mercoledì 20 aprile 2011

Kanceri ne Gji

Grate e moshuara kryejne mamograme te perviteshme per te zbuluar kancerin e mundshem ne gji, por tani disa eksperte thone se keto gra duhet te kryejne nje lloj tjeter analize, e cila do te tregonte nese ato jane ne rrezik te larte per t’u prekur nga kjo semundje. Percaktimi ne kohe i rrezikut do t’u jepte grave mundesi per te marre barna per pakesimin e gjasave te zhvillimit te kancerit ne gji.

Cfare eshte lemza

Pyetje: Cfare eshte lemza?
Pergjigje: Lemza eshte nje levizje frymemarrje spastike, e karakterizuar nga nje tkurrje e vazhdueshme e diafragmes qe shoqerohet me nje mbyllje te menjehershme dhe te pjesshme e glotes. 

Akromegalia

Akromegalia eshte nje kuader klinik i karakterizuar nga nivele te larta te faktorit te rritjes ne gjak. Si pasoje e kesaj, kemi nje sere efektesh ku me e para do jete ajo e rritjes se glicemise. Faktori i rritjes se bashku me glukagonin dhe glukokortikoidet jane hormonet qe kontrollojne sasine e sheqernave ne gjak. Nje rritje e niveleve te hormonit te rritjes shkakton nje rritje te rezistences ndaj insulines dhe si pasoje shkakton diabet.

46

46 eshte numri i kromozomeve tek njeriu. Keto jane te ndare ne 23 cifte. Keto jane ndare ne 22 cifte autozome dhe 1 cift kromozomesh seksuale.

domenica 17 aprile 2011

Terapia Antivirale dhe CD4+

Fillimi i terapise antivirale para se numri i CD4+ te jete me i vogel se 500, permireson mbijetesen, raporton revista New England Journal of Medicine.

Nivelet e HDL dhe Semundja Koronare Kardiake

Sipas nje analize meta-regresive , nderhyrjet per te ndryshuar nivelet e HDL (High Density Lipoprotein) nuk ulin rrezikun per semundjen koronare kardiake (SKK).

Virusi HIV dhe Terapite e Sotme Kunder Tij - Pjesa 2

Jane propozuar dhe alternativa te tjera, si per shembull sulmimi i  koreceptoreve CCR5 dhe CXCR4. Kjo vjen si pasoje e konceptit qe strukturat e organizmit tone nuk ndryshojne me shpejtesine qe ndryshon ajo e formave virale.

venerdì 15 aprile 2011

Virusi HIV dhe Terapite e Sotme Kunder Tij - Pjesa 1

Gjetja e virusit i ka dhene nje shtytje te madhe kerkimeve per shkaterrimin e tij, por qe me sa duket deri tani kane arritur vetem ta ngadalsojne por pa mundur ta zhdukin ne menyre perfundimtare. Sot, rreth ketij virusi dihet me shume se çdo virus tjeter por ne te njejten kohe edhe nuk po arrihet te mundet.

Terapi me Qeliza Burimore per Demtimet e Shtylles Kurrizore

Kerkuesit ne Institutin e Karolinskes kane treguar se si trapiantimi i qelizave staminale permirson rekuperimin nga demtimet e shtylles kurrizore. Sidoqofte, nje situate me shume dhimbje mund te zhvillohet, qe mund te ndalohet nese i bashkangjitet nje lloj gjeni i cili kontrollon procesin e rritjes. Rezultatet jane te rendesishme ne  planifikimin e eksperimenteve te terapise me qeliza staminale (burimore) te pacienteve me demtime kurrizore. 

206

206 eshte numri i kockave ne trupin e njeriut. Ky numer mund te ndryshoje tek disa individe dhe te jete 208.

lunedì 11 aprile 2011

Spirometria dhe Azma




Paciente femer, paraqitet ne ambulator si pasoje e nje riniti alergjik qe i kishte filluar kohet e fundit. Pas testeve per alergjine, i jepet takim pas 1 jave per te kryer nje vizite te plote bashke me spirometrine dhe proven e reversibilitetit me bronkozgjerues. Prova e reversibilitetit u krye me salbutamol, nje bronkozgjerues agonist beta2 me veprim te shpejte. 15 minuta pas kryerjes se ilaçit, pacientja rezultoi pozitive per azmen (FEV1 +12.3%) dhe si pasoje ju dha nje terapi edhe per te.


