmadhimit te saj, inflamacionit, apo dhe te proceseve infektive. Por padyshim qe me e rendesishmja nder to eshte ajo e fillimit te zhvillimit te nje procesi me natyre kancerogjene.
Vitet e fundit ne SHBA dhe ne vendet perendimore ne pergjithesi matja e vlerave te PSA  eshte bere rutine e zakonshme per zbulimin e parakohshem te kancerit te prostates, qe eshte dhe tumori qe haset me shpesh tek seksi mashkull. Shoqata Amerikane kunder Kancerit keshillon qe ne meshkujt mbi 50 vjeç dhe tek te cilet jetegjatesia parashikohet te pakten 10 vjet PSA dhe ekzaminimi (tushe rektal) duhet te kryhet te pakten nje here ne vit.

Por tani, nje nga ekspertet me te medhenj te fushes ne SHBA thote duke hapur nje diskutim te gjere midis eksperteve se mbase testimi i vlerave te PSA nuk eshte ne fund te fundit dhe aq i dobishem per te ulur vdekshmerine te kjo kategori njerezish duke mare parasysh statistikat dhe llojin e tumorit qe vret "vetem" 226 ne 100 000 burra te moshes mbi 65 vjeç.
Tomas A. Stamey, profesor urolog ne Universitetin Stanford ne Kaliforni SHBA thote se testimi i vlerave te PSA eshte i dobishem sepse çon ne zbulimin ne kohe te nje numri te konsidorueshem te tumoreve te gjere dhe agresive qe mund te kene nje vdekshmeri te larte [N Engl J Med.1987;317:909-916]. Kontradiktat mbeten, i njejti autor pak me poshte thote se e njejta procedure çon edhe ne zbulimin e kancereve te vegjel, joagresive dhe te kufizuar qe nuk kane rrezik per jeten e njeriut per nje kohe mjaft te gjate dhe zbulimi i tyre çon pastaj me doemos ne trajtimin e tyre, qe ne te shumten e rasteve eshte agresiv dhe çon ne komplikime qe ndikojne ne cilesine e jetes se pacientit siç mund te jene humbja e pakontrolluar e urines, impotenca seksuale, çrregullime te zorres se trashe etj [J Urol. 2004;172:1297-1301]. Pra e thene ndryshe, dhe per kete te gjithe ekspertet e fushes jane dakort testimi i vlerave te PSA pas moshes 50 vjeç çon ne zbulimin e parakohshem te kancerit te prostates dhe kjo e ben ate nje test shume te vlefshem ekzaminimi.

