domenica 6 marzo 2011

Screening i te Sapolindurve per Fibrozen Cistike (Mukovishidoza) Eshte Ekonomik

Kosto e programit te screening kompensohet  nga kostot me te ulta te trajtimit.

Screening per Fibrozen Cistike i te sapolindurve eshte duke fituar besim. Kerkues ne Mbreterine e Bashkuar perdoren nje regjister kombetar per te analizuar nese screening eshte ekonomik apo jo. Ata krahasuan kostot e trajtimit te parashikuara çdo vit per 184 paciente te cilet ishin diagnostikuar me ane te screening te  te sapolindurve dhe 950 pacienteve me Fibroze Cistike (FC) te cilet ishin diagnostikuar ne baze te simptomave klinike nga mosha 1 deri ne 9 vjeç ne 2002.

Screening Neonatal per Fibrozen Cistike


Kosto e trajtimit ishte 400% me i ulet tek femijet me FC te diagnostikuar me screening te te sapolindurve krahasuar me ata qe ishin diagnostikuar ne baze te simptomave (kosto mesatare 7228 dollare Amerikane krahasuar me 12.008 dollare Amerikane). Kostoja ishte 500% me pak tek femijet e diagnostikuar duke perdorur screening e te sapolindurve me deltaF508 homozigote krahasuar me ato qe diagnostikohen ne menyre klinike.

Pas rregullimeve te moshes dhe infeksioneve nga Pseudomonas, femijet e diagnostikuar ne menyre klinike kishin kosto me te larte trajtimi per pacient krahasuar me femijet e diagnostikuar me screening, pavaresisht nese screening ishte bere ose jo per mutacionin deltaF508.  Autoret llogarisin se kursimet qe behen me screening e te sapolindurve mund te barazohen me koston e nje programi kombetar screening per FC ne Mbreterine e Bashkuar.

Nje diagnoze e hershme e FC ofron mundesine per nje nderhyrje me te hershme, me pak infeksione, gjendje me te mire ushqyeshmerie dhe siç tregon edhe ky studim kosto me te ulet trajtimi. Kur te gjithe te sapolindurit te kene kaluar ne screening per FC, rezultatet klinike duhet te vazhdojne te permiresohen.

Sqarim : Fjala "Screening" nenkupton testimin e nje grupi personash (ose objektesh) per te gjetur ata/ato qe kane nje karakteristike te vecante. 

Citime:
Sims EJ et al. Economic implications of newborn screening for cystic fibrosis: A cost of illness retrospective cohort study. Lancet 2007 Apr 7; 369:1187-95.
Abstract ne Medline [Link]

"Cfare mungon ne spitalet moderne? Dikush qe te shtrengoje doren kur futesh"
(Martin H. Fischer)