sabato 5 marzo 2011

Telmisartani tek Pacientet Intolerante ndaj Bllokuesve te ETA-s

Telmisartani nuk eshte me mire se placebo ne pacientet intolerante ndaj bllokuesve te enzimes transformuese te angjotensines (ETA).
Bllokuesi i receptorit te angjotensines (BRA) , telmisartani nuk eshte me mire se placebo per te ulur problemet kardiovaskulare ne pacientet qe jane intolerante ndaj bllokuesve te enzimes transformuese te angjotensines. Eshte ky rezultati i studimit te publikuar online ne revisten Lancet

Kerkuesit nderkombetare TRANSCEND (Telmisartan Randomised AssessmeNt Study in ACE iNtolerant subjects with cardiovascular Disease) ndane ne menyre te rastesishme rreth 6000 paciente me semundje kardiovaskulare ose diabet me rrezik te larte ne 2 grupe. Njeri grup mori telmisartan 80 mg/dite ndersa tjetri placebo. Pas nje periudhe vezhgimi afersisht 5 vjeçare , rezultatet e studimit – vdekjet kardiovaskulare, infarkti i miokardit ose shtrimi nga insuficienca kardiake – ndodhen ne te njejten sasi ne te dy grupet. Telmisartani tolerohej mire nga pacientet qe nuk toleronin bllokuesit e ETA.

Editoret thone qe faktet te bejne te mendosh qe BRA jane me pak te forte se sa bllokuesit e ETA-s per sa i perket efekteve klinike.

Citime:
Effects of the angiotensin-receptor blocker telmisartan on cardiovascular events in high-risk patients intolerant to angiotensin-converting enzyme inhibitors: a randomised controlled trial (Lancet 2008; 372: 1174-1183)

“Ndoshta nuk e lexon dot mire shkrimin dhe pershkrimin e mjekut, por faturat e tij jane te shkruajtura mire”
(Earl Wilson)