sabato 2 aprile 2011

Ne Kerkim te Vrasesit - Pjesa 1

7 shtator 1918. Ishte kulmi i luftes se pare boterore. Ne Amerike, ne nje kamp stervitjeje ushtarake ne periferi te Bostonit, paraqitet nje ushtar i cili kishte pasur temperature te larte. Mjeket e diagnostikuan me meningjit por shume shpejt nderruan mendim sepse te nesermen u shtruan 12 ushtare te tjere me te njejtat shenja.

16 shtator 1918: 36 ushtare te tjere u shtruan per te njejtat shenja te kesaj semundjeje te panjohur.

23 shtator 1918: numri i te shtruarve arriti ne 12.604 vete nderkohe qe i gjithe kampi kishte rreth 45.000 ushtare. Nga keto 800 vete kishin vdekur. Ne trupat e ushtareve qe ishin ne prag te vdekjes shihej nje ngjyre blu, dhe njerezit vuanin shume, para se te vdisnin prej mungeses se ajrit. Pjesa me e madhe vdiste rreth 48 ore pas shenjave te para dhe autopsia tregonte uje ose gjak ne mushkerite e tyre.


William Henry Welch, patolog i kohes, mendoi se mund te ishte nje forme e re murtaje (kujtimet e hidhura te viteve 1347 ku 1/3 e Evropes u shfaros nga murtaja e zeze nuk mund te fshiheshin lehte) duke qene se shenjat e kesaj semundjeje nuk ishin pare ndonjehere me pare (shpejtesia, vdekshmeria , temperatura etj) por nuk ishte ajo! Ishte thjesht nje grip. Nje grip qe gjate vitit 1918 dhe 1919 arriti te shkaktonte rreth 40 milion te vdekur.

E çuditshmja ishte se kjo epidemi vdekjeprurese, me te njejten shpejtesi qe erdhi, me te njejten shpejtesi edhe u zhduk dhe shume kohe u mendua se shkaqet ishin teper te hershme per te shpjeguar pse-ne.

1930: U zbulua qe gripi shkaktohej nga viruse, por ne ate kohe nuk kishin ruajtur kampione te trupave te vdekur per te analizuar ate ne trupat e te vdekurve.Por fale punes se U.S Army Medical Museum dhe kembenguljes se papare te Johan Hultin si dhe fale perparimeve te gjenetikes molekulare per analizat e kampioneve te vjeter u be e mundur qe te mblidheshin copeza nga virusi dhe te analizoheshin. Sot, pas 80 vjetesh informacionet qe po rekuperohen nga trupat e vdekur po japin shpjegimet e para se pse vdiqen aq shpejt,vsi dhe cili ishte shkaktari,vpergjigje qe mund te ndihmojne ne vleresimin dhe analizat e mutacioneve qe shkaktohen tek viruset gripal dhe se cfare na duhet te presim ne te ardhmen.

Kerkimet per kete virus nuk behen vetem per arsye kurioziteti dhe ato historike. Dihet qe viruset influenciale pesojne mutacione mjaft te shpeshta dhe se perhere dalin forma te reja qe jane nje rrezik per njerezimin. Per shembull, pas atij te vitit 1918, viruse te tjere gripal qe kane goditur boten jane ato te vitit 1957 dhe ato te vitit 1968 qe treguan edhe nje here fuqine e tyre ne mundesine e epidemive qe mund te ndodhin megjithse keto 2 format e fundit ishin me shume pandemi sesa epidemi.
Grupi i kerkimit qe mori persiper kete gje donte te kuptonte 2 gjera:
-Cfare e beri aq te forte virusin e vitit 1918?
-Nga erdhi?

Sistemi yne imunitar eshte ne gjendje qe te mbroje trupin nga viruset por çdo here qe has me forma te viruseve qe nuk njihen, mundesia qe keto te infektojne trupin rritet. Por ato te vitit 1918 ishin te cuditshme:

Shpejtesia: burimet e epidemise u perhapen permes Evropes dhe Amerikes se Veriut, mberriten Alasken dhe ishujt me te humbur te paqesorit. Ne fund arriti ate pike qe 1/3 e popullsise boterore ishte e infektuar.

Perqindja e vdekjes: ishte shume e madhe, nga 2.5 deri ne 5% te atyre qe infektoheshin vdisnin, 50 here me e madhe se ajo e epidemive te tjera te gripit.

Ne vjeshten e 1918, Europa i vuri emrin "gripi spanjoll", nje emer qe e mori per faktin se mendohet se Spanja te kete fshehur informacione mbi virusin qe po "pushtonte vendet" duke qene se ajo ishte nje vend neutral. Emer ky, qe i mbeti megjithse nacionaliteti i virusit ishte ai amerikan. Vrulli i dyte i gripit ishte ajo nga shtatori deri ne nentor 1918 ndersa e treta ishte ajo e fillimvitit 1919.

