mercoledì 20 aprile 2011

Kanceri ne Gji

Grate e moshuara kryejne mamograme te perviteshme per te zbuluar kancerin e mundshem ne gji, por tani disa eksperte thone se keto gra duhet te kryejne nje lloj tjeter analize, e cila do te tregonte nese ato jane ne rrezik te larte per t’u prekur nga kjo semundje. Percaktimi ne kohe i rrezikut do t’u jepte grave mundesi per te marre barna per pakesimin e gjasave te zhvillimit te kancerit ne gji.

Krahas mamografive te perviteshme, disa mjeke po rekomandojne qe grate pas periudhes se menopauzes te kryejne nje analize te re, jo per te pare nese kane kancer ne gji, por per te percaktuar gjasat per zhvillim e ketij kanceri ne ne te ardhmen.

Shkencetaret e qendres kerkimore Pacific ne Kaliforni thone se duke shqyrtuar disa karakteristika personale mjeket mund te percaktojne se cilat gra mund te jene ne rrezik me te larte per t’u prekur nga kanceri, por fakti qe mjeket nuk u thone pacienteve ne menyre rutine se cilet jane keta faktore ndoshta shton gjasat e tyre e per t’u prekur nga kjo semundje.

Per shembull, grate e moshuara, ato me gjoks te ngjeshur dhe ato qe kane nje histori familjare te kancerit te gjirit, qe te gjitha keto kane gjasa me te medha per t’u prekur nga kanceri ne gji. Por lindja e femijeve e pakeson rrezikun e nje gruaje per t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Shkencetaret thone se nese mjeket i mbledhin dhe i peshojne me kujdes keta faktore, parashikimi se cilat gra jane me rrezik te larte per t’u prekur nga kancerit ne gji, eshte i mundshem.

Shkencetaret thone se mjeket gjithashtu duhet t’i diskutojne me pacientet e tyre se çfare gjasash kane ose nuk kane per t'u prekur nga kanceri ne gji, sepse ne kete menyre ato gra qe jane ne rrezik te larte mund te vendosin te marrin masa a te kerkojne ndihme.

Mundesi te tjera per pakesimin rrezikut te prekjes nga kanceri ne gji jane ulja e peshes trupore, pakesimi i pijeve alkolike dhe marrja e barnave per kontrollin e hormoneve.
(Zeri i Amerikes Prill 2009)