mercoledì 20 aprile 2011

Cfare eshte lemza

Pyetje: Cfare eshte lemza?
Pergjigje: Lemza eshte nje levizje frymemarrje spastike, e karakterizuar nga nje tkurrje e vazhdueshme e diafragmes qe shoqerohet me nje mbyllje te menjehershme dhe te pjesshme e glotes. 

Me pak fjale, eshte nje levizje e pavullnetshme e muskulit te diafragmes, muskuli qe ndan kraharorin nga barku dhe pergjegjes per 50% te frymemarrjes se qete. Kur tkurret, shkakton nje zgjerim (vertikal) te kafazit te kraharorit dhe frymemarrje, mbyllja e pjesshme e glotes ben pjese ne nje refleks te nderlikuar qe ndalon, normalisht, thithjen e ushqimit ose ujit ne mushkeri gjate percjelljes se ushqimit.

Si çdo levizje tjeter e jovullnetshme, avancimi vullnetar i muskulit mund te lehtesohet ose mund te zhduket: pi uje, mbaj frymen ose ndrysho thellesine e frymemarrjes, te gjitha keto manovra qe perfshijne diafragmen, si edhe rritja e presionin intraabdominal (frymenxjerrje me glote te mbyllur) qe mund te lehtesojne perfundimin e tkurrjeve e cila, gjithsesi, mund te ndodhe edhe ne menyre spontane.

Pergjigja dhene nga Pier Paolo Battaglini
B.R.A.I.N. Center for Neuroscience
Dipartimento di Fisiologia e Patologia
Università di Trieste
(Pyetje dhe pergjigje marre nga Ulisse)