mercoledì 6 aprile 2011

Ne Kerkim te Vrasesit - Pjesa 3

Per shembull, fakti qe virusi i spanjolles ishte i afte te prodhonte ne menyre te shpejte nje dem te gjere ne indet e rruges se frymemarrjes, tregon qe replikimi i tij duhet te ishte shume i shpejte ne sasi dhe se shpejtesia tij ne perhapje duhet te ishte shume e shpejte. Dime qe proteina virale NS1 mund te nderhyje ne prodhimin e interferonit te tipit 1 (INF-1), qe eshte nje sistem alarmi qe qeliza perdor per te filluar pergjigjen imunitare kunder nje infeksioni. Kur u provuan viruset e prodhuar me qelizat e njeriut, ne nje ambient in vitro, u gjet qe gjeni NS1 i vitit 1918 ishte ne fakt me i afte te bllokonte sustemin e prodhimit te INF-1 te organizmit te infektuar.

Deri tani jane prodhuar viruse rikombinante qe permbanin deri ne 5 gjene nga virusi i vitit 1918. Fakti me kurioz ishte qe viruset rikombinante qe permbanin te dy gjenet HA (hemoaglutinina) dhe NA (neuraminidazi) te vitit 1918 ishin vdekjeprurese tek minjte; shkaktonin deme ne mushkeri te ngjashme me ato qe ishin pare tek viktimat e pandemise. Kur u analizuan keto inde te mushkerive u gjeten gjurme te aktivizimit te gjeneve qe merrnin pjese ne pergjigjen normale inflamatore. Por u gjeten edhe aktivizime me shume se normalisht te gjeneve qe ishin te lidhur me pjesen mbrojtese te sistemit imunitar, linfocitet T dhe makrofaget, si dhe te gjeneve qe ishin te lidhur me demet indore, deme oksidimi dhe apoptoze.

Yoshihiro Kawaoka, i Universitetit te Wisconsin ne Madison beri publike eksperimente te ngjashme te bera me minj me gjene te gripit te spanjolles, dhe kishte mberritur ne rezultate te ngjashme. Por kur kishin analizuar ne menyre te pavarur gjenet HA dhe NA, Kawaoka kishte zbuluar qe vetem gjeni HA i vitit 1918 mund te formonte nje pergjigje imunitare te fuqishme; kjo tregonte qe, per arsye te paditura, kjo proteine do te kishte pasur nje rol te rendesishem ne virulencen (fuqija infektive) e atij virusi.

Keto eksperimente jane duke hapur nje dritare te re ne te kaluaren dhe jane duke ndihmuar shkencetaret qe te kuptojne edhe me mire karakteristikat e cuditshme te pandemise se spanjolles. Ne te njejten menyre keto metoda perdoren edhe per te studjuar ndryshimet e H5N1 ne Azi dhe te kuptohet se cilat mund te shkatojne nje pandemi tek njeriu nga ky virus jashtzakonisht vdekjeprures. Pyetje tjeter e rendesishme eshte se si mundet nje virus kaq i fuqishem te shfaqet ne ndonje vend; duke analizuar gjenet e virusit te vitit 1918 u mundua te gjehej origjina e virusit. Nga cili vend kishte dale ky virus?

Menyra me e mire per te analizuar lidhjet ndermjet viruseve te gripit te ndryshme eshte ajo filogjenetike qe perdor sekuencat gjenike virale dhe ato te frekuencave tipike te mutacioneve te gjeneve per te formuar peme gjeneologjike te mundshme. Problemi qendron ne faktin qe gjenoma virale e nje virusi te gripit ka 8 segmente ARN te ndare qe mund te levizin ne menyre te pavarur me ane te riasortimit (riasortimi eshte nje proces me ane te se cilit ndodhin permutacione te ndryshme te segmenteve virale qe do te perfundojne ne secilin virus te ri. Eshte pak a shume ajo qe ndodh me kromozomet e njeriut gjate meiozes kur ato vendosen ne ekuatorin e qelizes) dhe keshtu qe duhet te merret parasysh analiza e secilit segment.

Grupi i kerkimit beri analizen e 5 nga 8 segmentet e ARN te virusit te vitit 1918 dhe deri tani ballafaqimi  ndermjet gjeneve te gripit te spanjolles dhe dhe atyre te njeriut, derrit dhe shpendeve, e fut virusin e vitit 1918 brenda familjes se viruseve te njeriut dhe derrave, duke treguar qe eshte i huaj per klasen e shpendeve. Gjithsesi gjenet e virusit te vitit 1918 kane edhe disa karakteristika te shpendeve, dhe prandaj eshte e mundur qe virusi te kete nje origjine nga nje serbator shpendesh (domethene te jete rritur ne pjesen me te madhe te ciklit brenda shpendit) ne nje kohe jo precize para vitit 1918. Por, ne ate vit virusi i ishte pershtatur mjaft mire gjitareve aq sa te funksiononte edhe si virus pandemik per njerezit. Pyetja eshte: KU?

