venerdì 1 aprile 2011

Dieta per Diabetin e Tipit 2

Personat me diabet te tipit 2 mund te perfitojne nga nje diete me nivel te ulet glicemie apo sheqeri, qe perbehet nga ushqime te tilla si fasule, makarona, te cilat nuk e ngrejne nivelin e sheqerit ne gjak aq shume sesa patatet ose biskotat. 


Nje studim i ri tregon se pacientet me diabet te tipit 2 qe ndoqen dieten me nivel te ulet glicemie per 6 muaj, paten nje kontroll me te mire te nivelit te sheqerit ne gjak ne krahasim me pacientet qe ndoqen diete me ushqime te pasura me fiber. Nderkohe, nje studim i koheve te fundit tregon se dhenia e nje recete per fiskulture mund t’a nxise a motivoje pacientin qe te kryeje ushtrime fizike per rreth nje vit.

Sipas statistikave qeveritare, rreth 65 perqind e amerikaneve te rritur nuk kryejne masen e rekomandueshme te ushtrimeve fizike. Kryerja rregullisht e ushtrimeve fizike pakeson rrezikon per t’u prekur nga semundje te zemres dhe kanceri, por megjithate shume vete vazhdojne te mos i kushtojne rendesi. Sipas nje studimi ne Zelanden e re, rekomandimi me recete i ushtrimeve fizike mund t’i ndihmoje njerezit te behen me aktive. Autoret e studimit, vezhguan nje mije gra te moshes nga 40 ne 74 vjeç, te cilat e pranonin se benin nje jete te plogesht.

500 prej tyre nuk iu dha asnje udhezim, ndersa 500 te tjerave iu dha recete me rekomandimin qe te kryenin ushtrime fizike te pakten 150 minuta ne jave. Keshillues me telefon i ndihmuan keto gra per te vendosur llojin me te mire te ushtrimeve fizike per arritur objektivin e tyre.

Pas nje viti, 43 perqind e grave qe iu dha recete per fiskulture, kryenin 30 minuta ushtrime fizike ne 5 dite te javes, krahasuar me 30 perqind te grave qe nuk ishin udhezuar. Gjithashtu, grate qe kryenin ushtrime fizike ishin me mire se te tjerat persa i perket shendetit fizik e mendor.

Diabeti

Nje ndryshim i vogel ne diete mund t’i ndihmoje personat me diabet per te patur nje kontroll me te mire te nivelit te sheqerit ne gjak. Sipas nje studimi, kryer nga shkencetare prane universitetit te Torontos, pacientet me diabet te tipit 2 qe ndoqen dieten me nivel te ulet glikemi, paten nje permiresim ne nivelet e sheqerit ne gjak sesa pacientet qe ndoqen dieten me ushqime te pasur me fiber. Dieta me sheqerna te pakta, perbehet nga ushqime qe nuk shkaktojne rritje te ndjeshme te nivelit te sheqerit ne gjak dhe perbehet nga fasule te zeza, makarona dhe shume fruta e perime. Dieta me nivel te larte fibre perbehet nga ushqime ngjyre kafeje si patatet me lekure, oriz ngjyre kafeje dhe buka e zeze.

Pas 6 muajsh, pacientet qe ndoqen dieten me nivel te ulet glicemie kishin nivele te ulta glukoze dhe ne periudhe afatgjate nje nivel me pak te luhatshem sheqeri ne gjak. Ata gjithashtu rane nga pesha 1 kilogram me shume sesa pacientet qe iu nenshtruan dietes me ushqime te pasura me fiber. Kjo renie nga pesha duket se shpjegon edhe perse shendeti i tyre u permiresua me shume. Ekspertet thone se ushqimet me nivele te ulta glicemie, treten me ngadale nga organizmi duke berre qe sheqernat te çlirohen me ngadale, gje qe ndihmon ne rastet me diabet te tipit 2.

(Zeri i Amerikes Shkurt 2009)

Nessun commento:

Posta un commento