lunedì 4 aprile 2011

Ne Kerkim te Vrasesit - Pjesa 2

Ne epoken e atehershme, protokollet standarte te ruajtjes se pjeseve te autopsise kerkonin qe ato te futeshin ne formaline dhe pastaj ne parafine. Kjo gje beri qe puna per nxjerrjen e pjeseve te ishte shume me e ngaterruar sepse duhet te merreshin me nje xhel te tere per te nxjerre ato fragmente virusesh qe mund te ishin ne to. Pas nje viti pa suksese, ne vitin 1996 u arrit te gjehej kampioni i pare pozitiv me virusin; ishte nje cope mushkerie i nje ushtari te vdekur ne shtator 1918 ne Fort Jackson, Karolina e Jugut. 


Nga ky kampion u arrit te identifikohej sekuence e nukleotideve te 5 gjeneve gripore qe ishin te paraqitur ne fragmente te vogla. Por per te thene me siguri qe keto ishin te virusit vdekjeprures te 1918 u vazhdua te kerkoheshin edhe me teper rezultate te tjera pozitive dhe ne vitin 1997 u gjet nje tjeter. Kete rradhe, personi kishte vdekur ne shtator 1918 ne Camp Upton, New York. Ky rezultat i dyte lejoi te konfirmoheshin edhe sekuencat e para te gjetura, edhe pse mendohej se sasija e paket te indeve te ketyre autopsive mund te mos ishte i mjaftueshem per te formuar nje sekuence te plote te virusit.

Por ne 1997, Johan Hultin, qe tani ishte nje patolog 73 vjec ne pension, kishte lexuar rezultatet e para te kerkimeve dhe u be gati te rikthehej ne Brevig Mission, atje ku heren e pare kishte deshtuar dhe te rinxirrte edhe nje here trupat e ushtareve te vdekur. 46 vjet pas tentatives se pare, me autorizimin e keshillit te Brevig Mission-it, Hultin mori disa copa autopsish te mushkerive te ngrira, te marra nga 4 trupa. Ne nje nga keto kampione, i nje gruaje te panjohur, u gjet ARN-ja e virusit gripal qe ishte edhe celesi per te bere sekuencimin e gjithe gjenomes se virusit te vitit 1918. Kohet e fundit i njejti grup kerkimi, bashke me kolege angleze, ka bere analiza edhe mbi kampione indesh te tjera nga viktima te Spanjolles te dhena nga Royal London Hospital. Nga analizat doli qe ishin te njejte me ato te gjetura ne kampionet e amerikes se veriut, gje qe tregonte shpejtesi ne perhapje te epidemise.

Por cfare informacionesh mund te gjeheshin ne ato sekuenca nukleotidesh qe u gjeten dhe çfare mund te na tregonin per virusin e vitit 1918? Atehere por te kuptuar me mire keto gjera i hidhet edhe nje here nje sy klases se viruseve te gripit.

Te 3 format e reja qe kane dhene pandemi ne shekullin e fundit ishin te steriotipit A te viruseve te gripit. Normalisht jane 3 forma kryesore:A, B dhe C. 2 te fundit infektojne vetem njerezit por nuk kane dhene ndonjehere pandemi ndersa steriotipi A arrin te infektoje edhe shume kafshe ku ndermjet tyre pula, derra, kuaj, njerez dhe gjitare te tjere. Zogjte e ujit dhe sidomos rosat, jane ato qe sherbejne si serbatore natyrale per te gjithe nenformat e steriotipit A (Fjala serbator natyral tregon qe ne keto kafshe virusi kalon pjesen me te madhe te jetes dhe behet gati qe te infektoje. Me pak fjale mund te themi qe jane si tipe vektoresh qe trasportojne virusin dhe ku pergatitet te nise nje infeksion me te gjere). Virusi infekton zorret e zogjve por nuk jep shenja. Keto forma te egra te virusit, mund te modifikohen me kohen si pasoje e shkembimit te materialit gjenetik me format e tjera,duke nderruar edhe virusin dhe duke bere te mundur edhe kalimin ne kafshe te tjera ose ndermjet gjitareve.

