giovedì 24 marzo 2011

Sekreti

Ishin oret e para te mengjesit te 6 janarit 1918 kur Doktor Kotrolaò , doktori i qytetit te Nocera Terinese-s e gjeti veten ne dhomen e ndenjes se familjes D’Aquino , me e pasura e qytetit fqinj kalabrez te San Mangos. Ulur afer tij ishte zonja D’Aquino . Ajo kishte veshur nje fustan te zi te gjate, te mbyllur ne fyt me nje kapse , mbante koken larte , siç i shkonte nje personi te rangut te saj...


Kotrolaòn e kishin zgjuar ne mes te nates nga gjumi ne Nocera dhe e kishin sjellur me nje karroce , mes rrugeve te malit , deri ne San Mango.
“Vajza jone ka qene e semure , ju e dini .” Ai pohoi me nje tundje te kokes . Ai e dinte . Vajza e vogel 3 vjeçare ishte semure prej shume muajsh me temperature, djersitje naten dhe nje paaftesi per tu rritur . Babai i saj, Doktor Gaspare D’Aquino , ishte mjeku i qytetit te San Mangos por kishte ikur ushtar dhe po i sherbente vendit te tij ne Luften e Madhe, ne Kaporeto ne frontin Austriak. Ne mungese te tij, doktoret e Altilias , Konflentit , Martiranos dhe Nocera Terisenes e benin me turne dhe kujdeseshin per njerezit e San Mangos . Kotralaò kishte qene i pari mjek qe kishte pare vajzen e vogel ne tetor 1917 kur ajo u semur per here te pare . Duke pasur frike per me te keqen, ai i kishte thene zonjes ta çonte femijen menjehere ne Universitetin e Napolit dhe kishte kerkuar nese burri i saj mund te thirrej nga Fronti.

Vetem pak kohe me vone, me 24 tetor 1917, 37 divizione austro gjermane sulmuan zonen e Alpeve Italiane te mbrojtura nga 25 divizione te Armates se Dyte Italiane, duke perfshire edhe ate te doktor Gaspare D’Aquinos. Brenda 2 javesh trupat italiane ishin terhequr nga 5 provinca verilindore italiane dhe kishin pesuar humbje te medha – 10.000 te vrare , 30.000 te plagosur, 293.000 te kapur rob dhe 350 000 te humbur. Lufta dukej e humbur. Ishte folur edhe per nje dorezim te mbretit te italise Viktor Emanueli III dhe ekzistenca e Italise ishte ne loje.

“ Gjate nateve te erreta te nentorit , i dergova nje telegram burrit ne front duke i treguar qe vajza jone ishte shume e semure dhe ju luta qe te kthehej ne shtepi. Duke qene se nuk mora asnje pergjigje mendova qe mesazhi nuk kishte arritur dhe se burri im ishte nje viktime e luftes.”
Ne mungese te burrit te saj, nena e femijes e kishte sjelle vetem ne Napoli dhe pastaj ne Rome per ta vizituar tek profesoret e mjekesise. Pergjigja e tyre nuk mund te kishte qene me e tmerrshme.

“Atehere Doktor, besova se isha ne ferr. Ferr , doktor i dashur , eshte kur mendon qe gjerat nuk mund te shkojne as me mire as me keq" . Kotrolaò veshtronte luften e heshtur te Zonjes qe zhdukte kujtimet e saja te atyre diteve te tmerrshme. “Papritur, mengjesin e dites se krishtlindjeve, Gaspare u shfaq tek dera, akoma i veshur me uniformen e tij. Me tha qe kriza ushtarake kishte marre fund dhe se armiku ishte ndalur prane lumit Piave dhe se me ne fund pushtuesit do te nxirreshin nga Italia. Me tha se e kishin lejuar te largohej qe te kujdesej per bijen tone.”

Ajo buzeqeshi tani duke menduar qe nuk kishte qene nje mengjes i larget. “ Isha e gezuar qe burri ishte kthyer, siç mund ta imagjinoni, por me shume isha e gezuar per Xhanen . Ju e dini, ajo ishte nje vajze aq e zgjuar…”
Ishte , mendoi Kotrolaò, duke kuptuar. Atehere , kishte mbaruar,me ne fund. Ja pse ai ishte aty.