 Spirometria ne Pacient me Azem pas proves se reversibilitetit
(Imazhi: Ilir Halili)

domenica 10 aprile 2011

Ne Zemer te Projekteve: Kerkimet Klinike dhe Epidemiologjia - Pjesa 5

Eshte kjo fusha ku kryhen studime te drejteperdrejta mbi njeriun, mbi popullaten e te semureve. Ajo perfshin studime klinike mbi nderhyrje terapeutike, diagnostike dhe parandalimi si dhe studime vezhguese mbi nje numer te madh pacientesh.

Ne kete fushe idete e kerkimit kane qene disi te limituara, pamvaresisht stimujve, mbi planin e formimit (kurse epidemiologjie klinike) dhe mbeshtetje dhe instrumenta kerkimi epidemiologjie (regjistri kombetar FC) te ofruar nga fondacioni.

giovedì 7 aprile 2011

Nje Paciente e Veçante

Pazientja e rradhes ishte nje vajze e re rreth te 25-26 vjeteve. Fillova ti mblidhja te dhenat mbi gjendjen shendetsore qe nga vizita e fundit. Gjate kesaj periudhe nuk kishte pasur asnje problem infektiv ose shtim te kolles ose ndonje problem tjeter. Infeksioni i fundit kishte qene nje bronkit qe kishte kaluar disa muaj me pare. Nuk perdorte ilace, gje qe me habiti disi sepse nuk me qellonte te shihja shpesh paciente ne ate ambulator qe te mos merrnin ilace . Me pak fjale kishte qene mire kohet e fundit.

1.8

Ne çdo qelize ka afersisht 1.8 metra ADN...

Ecuria Natyrale e Refluksit Gastro-ezofagal (RGE) tek Femijet e Vegjel

Shumica e diagnozave behen para moshes 5 muajshe dhe shumica e simptomave zhduken brenda 12 muajve.
Pak studime kane raportuar historine naturale te refluksit gastro-ezofagal tek femijet e vegjel. Per te analizuar prevalencen dhe historine naturale te femijeve me RGE , 59 pediatra te ndihmes se pare ne Itali, vleresuan ne menyre prospektive femijet e shendetshem (mosha 1-12 muaj) qe u paraqiten ne periudhen 3 mujore.

300.000.000

300 milion eshte numri i alveoleve (strukturat ku ndodh shkembimi i gazrave) ne mushkerite e njeriut.

mercoledì 6 aprile 2011

Ne Kerkim te Vrasesit - Pjesa 3

Per shembull, fakti qe virusi i spanjolles ishte i afte te prodhonte ne menyre te shpejte nje dem te gjere ne indet e rruges se frymemarrjes, tregon qe replikimi i tij duhet te ishte shume i shpejte ne sasi dhe se shpejtesia tij ne perhapje duhet te ishte shume e shpejte. Dime qe proteina virale NS1 mund te nderhyje ne prodhimin e interferonit te tipit 1 (INF-1), qe eshte nje sistem alarmi qe qeliza perdor per te filluar pergjigjen imunitare kunder nje infeksioni. Kur u provuan viruset e prodhuar me qelizat e njeriut, ne nje ambient in vitro, u gjet qe gjeni NS1 i vitit 1918 ishte ne fakt me i afte te bllokonte sustemin e prodhimit te INF-1 te organizmit te infektuar.

Vitamina K ne Hipompiksjen e Shkaktuar nga Warfarin

Vitamina K me doza te ulta nuk dha rezultate klinike te ndryshme nga placebo, edhe pse e ul INR (International Ratio) ne menyre me te shpejte.

lunedì 4 aprile 2011

120

120 dite eshte jetegjatesia mesatare e nje rruaze te kuqe gjaku.

Ne Kerkim te Vrasesit - Pjesa 2

Ne epoken e atehershme, protokollet standarte te ruajtjes se pjeseve te autopsise kerkonin qe ato te futeshin ne formaline dhe pastaj ne parafine. Kjo gje beri qe puna per nxjerrjen e pjeseve te ishte shume me e ngaterruar sepse duhet te merreshin me nje xhel te tere per te nxjerre ato fragmente virusesh qe mund te ishin ne to. Pas nje viti pa suksese, ne vitin 1996 u arrit te gjehej kampioni i pare pozitiv me virusin; ishte nje cope mushkerie i nje ushtari te vdekur ne shtator 1918 ne Fort Jackson, Karolina e Jugut. 

domenica 3 aprile 2011

Ne Zemer te Projekteve: Inflamacioni - Pjesa 4

Inflamacioni eshte nje pergjigje komplekse mbrojtese e organizmit kundrejt mikroorganizmave, toksinave dhe elementeve te ndryshem demtues te jashtem. 