Cikli jetesor dhe struktura e gjenomes se virusit te gripit tipi A lejon qe te shnderrohet dhe te shkembeje gjene te gjenomes se vet. Gjenoma virale eshte e perbere nga 8 fragmente te ndara ARN-je qe mbeshtillen nga nje berthame dhjamore ku ka te vendosura edhe shume proteina. Per tu shumefishuar virusi duhet te lidhet me nje qelize,te futet brenda,ku merr pushtetin e aparateve te enzimave te qelizes dhe fillon te prodhoje viruse te ri duke shumefishuar gjenomen e vet si dhe pjeset e berthames. Duke qene se gjate formimit te ARN (acidi ribonukleik) mund te behen shume gabime qe nuk mund te korregjohen, ndodh qe te dalin edhe mutacione. Pastaj eshte edhe mundesia qe 2 forma te ndryshme virale te infektojne te njejten qelize dhe ne kete menyre keto shkembejne materialet dhe formohen viruse te reja qe kane nje nderthurje te gjenomave te viruseve fillestare.

Kjo menyre eshte ajo me ane te se cilave virusi formon forma te reja. Viruset e ndryshem te formes A ne qarkullim identifikohen me ane te 2 proteinave ne siperfaqen e tyre: njera eshte hemoaglutinina (H) qe ekziston ne rreth 15 forma dhe tjetra eshte neuroaminidazi (N) qe ka 9 nenforma. Jane keto proteina qe bejne qe personi i infektuar te prodhoje antitrupa karakteristike kunder tyre. Virusi i vitit 1918 ishte i pari qe u klasifikua. Ne baze te antitrupave te gjetur ne gjak te atyre qe mbijetuan dhe keshtu ju dha emri H1N1. Pasardhes te kesaj forma qe ishin me pak te fuqishem ishin ato te vitit 1957 kur doli forma H2N2 dhe provokoi nje pandemi tjeter. Ne 1963, forma dominante u be H3N2 dhe provokoi pandemine e atij viti. Nentipet e H dhe N nuk jane thjesht per ti klasifikuar viruset; ato jane themelore per riprodhimin e virusit dhe jane edhe shenjestrat e sistemit imunitar te personit te infektuar. Eshte proteina H ajo qe fillon infeksionin duke u lidhur me receptoret ne siperfaqen e disa qelizave, qe ne pergjithsi jane qeliza te shtreses se endotelit te mushkerise tek gjitaret dhe ato endoteliale te zorres tek zogjte. Proteina N lejon qe kopjet e reja te virusit te dalin nga qeliza e infektuar dhe te shkojne te infektojne qeliza te reja.

Pasi qe personi eshte infektuar nga nje forme e nentipit H, antitrupat bllokojne nje lidhje te ardhme ndermjet receptoreve dhe antitrupave duke bere keshtu te pamundur riinfeksionin nga e njejta forme. Por, pas nje fare kohe, viruse me nentipe te reja H dhe N riinfektojne njeriun dhe mundesija me e madhe eshte qe te perzgjidhen forma te reja nga serbatori i viruseve te gripit qe eshte tek zogjte. Ato nentipe te virusit te zogjve qe jane pershtat me qelizat e zogjve nuk mund te lidhen me aq lehtesi tek qelizat e njerezve prandaj para se virusi te infektoje ato qeliza duhet te rindryshoje formen e vet nga forma qe infekton zogjte dhe te behet i pershtatshem per nje infektim te qelizave te njeriut. Deri para pak kohesh mendohej qe ky kalim mund te mos ishte i mundur por ne vitit 1997, ne Hong Kong, 18 veta u infektuan nga nje virus shpendesh H5N1 dhe 6 vdiqen. Nje forme edhe me e fuqishme u perhap ne 2003 dhe ne 2004 ne nje pulari ne Vietnam dhe Tailande dhe vdiqen me shume se 30 persona.

