sabato 12 marzo 2011

Staphylococcus Aureus Rezistent ndaj Meticilines (MRSA) ne Ambulanca

Ne nje kerkim te kryer ne 21 ambulanca, u gjeten positive per Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilines (MRSA).

Staphylococcus Aureus Rezistent ndaj Meticilines (MRSA)


Infeksioni nga MRSA po behet gjithmone e me shume i pranishem neper spitale, nepermjet disa objekteve siç mund te jene stetoskopi, aparati i tensionit dhe kompjuterat.
Palestrat dhe burgjet jane vende te tjera te njohura per sa i perket kolonizimit nga MRSA. Kerkuesit kane pohuar se nje burim tjeter i infeksionit nga MRSA jane ambulancat e ndihmes se shpejte, duke mbledhur tampone nga pese zona te ndryshme ne 21 ambulanca (16 te ndihmes se shpejte te avancuar, 3 ndihme te shpejte, dhe 2 ndihme te shpejte kritike). 96 ore pasi u vune ne ambiente rritjeje te bakterieve, 13 kampione te isoluara nga 10 ambulanca (12% i kampioneve, 48% i ambulancava) ishin positive per MRSA. Kampione positive u moren edhe nga timonet e ambulancave, nga barelat e pazienteve , nga zona e punes teknike te mjekut dhe nga tubat e thithjes Yankauer. Kerkuesit kane verejtur se rrjedha e madhe e pacjenteve dhe koha e paket per sterilizimin e mjeteve sanitare mund te jete nje tjeter faktor i rendesishem ne trasmetimit te MRSA-se.

Koment: I ndihmuar nga perdorimi i papershtatshem i antibiotikeve, MRSA eshte bere i pranishem gati kudo, por gjetja e tij ne ambulancat e ndihmes se shpejte eshte nje denim per praktiken sanitare te tanishme dhe paralajmerim i nje sjelljeje jo te sakte kundrejt ketij organizmi shume te demshem. Ne qofte se keto rezultate dalin edhe ne sisteme te tjera mjekesore te emergjences , ambulancat do te paraqisnin nje reservoir te rendesishem per infeksionin me ane te MRSA-se. Operatoret e ndihmes para arritjes ne spital duhet te vene vemendje dekontaminimit te siperfaqes se brendshme te ambulances dhe sidomos  barreles se pacientit. Marrja e masave per ndalimin  e infeksionit te organizmit resistent ndaj ilaçeve eshte kritike para se organizma te tjere rezistent (si ata resistent ndaj vancomicines, enterococcus faecalis) te behen me te pranishem.

Citime:
Roline CE et al. Can methicillin-resistant Staphylococcus aureus be found in an ambulance fleet? Prehosp Emerg Care  2007 Apr-Jun; 11:241-4.
Abstrakt ne Pubmed [Link]


"Me te vertete qe u japin emra te cuditshme semundjeve"
(Plato)