Bazohet kryesisht ne nje vije te pare te quajtur “mbrojtje e lindur” per nderhyrjet e shpejta. Nje vije e dyte kerkon nderhyrjen e nje zinxhiri reaksionesh qe perfshijne qeliza te specializuara, rruazat e bardha si fillim, dhe prodhimin e substancave me funksione komplekse proinflamatore dhe rregulluese.

sabato 2 aprile 2011

Ne Kerkim te Vrasesit - Pjesa 1

7 shtator 1918. Ishte kulmi i luftes se pare boterore. Ne Amerike, ne nje kamp stervitjeje ushtarake ne periferi te Bostonit, paraqitet nje ushtar i cili kishte pasur temperature te larte. Mjeket e diagnostikuan me meningjit por shume shpejt nderruan mendim sepse te nesermen u shtruan 12 ushtare te tjere me te njejtat shenja.

0.8

0.8 sekonda eshte kohezgjatja e nje te rrahure zemre, qe do te thote rreth 72 te rrahura/minut. Nese marrim nje person me nje jetegjatesi rreth 70 vjet zemra e tij kryen rreth 266.564.960 te rrahura zemre...

Trajtimi i Otitit te Mesem dhe Rastet e Mastoiditit

Trajtimi me antibiotike per otitin e mesem (OM) pergjysmon rrezikun e mastoiditit, por parandalimi i nje rasti te vetem ka nevoje per 4831 pershkrime antibiotikesh.

venerdì 1 aprile 2011

Ne Zemer te Projekteve: Mikrobiologjia dhe Klinika - Pjesa 3

Disa bakterie kane nje aftesi te vecante per te kolonizuar rruget e frymemarrjes te pacienteve FC, duke shkaktuar infeksione te njepasnjeshme ose kronike, me demtime te vazhdueshme te aparatit te frymemarrjes. Fusha e kerkimit te mikrobiologjise merret me keto bakterie, per te njohur shtrirjen e tyre ne ambient dhe tek te semuret dhe per kuptuar mekanizmat biologjike me te cilat ato pershtaten per te jetuar tek njeriu duke u bere me te eger (virulente) dhe me rezistence ndaj terapive, ne menyre qe te hapen rruge te reja per ti luftuar.

Ne Zemer te Projekteve: Gjenetike e Aplikuar - Pjesa 2

Kjo fushe kerkimi, se ciles i jane dedikuar 15 projekte, ka si synim aplikimin e teknikave moderne te gjenetikes molekulare per studime qe synojne gjetjen e mutacioneve te reja me te rralla dhe varianteve te gjenit CFTR per te perfeksionuar diagnozen e disa formave te Fibrozes Cistike dhe ate te mbartesve.

Kaq Vlen Jeta Jote?

P.Gj eshte nje person qe njoh.  Me treguan qe kishte qene duke punuar ne token e vet dhe e kishte pickuar dicka. Brenda pak minutash kishte filluar te ndiente nje forme paralize tek "ecte" neper krah dhe i shqetesuar kishte shkuar dhe pyetur nje infermiere prane vendit ku jetonte .

Aneurizma e Aortes Abdominale

Aneurizma e Aortes Abdominale


Ateroskleroza eshte nje proces qe çon ne nje dobesim te mureve te aortes dhe nje zgjerim te tyre ne formen e nje aneurizme (shigjeta ne figure). Rastet e Aneurizmes se Aortes Abdominale ndryshojne sipas seksit; rreth 1.7% e femrave dhe 5% e meshkujve ne moshen 65 vjecare kane nje aorte te dimensioneve 3 cm ose me teper [1] .

Ne Kerkim te “Regjisteve” te Qelizave Staminale

Nder kerkimet me te medha qe kryhen me qelizat staminale (burimore) sot per sot jane se si te drejtohen qelizat e papjekura drejt rritjes . Nje nder pjeset me te rendesishme te ketij procesi e kryejne disa struktura te vogla qe marrin emrin nga anglishtja si basic helix-loop-helix (bazuar ne formen e tyre 3D) qe u gjeten per here te pare rreth 15 vjet me pare . Qe atehere kane ngjallur kerkime te medha qe kane çuar ne gjetjen e mbi 300 pjesetareve te asaj familjeje.