Pasi qe nje virus gripi ka infektuar personin, fuqija e tij infektuese varet nga nje sere faktoresh si per shembull nga shpejtesia qe ka per tu futur ne nje ind, shpejtesi e replikimit dhe pergjigja e sistemit imunitar. Prandaj te kuptohet se çfare e beri aq te fuqishem virusin e vitit 1918 mund te ndihmoje te kuptojne se çfare e ben te eger nje virus te çfaredoshem te gripit.

Duke perdorur ARN e vitit 1918 qe u rekuperuan u perdoren qe te perftoheshin pjese nga virusi. Pjesa e pare qe donin te analizonin ishte proteina hemoaglutinina, nga e cila shpresohej qe te gjeheshin informacione se pse ishte aq i fuqishem ai virus. U verejt qe zona e HA qe lidhej me qelizat qe do infektoje eshte e njejte me nje HA gripi e formes ekskluzive e shpendeve. Ne 2 kampione te vitit 1918 ajo zone lidhjeje per receptoret ndryshonte nga forma e shpendeve vetem per nje aminoacid, ndersa ne 3 te tjere ndryshonte edhe per nje aminoacid te dyte. Keto mutacione qe mund te duken si te parendesishme,mund te paraqesin ate ndryshim te vogel qe i duhet nje forme te shpendeve qe te arrije te lidhet me receptoret e qelizave te gjitareve.

Edhe pse eshte e vertete qe nje ndryshim ne afinitetin e lidhjes eshte i nevojshem per ti lejuar nje virusi per te infektuar nje lloj te ri qelizash, eshte e vertete gjithashtu qe kjo ngjarje nuk mund te shpjegoje tamam arsyen se pse ajo forme e vitit 1918 ishte aq vdekjeprurese. Atehere u fillua te analizohej sekuenca e gjenit per te gjetur ndonje karakteristike qe mund ta lidhte direkt me ate egersi te virusit si dhe me 2 mutacionet qe njiheshin tek viruset e tjera te gripit:

Njeri ishte e gjenit HA: qe te aktivizohej ne brendesi te qelizes , proteina HA duhet te keputej ne 2 fragmente nga nje enzime e zorres ose nga nje proteaze (enzime edhe kjo) qe ofrohej nga organizmi qe infektohej. Disa nentipe virale te shpendeve H5 dhe H7 kane mutacione ne zonen e prerjes ku shtohen 1 ose 2 aminoacide te rendesishme, duke bere qe HA te mund te prehet edhe nga enzima te tjera. Tek pulat dhe zogjt, infeksioni perhapet ne shume organe si dhe ne ne sistemin nervor qendror, duke bere qe te kete nje numer te madh ngordhjesh. Ky mutacion eshte pare tek virusi H5N1 qe qarkullon ne Azi; por qe nuk u gjet tek forma e Spanjolles.

Mutacioni tjeter qe ka efekte te rendesishme per virulencen (egersine e virusit) u gjet ne gjenin NA (neuraminidazi) te 2 formave te gripit qe infektojne minjte. Edhe kete rradhe mutacionet ishin nje-aminoacidesh, dhe i lejonte virusit qe te shumefishohej ne shume organe dhe ne minjte e laboratorit kjo ishte vdekjeprurese. Por edhe ky mutacion nuk ishte pare ne virusin e vitit 1918. Duke qene se analiza nuk po nxirrje gje te re atehere u kerkua ndihma e institucioneve te tjera qe te mund te riformoheshin disa pjese te virusit qe te shifej se cfare efektesh mund te jepte ne indet e gjalla. Me ane te nje teknike qe quhet "Gjenetike Inverse e bazuar mbi Plazmide", u be e mundur qe te kopjoheshin segmente te virusit dhe te kombinoheshin me gjene te nje virusi tjeter gripi qe ekziston ne kohen tone, duke prodhuar keshtu nje virus hibrid . Pra mund te merrej nje virus gripi dhe ti shtoheshin pjese nga virusi i vitit 1918 me kombinime te ndryshme. Me pas infektohej nje kafshe ose nje ind i njeriut "in vitro" dhe mund te kontrollohej se cila pjese e virusit ishte pergjegjes per patogjenezen. Virusi i spanjolles ishte risjelle ne jete edhe pse ne menyre te pjesshme.