Nese e marrim ne analize, nga nje ane, antibiotiket nuk ishin shpikur dhe shume nga viktimat qe vdisnin,vdisnin nga pneumonia (nje proces inflamator ne mushkeri ku sistemi imunitar mundohet te zhduke virusin, bakterin duke e sulmuar ate dhe duke bere nje dem me te zgjeruar edhe tek qelizat e tjera), qe shkaktohej nga bakterie oportuniste qe infektonin ato qe ishin te dobesuar nga gripi. Oportunist do te thote qe normalisht rrijne ne trupin e njeriut por qe sapo gjejne nje ambient te mire dhe nje situate qe i favorizon japin semundje. Nje rast qe mund te permendim eshte ai i Pneumocystis carinii qe ndodh tek ato te semuret me AIDS. Ky normalisht eshte oportunist, por ne nje ambient me sistem imunitar te prishur eshte vdekjeprures.

Nje pjese e viktimave vdisnin pak dite pasi fillonin simptomat per shkat te pneumonie virale te shkaktuar nga gripi vete, ndersa te tjere vdisnin nga hemorragjite e gjera polmonare, ndersa ne te tjere mushkerite ishin te mbushur plot me siero (pjese e lengut qe mbetet pasi i heq qelizat dhe disa faktore te koagulimit sic eshte fibrinogjeni etj).

Mosha: ishte pare qe mosha e shumices  se viktimave vertitej rreth 15-35 viteve, nje moshe qe rralle here shkaterrohej nga gripi. Cuditerisht, me shume se 99% te atyre qe vdiqen "me teper" (dmth pertej asaj qe pritej) te shkaktuara nga gripi i vitit 1918-1919 ishte te nje moshe me pak se 65 vjeç. Tentativat per te kuptuar shkakun e pandemise se vitit 1918 dhe karakteristikat e saj te cuditshme filluan menjehere pas mbarimit te kesaj semundjeje,por virusi i saj arriti te fshihet per gati 80 vjet.

1951. Nje grup shkencetaresh nga Universiteti i Iowa-s, ndermjet te cileve ishte edhe nje student me emer Johan Hultin, qe sapo kishte ardhur nga Zvicra, u drejtuan per ne Alaske, deri ne gadishullin Seward, ne kerkim te shkaktarit te spanjolles. Ne nentor 1918, ne nje fshat pershkataresh inuit orgi (emri i njerezve qe jetonin) qe quhej Brevig Mission, gripi ishte shtrire ne 5 dit dhe kishte vrare 72 vete: 85% te popullates se rritur te asaj kohe ne fshat. Qe atehere trupat e tyre qendronin te varrosur ne temperatura te ulta dhe shpresohej se prej tyre mund te nxirrej virusi nga mushkerite e viktimave.Por te gjitha tentativat per te nxjerrur virusin qe andej humben.

Ne 1995 grupi filloi te kerkonte virusin e 1918 duke perdorur inde qe vinin nga arkivi i materialeve autoptike te Armed Force Institute of Pathology (AFIP) i Washingtonit. Ishin specializuar ne nxjerrjen per arsye diagnozash te materialeve gjenetike virale shume delikate nga inde te demtuara ose te prishura. Ne vitin 1994 i njejti grup kishte arritur te perdorte teknikat e reja per te ndihmuar nje patolog te AFIP-it te specializuar ne gjitaret marine per te kerkuar arsyen e ngordhjes se nje numri te madh delfinesh te shkaktuar nga nje furtune detare. Edhe pse kampionet e indeve te delfineve qe kishin ishin ne gjendje te keqe konservimi arriten te nxirrnin fragmente te ARN per te identifikuar nje virus te ri te ngjashem me nje virus qe jepte nje semundje tek qenet (cimurro) qe rezultoi te ishte edhe shkaku i ngordhjes se atij numri te delfineve. Se shpejti filluan te pyesnin nese kishte ndonje enigem mjekesore qe mund te kerkohej duke perdorur ato metoda.

AFIP, qe ishte themeluar ne 1862, ka rreth 3 milion kampione ne koleksionin e tij. Kur kuptuan se ne arkiv kishte edhe kampione indesh autopsie qe vinin nga viktimat e gripit te 1918 , vendosen te kerkonin se cili ishte virusi shkaktar i pandemise. Ne fillim u analizuan rreth 78 kampione indesh qe i perkisnin viktimave qe kishin vdekur gjate vales se gripit te vjeshtes 1918, duke u perqendruar ne ato qe paraqisnin deme te rende polmonare, karakteristike te pacienteve qe vdisnin per nje kohe te shkurter. Duke qene se virusi i gripit i le mushkerite pak dite pas fillimit te infeksionit ishin shume me fat kur gjeten fragmente virale ne keto viktima.