venerdì 1 aprile 2011

Kaq Vlen Jeta Jote?

P.Gj eshte nje person qe njoh.  Me treguan qe kishte qene duke punuar ne token e vet dhe e kishte pickuar dicka. Brenda pak minutash kishte filluar te ndiente nje forme paralize tek "ecte" neper krah dhe i shqetesuar kishte shkuar dhe pyetur nje infermiere prane vendit ku jetonte .
Kjo i kishte thene qe me shume mundesi e kishte pickuar nje merimange dhe se duhet patjeter te paraqitej ne spital pa humbur kohe. Duke e çuar per ne spital gjendja e tij ishte perkeqesuar edhe me teper dhe kishte mberritur ne gjendje kritike tek Spitali Ushtarak ne Tirane ku i kishin dhene edhe ndihmen e duhur.

Pas disa ditesh atje, gjendja ishte permiresuar dhe kishte ardhur koha per te dale dhe mjeku po i pergatiste receten e fundit. Siç eshte bere zakon i shqiptareve, P.Gj kishte nxjerre 3 cope 10.000 leke dhe ja kishe lene mjekut ne tavoline. Mjeku i kishte kapur nga cepi 3 10-mijshet njelloj siç kapet nje cope e piset (pershkrimi qe beri vete P.Gj) dhe duke i tundur ne ajer kishte thene:
-Po pse o P.Gj kaq vlen jeta jote?