Duke analizuar gjenin e hemoaglutinines se 1918 u gjet qe sekuenca e saj ishte shume me e ndryshme nga sekuencat e shpendeve se sa nga nentipet H2 e vitit 1957 dhe H3 i vitit 1968. Prandaj si konkluzion u tha qe gjeni HA i vitit 1918 kishte kaluar nje fare kohe tek nje organizem i ndermjetem, ku kishte mbledhur shume mutacione qe prej formes origjinale te shpendeve, ose ose vinte direkt nga nje virus i shpendeve: nje virus,qe duhet te kishte sekuenca shume te ndryshme nga ato te virusit te shpendeve, H1 qe njiheshin.

Per te vleresuar mundesine qe gjenet e virusit te shpendeve H1 kishin ndryshuar ne vitet perpara pandemise se spanjolles, u fillua te bashkepunohej me shkencetare te Smithsonian Institution's Museum of Natural History dhe Ohio State University. Pasi qe u analizuan shume pjese shpendesh te epokes se atehereshme, u izolua nje forme e virusit te gripit te shpendeve te nentipit H1 nga nje rose e gjetur ne vitin 1917 dhe e konservuar ne etanol sipas metodes se Smithsonit. Duke analizuar kafshen doli qe sekuenca e shpendeve te vitit 1918 ishte shume e lidhur me format moderne et virusit te shpendeve H1 ne Ameriken e Veriut, qe tregonte se ne keto 80 vitet e fundit virusi kishte pesuar shume pak mutacione. Sekuencimi i vecante i formave te tjera te H1 qe vijne nga shpende te eger mund te çoje ne gjetjen e nje forme me te afert me ate te HA te vitit 1918, por duke pasur parasysh qe HA nuk ka pesuar riasortim te drejte nga nje forme e shpendeve, mund te mos gjehet ne asnje forme te viruseve te gripit te shpendeve te ngjashem me ate te vitit 1918.

Ne kete rast duhet te kete nderhyre ndonje ndermjetes. Derrat jane hipotezat me te mundshme sepse dihet ndjeshmeria e tyre per te dy virusat, si ate te njeriut edhe ate te shpendeve. Ne fakt, gjate kohes se spanjolles pati edhe nje shperthim vatrash te ndryshme virusesh njerezish dhe derrash ne te njejten kohe: por grupi mendon qe virusi ka kaluar nga njerezit tek derrat. Ka shume shembuj virusesh gripi te tipit A qe jane infektues per derrat qe nga viti 1918, por tek njerezit jane hasur ne menyre sporadike raste qe kane kaluar nga derrat. Por per te verifikuar mundesine qe HA e vitit 1918 te jete me origjine nga shpendet, u mor ne verifikim nje shembull i momentit i evolucionit te nje virusi shpendesh tek derrat: nje virus i formes H1N1 qe eshte bere endemik tek derrat evropiane keto 25 vitet e fundit. Por edhe pas 20 vjetesh ndryshimesh tek derrat ky virus akoma nuk po arrinte numrin e duhur te mutacioneve krahasuar me sekuencat e virusit te shpendeve te vitit 1918.

Kur ju aplikua kjo lloj analize edhe 4 gjeneve te tjere te virusit te spanjolles,u arrit ne konkluzionet te ngjashme:
VIRUSI QE KA FILLUAR PANDEMINE E VITIT 1918 MUND TE KETE QENE NJE LLOJ VIRUSI SHPENDESH QE KA MBETUR I IZOLUAR PER NJE FARE KOHE NGA GJENET E TJERE VIRALE TIPIKE TE SHPENDEVE TE UJIT; NJE VIRUS QE SI SARS-I,KA FILLUAR TE QARKULLOJE NEPER NJEREZ PASI KA KALUAR NJE KAFSHE NDERMJETESE AKOMA TE PAIDENTIFIKUAR.

Analizat e bera hodhen drite mbi virusin qe mund te kete shkaktuar pandemine dhe se mendohet qe te kete qene nje forme e vjeter e perbashket e virusit H1N1 njerezor dhe i derrave, duke hedhur poshte ate te origjines nga derrat. Deri tani analizat nuk kane dhene rezultate per te shpjeguar fuqine e virusit.Por analizat e bera me viruse te pergatitur me inxhinjerine gjenetike qe permbanin gjene te virusit te 1918, tregoi se disa nga ato proteina ishin shume te afta te stimulonin sistemin imunitar dhe te replikonin virusin,me efekte keto shkaterruese.

Forma e vitit 1918, nuk kuptohet se nga ka ardhe duke qene se nuk i pershtatet skemave te riasortimit, ose te nje pershtatjeje te nje virusi shpendesh tek derrat. Nese do arrihet te vertetohet qe virusi i vitit 1918 ka marre gjene me ane te ndonje mekanizmi te ndryshem nga ato qe bene format e tjera qe erdhen me vone,do te kishte nje rendesi mjaft te madhe ne veprimtarine e shendetit publik. Ndoshta sekuencimi i viruseve te tjere te pulave, shpendeve, kuajve etj do tu jape nje pergjigje se nga erdhi ai virus. Deri kur te mos kuptojme mire se nga kane ardhe ato forma, eshte e mundur qe e gjitha sforcimet qe bejme per te gjetur dhe per te ndalur nje pandemi te re do dalin pa rezultat...

Referenca:
Revista LE SCIENZE (versioni italian i SCIENTIFIC AMERICAN),nr.439 mars 2005, faqet 46-55