mercoledì 20 aprile 2011

Akromegalia

Akromegalia eshte nje kuader klinik i karakterizuar nga nivele te larta te faktorit te rritjes ne gjak. Si pasoje e kesaj, kemi nje sere efektesh ku me e para do jete ajo e rritjes se glicemise. Faktori i rritjes se bashku me glukagonin dhe glukokortikoidet jane hormonet qe kontrollojne sasine e sheqernave ne gjak. Nje rritje e niveleve te hormonit te rritjes shkakton nje rritje te rezistences ndaj insulines dhe si pasoje shkakton diabet.


Nje nder gjerat qe pacienti ju tregon eshte qe kohet e fundit nuk i vijne me kepucet ose unaza nuk i vjen me ne gisht, shenja keto qe ne shume raste mund te neglizhohen nga personi qe i tregon ose edhe nga mjeku vete. Keto shenja jospecifike vijne si pasoje e trashjes se lekures dhe zgjerim te ekstremiteve te gjymtyreve.

Duke qene se hormoni i rritjes vepron direkt mbi muskulin kardiak do te kemi nje rritje te dimensioneve te zemres (kardiomegali), proces qe kalon ne 4 faza duke filluar qe nga hiperkinezia e deri tek kongjestioni pulmonar (rritje e sasise se lengjeve ne mushkeri si pasoje e pengimit qe shkakton presioni ne zemer).

Ne veshke do te kete nje mbajtje e natriumit dhe ne menyre indirekte do te thote mbajtje e lengjeve dhe nga kjo do te kemi nje rritje te presionit arterioz (hipertension).

Nje tjeter efekt i hormonit te rritjes eshte edhe ai mbi metabolizmin e kockes ku ky hormon bllokon osteoklastet, qelizat qe shkaterrojne materialin kockor, dhe favorizon rritjen ne dimensione te kockes dhe si pasoje kemi nje trashje te zonave te jashtme (zonat kortikale qe duhet ti dallojme nga zonat e brendshme palcore).

Kjo per sa i perket efekteve ne periferi. Por nuk duhet te harrojme efektet ne hipofize. Duke qene se nje rritje e hormonit te rritjes shkaktohet nga nje adenome hipofizare, kjo mund te shkaktoje shtypje ne zonat perreth sic eshte kiazma optike (dhe ne kete menyre jep probleme me shikimin duke filluar qe nga zonat e siperme te hapesires se te pamurit), hipertension endokranik (rritje e presionit brenda kafkes si pasoje e efektit mase te adenomes qe ndihet duke qene se kafka eshte nje hapesire qe nuk zgjerohet) si dhe efekt shtypes mbi qelizat e tjera qe do te çoje ne nje deficit hormonal te qelizave te tjera.

Diagnoza behet me nje prove me glukoze e cila normalisht bllokon hormonin e rritjes duke qene se hiperglicemia bllokon prodhimin e tij dhe hipoglicemia stimulon. Keto jane ato qe quhen feed-back hormonale, nje proces mjaft i perhapur ne sistemin hormonal ku produkti final i nje rruge bllokon filluesin e reaksioneve. Nese nuk ka ulje, do te thote qe ka nje prodhim te larte. Me pas mund te perdoren radiologjia per te pasur nje diagnoze te sigurte. Normalisht qe nje anamneze e sakte, do jepte te dhena qe do te na benin te dyshonim qe ne fillim per kete semundje.

Perqendrimin e hormonit te rritjes nuk mund ta masim me nje marrje gjaku te vetme duke qene se hormoni i rritjes ndjek nje cikel cirkadian (ndryshon ne harkun kohor te 24 oreve duke pasur ore ku perqendrimi eshte me i madh dhe ore ku eshte me i ulet). Por mund ta verifikojme me proven qe thame me siper.