giovedì 7 aprile 2011

Ecuria Natyrale e Refluksit Gastro-ezofagal (RGE) tek Femijet e Vegjel

Shumica e diagnozave behen para moshes 5 muajshe dhe shumica e simptomave zhduken brenda 12 muajve.
Pak studime kane raportuar historine naturale te refluksit gastro-ezofagal tek femijet e vegjel. Per te analizuar prevalencen dhe historine naturale te femijeve me RGE , 59 pediatra te ndihmes se pare ne Itali, vleresuan ne menyre prospektive femijet e shendetshem (mosha 1-12 muaj) qe u paraqiten ne periudhen 3 mujore.

Nga 2642 femijet qe u paraqiten, 313 (12%) u diagnostikuan me RGE sipas kritereve te standardizuara. Shumica (74%) u diagnostikuan para moshes 5 muajshe. Refluksi u zhduk ne 99% te 210 femijeve qe u ndoqen çdo 2 muaj per 2 vite, 27% ne 6 muajt e pare, 61% nga 6 deri ne 12 muaj dhe 11% nga 12 deri ne 18 muaj gjate periudhes se ndjekjes. Vleresimi i simptomave u ul deri ne 0 ne nje periudhe mesatare 8.2 mujore ne femijet me RGE qe ushqeheshin me qumesht gjoksi dhe mesatarisht pas 9.6 muajsh ne ata femije me RGE qe ushqeheshin me formula te ndryshme qumeshti artificial.

Koment (nga  Howard Bauchner, MD) : Ky studim praktik tregon te dhena te dobishme per sa i perket prevalences se RGE tek femijet e vegjel dhe sa shpejt sherohet ai (zakonisht brenda 12 muajsh). Prevalenca 12% mund te jete nje vlere e nenvleresuar sepse disa femije te vegjel qe u  perfshine ne studim ishin te moshes me te madhe se 6 muaj dhe qe mund te kene pasur RGE por qe u ishte sheruar ne ate moshe.

Citime:
Campanozzi A et al. Prevalence and natural history of gastroesophageal reflux: Pediatric prospective survey. Pediatrics  2009 Mar; 123:779.

Artikulli i Plote [Link]
Abstrakt ne Pubmed [Link]