venerdì 1 aprile 2011

Ne Kerkim te “Regjisteve” te Qelizave Staminale

Nder kerkimet me te medha qe kryhen me qelizat staminale (burimore) sot per sot jane se si te drejtohen qelizat e papjekura drejt rritjes . Nje nder pjeset me te rendesishme te ketij procesi e kryejne disa struktura te vogla qe marrin emrin nga anglishtja si basic helix-loop-helix (bazuar ne formen e tyre 3D) qe u gjeten per here te pare rreth 15 vjet me pare . Qe atehere kane ngjallur kerkime te medha qe kane çuar ne gjetjen e mbi 300 pjesetareve te asaj familjeje.


Ne strukturen e ketyre eshte nje zone qe paraqet nje interes te vecante qe quhet helix-loop-helix qe lidh proteina te tjera, ndersa zona basic lidhet direkt me ADN. Jane pikerisht keto qe me sa duket drejtojne procesin si regjiste qe nga qeliza staminale deri ne fund te procesit te rritjes. Te mesosh menyren se si punojne paraqet nje sfide por qe mund te sjelle shume informazione te rendesishme sepse keto jane te paraqitura  ne cdo ind dhe jane te rendesishme si per rritjen dhe diferencimin e qelizave edhe ne formimin e kancereve.

Nje nder funksionet baze qe kane eshte ai i kontrollit te procesit te diferencimit te qelizave staminale qe do te thote qe mund te arrihet qe te perdoren si terapi nese kuptohet se si funksionojne. Me  pak fjale mund te behet qe nje qelize te trasformohet ne nje ind te caktuar. Dhe eshte nje familje e vetme qe ndodhet net e gjitha indet e trupit.

Faktoret e transkriptimit fillojne nje seri fazash dhe ne çdo faze aktivizohen pjesetare te tjere te te njejtes familje, qe krahasohet me stafeten e garave derisa qeliza arrin ne fazen perfundimtare. Ndonjehere punojne te gjithe se bashku ne qelize por nuk jane te vetmit me sa duket. Disa kerkime qe po kryheshin per te nxjerre faktore te rritjes nga rruazat e kuqe te gjakut treguan dicka tjeter; nje proteine qe nga forma ishte shume e ngjashme me faktoret e tjere sepse paraqiste zonen helix-loop-helix por qe nuk kishte zonen basic. Pyetja e pare qe dilte ishte si lidhej? Pergjigja eshte e thjeshte: lidhej me faktoret e tjere dhe i bllokonte. Ne kete menyre ato nuk mund te lidheshin me ADN dhe nuk mund te kryenin hapin tjeter te procesit te traskriptimit. Nisur nga funksioni u quajten Id (inhibitor of DNA binding) dhe deri me sot njihen 4 versione (Id1, Id2, Id3, Id4).

Qeliza Staminale

Studime te metejshme treguan se  Id2 vepron dhe bllokon funksionet e nje proteine qe normalisht bllokon rritjen tumorale, nje proteine qe merr emrin Rb (retinoblastoma) qe eshte pergjegjese ne menyre direkte per nje kancer agresiv tek femijet qe quhet retinoblastoma, dhe kjo gjetje hedh hapat e pare ne lidhjen e ketyre faktoreve me kancerogjenezen.

Proteinat Id  lidhen me proteinat e tjera qe normalisht bllokojne formimin e kancereve. Funksioni i tyre eshte mbajtja e rezervave te qelizave te padiferencuara, ashtu sic ndodh gjate embriogjenezes. Tani pyetja tjeter eshte si dhe ne cilat qeliza veprojne dhe per momentin mund te hidhen vetem hipoteza qe kerkojne fakte. 

Ceshtja e dyte eshte ajo qe lidhe faktoret e traskriptimit me kanceret: faktoret e traskriptimit veprojne duke ndezur mekanizmin qe formon kanceret si dhe lejon ecurine e tyre duke ndihmuar ne procesin e angjogjenezen ku do te formohen enet e gjakut qe do ushqejne kancerin. Dhe studimet tregojne se pa keto faktore nuk zhvillohet angjogjeneza. Nga ketu ideja qe mund te perdoret si terapi ku mund te gjehen faktore bllokues te Id sidomos per disa kancere qe kapin femijet. E ardhmja do tregoje shume gjera te reja por nje gje duket se eshte e sigurte per momentin: pa Id nuk ka rezerva te qelizave staminali ose shumefishim te tyre.

(Revista Le Scienze)