“… edhe pse isha munduar ta fshihja semundjen prej saj duke mbajtur seriozitetin , ajo kishte kuptuar çdo gje. U ndjeva e pafuqishme. Ajo nuk do te me linte te flisja me te . Vajza ime e vogel ishte e pashprese dhe nuk kishte asgje qe mund ti thoja per ta qetesuar” tha ajo , duke fshire syte e saj me nje shami.
“Por Gaspare,” tha ajo ,“e dija qe ai do te gjente nje menyre.” Ajo shikoi direkt Kotrolaòn. “Ai eshte nje mjek i pervetshem.”
Kotrolaò buzeqeshi. “Po, eshte i tille.” Gruaja e re e bukur ishte e jashtzakonshme , mendoi. Ai kuptoi qe nuk ishte shqetesuar nga ato qe kishte thene ose per çfare kishte lene pa thene. Ai e dinte se ajo kishte te drejte. Gaspare D’Aquino vinte nga aristokracia dhe kishte lindur mes aq shume parash sa nuk do ishte kurre i afte ti harxhonte. Dhe prap zgjodhi mjekesine dhe u be mjek i mjekeve. Aftesia e tij diagnostikuese ishte e habitshme, edhe pse Kotrolaò e mbante veten te barabarte me D’Aquinon mbi kete pike. Jo , ajo qe e beri te veçante D’Aquinon ishte aftesia qe kishte per te lidhur nje raport te lehte me pacientet, ne cilendo situate. Ishte nje talent qe ishte shfaqur qe ne kohen e universitetit. Thene me pak fjale, nuk kishte person qe te mos arrinte ti fliste dhe nuk kishte person qe te mos fliste me te. Kishte nje menyre intuitive dhe te veçante per te zberthyer çeshtjen per te cilen ishte thirrur, per te qelluar me nje ze tingellues. Ne kohet e tija me te reja kur ishte akoma beqar, shoket e tij e kishin kuptuar kete gje dhe gjithmone e kishin perdorur ate si nje avantazh per te thyer akullin me grupe vajzash te reja qe perndryshe do ti kishin injoruar. Kotrolaò kishte degjuar histori nga pacientet per “Doktor D’Aquinon e ri te jashtzakonshem” dhe menyrat e tij , sidomos me ate qe po vdiste . Kotrolao e dinte qe sekreti i komunikimit te D’Aquinos ishte dashuria e tij qe te merrej me njerezit dhe sekreti i suksesit te tij clini ishte dashuria e tij per tu marre me kliniken. Ai e admironte dhe e kishte zili D’Aquinon per kete gje.

Kotrolaò kishte pasur rast ti thonte keshtu nje here kur kishin qene duke udhetuar te dy ne tren drejt Napolit . Kotrolaò habitej gjithmone se si D’Aquino i ri gjithmone e dinte me perpikshmeri cilin celes duhet te hapte ne zemren e personit tjeter. Gaspare D’Aquino kishte qeshur me metaforen e papershtatshme; kishte kthyer koken pak anash si gjest pranimi per te miren e muhabetit dhe kishte vazhduar “I dashur Kotrolaò , nese dikush vjen naten ne shtepine tende me nje grup me celesa dhe te perpiqej te hapte deren do ja arrinte te futej thua? Dhe nese do ja arrinte te futej, si do ta pershendesje?” D’Aquino kishte levizur gishtin sa majtas djathtas shokut te vet te udhetimit. “Sekreti nuk eshte te dish si te marresh celesat dikujt; sekreti qendron te dish ti besh qe te te hapin deren per ty.”

Zeri i Zonjes D’Aquino e ktheu Kotrolaòn serish ne te tashmen. “E dija qe Gaspare do te gjente nje menyre per ti folur Xhanes.” Ajo buzeqeshi. “Doktor, nese ju them, nuk do te me besoni. Gaspare u fut ne dhomen e saj mengjesin e krishtlindjeve dhe u ul mbi krevatin e saj. Ajo buzeqeshi kur e pa dhe e perqafoi fort dhe ai e puthi ne faqe. Atehere ai u perkul mbi te dhe i pershperiti dicka ne vesh te saj, vetem asaj.” Gruaja e re tundi koken. “asaj i pelqenin shume sekretet, prandaj.”

Kotrolaò pohoi me koke. Nje sekret , mendoi . Kaq e thjeshte. “Pas saj, gjerat shkuan shume me mire. Ajo dukej sikur ishte kthyer ne jete perseri.” Ajo qante tani me ironine e fjaleve te veta. Kotrolaò filloi te çohej dhe ta ngushellonte por ajo i beri me shenje qe te qendronte ne karriken e vet. “ Ajo filloi te buzeqeshte serish, edhe pse trupi po i shkaterrohej. Oh, ajo do te çohej naten duke qare dhe une do te vrapoja per tek ajo, por ishte babai i vet ajo qe kerkonte . Dhe ai do te ulej prane saj, do te mbante, do ta bente te ndihej me mire deri kur te flinte serish.”

Kotrolaò studjoi pamjen e Zonjes . Ai mendoi se mund te dallonte admirim atje por kishte edhe dicka tjeter qe ai nuk po arrinte ta lexonte. Ishte dicka e tmerrshme, Kotrolaò e dinte, te jetoje deri sa te shihje femijen tende te vdiste. Ai habitej se si do arrinte te merrej me nje semundje terminale te femijes se tij nese ai do te ishte i semure, Zoti mos e dhente! Ta shikonte ate te vuante…
Papritur Kotrolaòs i erdhi ne mend se ishte e çuditshme qe ai ishte thirrur te shihte vajzen e vogel te vdekur , kur vdekja e saj ishte dicka qe pritej dhe kur babai i saj ishte mjek vete...

