domenica 27 marzo 2011

Zbulimi i ADN-s

Cilet ishin ngjarjet qe çuan ne gjetjen e struktures se ADN-s? Nje shkrim qe ju paraqet me protagonistet kryesore te kesaj ngjarjeje qe cilesohet si me e rendesishja ne fushen e biologjise ne keto 100 vitet e fundit.

Zinxhiri i ADN-s


Ne fund te shekullit te 19 nje biokimist gjerman zbuloi acidet  nukleike, polimere nukleotidesh te gjate te formuar nga sheqer, acid  fosforik dhe disa lloj bazash qe permbanin azot. Me vone u gjet qe  sheqeri i acideve nukleik mund te ishte ose riboza ose deoksiriboza dhe  keshtu acidet nukleik ishin ne 2 forma: ARN dhe ADN.
Ne vitin 1943 Oswald Avery gjeti qe ADN mbante materialin gjenetik  dhe mendoi se ajo mund te ishte gjeni. Njerezit akoma mendonin se  nje gjen duhet te ishte nje proteine por me vone u pranua ideja qe  ADN ishte nje molekule gjenetike. Shkencetaret akoma duhet te  kuptonin strukturen e kesaj molekule, dhe te kuptonin se si punonte.


 Ne vitin 1948 Linus Pauling gjeti qe proteinat mund te merrnin format e  helikes(helika alfa). Ne 1950 Erwin Chargaff gjeti qe vendosjet e  bazave te azotuata ishte te ndryshme por kishin nje proporcionalitet  1-1 . Keto gjetje ishin shume te rendesishme per gjetjen e struktures.

Ne vitet '50 gara per te gjetur strukturen ishte akoma e hapur. Ne universitetin e Kembrixhit Francis Crick dhe James Watson ishin terhequr shume nga puna e Pauling. Nderkohe ne King's College te Londres Maurice Wilkins dhe Rosalind Franklin ishin duke studiuar edhe keta strukturen e ADN -s. Grupi i Kembrixhit kishte si qellim te bente modele te ndryshme fizike dhe te ulnin sa me shume mundesite e gjetjes se struktures. Nderkohe, grupi i King College arriti ti afrohej edhe me shume duke i pare molekulat e ADN me ane te rrezeve x.

Watson dhe Crick



Ne 1951, Watson ishte i pranishem ne nje fjalim te Fraklin rreth punes se saj. Ajo kishte gjetur se ADN ekzistonte ne 2 forma dhe keto forma vareshin nga lageshtia e ambientit rreth e qark. Kjo nxirrte si perfundim qe grupet fosfat duhet te ishin nga pjese e jashtme e struktures. Nje eksperiment i kryer me pare ku u perdoren viruse qe infektonin Escherichia Coli, nje lloj bakteri nxorre ne pah disa karakteristika te tjera. Duke perdorur principin qe ADN permban fosfor dhe proteinat sulfur u perdoren izotope te sulfurit dhe fosforit. Koka e virusit permbante izotopin e sulfurit dhe ADN virale ate te fosforit. Kur u infektua bakteri u pa qe brenda bakterit mund te identifikohej izotopi i fosforit ndersa ai i squfurit ishte jashte. Kjo tregonte qe vetem ADN futej ne bakter dhe se ajo ishte pergjegjes per trasmetimin e virusit.


Watson u kthye me nje grup informacionesh dhe u mundua me shokun e tij te bente nje model qe doli i deshtuar. Pas kesaj qene pothuajse gati te linin kerkimet e ADN por rrjedhja e ngjarjeve i beri te vazhdonin.


Franklin duke punuar vetem me rrezet x gjeti qe forma A e ADN ne ambientin me te lagesht kishte te gjitha karakteristikat per me qene nje helike. Ajo mendoi se gjithe ADN duhet te ishte nje helike por nuk desh ta tregonte kete gje derisa te kishte prova te mjaftueshme per formen tjeter gjithashtu. Wilkins ishte i bezdisur. Ne janar 1953, ai i tregoi gjetjet e bera nga Franklin-it Watsonit, pa pasur lejen e saj.


Watson dhe Crick moren nje hap te rendesishem ,duke sugjeruar se molekula ishte e bere nga 2 zinxhire nukleotidesh, secili ne forme helike siç e kishte gjetur Franklin por njeri shkonte per siper tjetri per poshte. Gjithashtu Crick kishte marre vesh per gjetjet e Chargaffit per bazat ne veren e '52. Ai ia shtoi kete tipar struktures keshtu qe bazat te lidheshin ne qender te helikes dhe te mbanin largesine ndermjet helikes te njejte.

Watson dhe Crick treguan se çdo zinxhir i ADN ishte komplementare e tjetres. Gjate ndarjes se qelizes, 2 zinxhiret ndaheshin nga njeri tjetri dhe formoheshin zinxhire te tjere. Ne kete menyre ADN-ja mund te riprodhonte veten pa ndryshuar strukturen e saj,pervecse kur ndodhnin mutacione ose gabime te rastesishme.


Te dhenat eksperimentale tregonin qe struktura e paraqitur ishte e sakte. Kjo gjetje cilesohet si me e rendesishmja ne fushen e biologjise ne 100 vitet e fundit. Ne vitin 1962 Watson, Crick dhe Wilkins fituan Nobel per kete gjetje ndersa Franklin ne ate kohe kishte vdekur.