PASOJAT E EKZAMINEMEVE TE TEPRUARA
Gjithnje sipas te njejtit autor kur filluan perdorimin e vlerave te PSA ne ekzaminimin e kancerit te prostates vune re se perqindja e zbulimit te kancereve te rrezikshem varionte nga 40-60%. Kjo perqindje zbriste ne 2% pas 5 vjetesh matjesh te vazhdueshme te vlerave te PSA. Me keqardhje specialisti thote se pjesa me e madhe e prostatave qe hoqen nuk kishin  nevoje per nderhyrje kirurgjikale.
Shume studiues jane te mendimit qe ka nje lidhje te drejtperdrejte mes ekzaminimit te vlerave te PSA dhe uljes se ndjeshme te vdekshmerise nga kanceri i prostates [Arch Intern Med. 2003;163:661-662]. Megjithate, Prof. Stamey na thote se pohimet e tij i mbeshtet ne nje eksperience te gjate rreth 20 vjeçare dhe mbi 1300 nderhyrjesh kirurgjikale te kryera prej tij. Ai pohon se gjate 5 viteve te para (1983-1988) 91% e tumoreve ishin te prekshem me "tushe rektal", mosha mesatare e pacienteve ishte 64 vjeç dhe vlerat e PSA ishin 25 ng/ml dhe volumi i kancerit rreth 5.3 cm^3. Ndersa gjate 5 viteve te fundit (1998-2003) vetem 17% ishin te prekshem me DRE, mosha mesatare e pacienteve ishte 59 vjec, volumi i tumorit 2.44 cm^3 dhe niveli i PSA rreth 8 ng/ml. Sipas prof. Stamey vlerat e PSA nuk jane aq te dobishme ne zbulimin e kancerit aq sa ne lidhje te drejteperdrejte me madhesine e prostates. I te njejtit mendim eshte dhe prof. Peter Carroll i Universitetit te Californise qe thote se dozimi i PSA ka humbur vlera por tregon akoma lidhje me kancerin e prostates. Per te pare anen funksionale e prostates ai eshte nje test i shkelqyer thote Prof.Carroll, duke perdorur ate ti permireson zbulimin e kancerit te prostates, por ti mund ta zbulosh ne nje hap te ulet zhvillimi dhe kjo te shpie tek nje terapi agresive e tepruar sipas meje. 
Te gjithe ne, neqoftess jetojme sadopak gjate do ta hasim kete semundje, (8% e meshkujve tek 20 vjeç dhe 85% e atyre mbi 80 vjeç u diagnostikuan me kete semundje ne vitin 1996 ne SHBA) dhe frika e te paturit nje kancer ne trup mund t'i çoje pacientet qe te kerkojne terapi agresive dhe te panevojshme. Carroll thote se ne kanceret ne hapat e para specialistet duhet vetem ti mbajne pacientet nen mbikqyrje (watch and wait) dhe jo te ndermarrin nderhyrje agresive. Ata duhet ti shpjegojne pacienteve te tyre te tmerruar qe sapo kane degjuar fjalen "kancer", se nuk eshte e nevojshme nje nderhyrje e tille agresive dhe me shume efekte anesore (mbi te gjitha impotence seksuale dhe inkontinence urinare) por qe ky eshte nje kancer pak agresiv dhe me pak rreziqe ne menyre qe ata te marin vendimin me qetesi dhe ndergjegje te plote. 
Por edhe kjo ka problemet e veta, specialistet sot nuk jane ne gjendje te percaktojne se cili eshte kancer agresiv dhe cili me pak. Per kete ata po studiojne shpejtesine e ndryshimit te nivelit te PSA ne gjak per te identifikuar kanceret agresive. Nje studim i fundit tregon se tek meshkujt tek te cilet ka nje rritje te vlerave te PSA prej 2.0 ng/ml gjate 12 muajve te fundit kane nje rrezikshmeri te larte vdekjeje nga kjo patologji edhe nese nderhyhet me terapi agresive si prostatektomia radikale [N Eng JMed. 2004;351:125-135]. Perpjekie per te zgjidhur keto mosmarreveshje mes shkencetareve jane duke u bere. Nje studim gjigand eshte ndermare nga Instituti Kombetar Amerikan i Kancerit per te pare dobine e perdorimit te PSA ne uljen e vdekshmerise nga kanceri i prostates. 

KERKOHET NJE MARKATOR TUMORAL ME I MIRE
Kerkuesit jane te gjithe te mendimit qe kemi nevoje per nje markator te ri qe mund te na ndihmoje te dallojme ndermjet kancerit agresiv qe rrezikon jeten e pacientit dhe atyre me pak te rrezikshem per jeten e pacientit. 
Nje markator i tille eshte e veshtire per tu gjetur thote prof.Stamey me gjithe perpjekjet e shumta tonat per te gjetur nje te tille ne gjak, dhe kjo vetem per kancerin e prostates por dhe per ate te kancerave te organeve te tjera. MRI (Rezonanca Magnetike Nukleare) mund te jete nje mjet ndihmes por kostoja e saj e larte e bej ate nje "molle te ndaluar" ne keto raste.
Prof.Carroll thote qe tani per tani do te vazhdojme te kemi ne perdorim PSA megjithse te gjithe po kerkojme nje test me te mire.
Pacientet me vlera te uleta dhe te qendrueshme te PSA duket sikur kane kancere me pak agresive.
Carroll vazhdon:"Ne kemi nevoje per nje markator qe te pershkruaje me mire te gjithe historine natyrale te kancerit, sepse me PSA ne zbulojme shume kancera qe nuk mund te kene nevoje per trajtim".
"Ndihem disi i frikesuar", thote ai, "sepse tani te gjithe do na gjykojne per menyren se si ne e trajtojme kete semundje".


"Shkenca nuk zgjidh kurre nje problem pa hapur dhjete te tjere"
(George Bernard Shaw)