O Zot, mendoi, çfare ka ndodhur ne kete shtepi? Jam thirrur ketu per te qene prezent ne ndonje mbulese si mjek i paanshem , pa dyshime? Nese vajzes i eshte bere eutanazi, çfare do bej? Cfare duhet te bej? I kuptueshem siç mund te kishte qene akti, ligji ishte i pashpirt ne keto çeshtje.
Kotrolaò u percoll thate. “Ku eshte Doktori i mire, Zonja D’Aquino?”
“Eshte larte me Xhanen.”
Kotrolaò pohoi me koke. Priti pak minuta ne heshtje per tu siguruar qe zonja nuk kishte me gje per te thene. I kenaqur qe kishte mbaruar, tha “Ndoshta, duhet te shoh femijen tani.”

Per nje moment nje shikim i erret kaloi mbi fytyren e zonjes . Pastaj ajo u çua nga karrikja e saj dhe i kerkoi atij qe ta ndiqte neper korridor per tek dhoma siper. Ato arriten ne kat te dyte dhe nga poshte neper korridoret e shtepise se gjere Kotrolaò mund te degjonte fshirjet e loteve te sherbyesve. Jashte ishte akoma erresire.
Ata qendruan jasht dhomes se Xhanes. Dera e rende ishte pak e hapur dhe nga sa shihte mund te thonte qe e kishin shqyer me force. Ai shtyu deren dhe pa brenda ne dhome. Ne shtrat gjendej Xhana e vogel. 2 centecimo bakri ishin vendosur mbi syte e saj. Ne tapet dhe me kembet e kryqezuara poshte tij ishte Gaspare D’Aquino. Kotrolaò mendoi qe kishte vrare veten pasi ishte gjunjezuar prane krevatit te vajzes se tij te vdekur dhe pastaj kishte rene mbrapsh. Pak pertej dores se tij te vdekur ishte nje revolver ushtarak i kalibrit 10.35 mm, model i vitit 1889.

Kotrolaò kishte ngrire nga skena qe i paraqitej. Ai e kaperceu sikur te ishte nje kokerr rere qe ndodhej brenda nje ore me rere dhe po pergatitej te kalonte nga njera ane ne tjetren.
Kotrolaò e dinte tani – edhe pse nuk e dinte se si – pse vejusha D’Aquino kishte thirrur ate dhe pse e kishte bere para se te therriste karabinieret. Ajo donte te dinte sekretin qe burri i saj i kishte peshperitur ne vesh vajzes se tyre. Ajo shpresonte se Kotrolaò, mjek si burri i saj, mund ti jepte nje drejtim ne ate sekret.

Ishte absurde, ai e dinte, qe kur u fut ne dhome per te pare me afer. Sikur te ishte nje sekret i tille i pranuar universalisht nga mjeket, nje i trasmetuar qe nga perfundimi i shkolles se mjekesise . Ai u gjunjezua mbi shokun e vet te rene dhe ne heshtje i kerkoi qe ti jepte sekretin e tij . Ne distance Kotrolaò degjoi fishkellimen e nje treni qe udhetonte drejt Napolit.
“Zonja ime e dashur,” filloi ai te thonte me trishtim kur papritur atij gjerat ju qartesuan. Ai e dinte se cili ishte sekreti! Ai qendroi, shkundi rrobat dhe mori kohen per te formuluar ate qe do thonte. “ Sipas jush, zonje, nje femije , çfare mund te kete frike me shume se vdekjen?” pyeti Kotrolaò.
“Nuk e di.”
“As une nuk e di,” tha ai, duke pare perreth dhomen e Xhanes tek fliste. “Por mendoj se veshtire te jete frika e nje denimi ne jeten e pertejshme; dhe mendoj se koncepti i zhdukjes individuale do te ishte teper i veshtire per tu kuptuar nga nje mendje kaq te re . Por frika e ndarjes, “ vazhdoi Kotrolaò , “edhe me i vogli mund ta kuptoje.” Ai tundi koken me bindje.
“Po, edhe me i vogli e kupton.” Ai shikonte direkt Zonjen tani. “Sekreti qe burri juaj ndau me vajzen tuaj ishte qe ajo nuk do te ishte kurre vetem. Sekreti ishte qe ai do ti qendronte afer…gjithmone”

Frederick Adolf Paola, MD, JD
Napoli


The Secret (JAMA 2004 ; 292: 1795-6)

(Pervec fakteve historike, pjesa tjeter eshte nje krijim i autorit.)


"E shkuara ka ndodhur, por historia eshte çfare ka shkruajtur dikush"
(A. Whitney Brown)