venerdì 1 aprile 2011

Ne Zemer te Projekteve: Gjenetike e Aplikuar - Pjesa 2

Kjo fushe kerkimi, se ciles i jane dedikuar 15 projekte, ka si synim aplikimin e teknikave moderne te gjenetikes molekulare per studime qe synojne gjetjen e mutacioneve te reja me te rralla dhe varianteve te gjenit CFTR per te perfeksionuar diagnozen e disa formave te Fibrozes Cistike dhe ate te mbartesve.

Ne kete fushe studjohen edhe mekanizmat me ane te cileve disa mutacione ose variante te ADN gjenike shkaktojne gabime ne sintetizimin e proteines CFTR por edhe te ndikimit te disa gjeneve, te ashtequajtur "ndryshues", ne menyren se si paraqitet semundja.

Gabimet e transkriptimit te kodit gjenetik per sintetizimin e proteines CFTR
Ka shume mutacione (mutacione "Splicing") ose variante te vecanta qe ndryshojne ne menyre te ndryshme proceset me ane te cileve kodi gjenetik transkriptohet ne ARN dhe pastaj kjo ne proteine. Mund te perftohen transkriptime qe nuk kane pjese pak a shume te medha te informacionit gjenetik ose qe kane gabime ne brendesi. Proteina qe perftohet nuk eshte e pershtatshme per te funksionuar dhe prishet.

Ne kete tematike, akoma pak e kerkuar, eshte hedhur grupi i Franco Pagani (ICGEB, Trieste) me qellimin e diagnostikimit te anomalive te reja gjenetike dhe korregjimit ne shkallen terapeutike te gabimeve "splicing"; jane gjetur faktore rregullues interesant ne kete drejtim.

Mundesia per te thjeshtezuar dhe ekonomizuar screening te mbartesve te shendetshem
Mutacionet e nje gjeni jane variante te sekuences se ADN-s qe shkaktojne semundje. Po ashtu, ka shume variante qe nuk shkaktojne semundje (te ashtequajturat "polimorfizma" te ADN-s) por qe mund te paraqesin nje shenje per prezencen e mutacioneve te tjera.

Nder keto, grupi i Pierfranco Pignatti (Universiteti i Verones), ka studjuar polimorfizmin M470V dhe ka gjetur qe aleli M470 ka lidhje me pjesen me te madhe te mutacioneve perveç dF508, duke lene te kuptosh, per screening te mbartesve, mundesine e kufizimit te analizes se mutacioneve te subjekteve pa mutacionin dF508 vetem per kopjet ne te cilat secili partner eshte mbartes i alelit M470 (jane 39% e popullsise italiane).

Identifikimi i mutacioneve te rralla ne pacientet ne te cilet analizat standarte nuk kane gjetur mutacione ose kane gjetur nje mutacion te vetem
Ky eshte qellimi i nje studimi te madh te drejtuar nga Cristina Rosatelli (Universiteti i Kaliarit) qe po kryhet ne popullsine italiane me Fibroze Cistike. Po analizohet ne menyre te gjere ADN-ja e pacienteve me FC ku eshte gjetur nje mutacion ose asnje i tille me ane te analizave gjenetike bashkekohore. Studimi eshte akoma duke vazhduar por jane publikuar rezultate qe flasin per nje numer jo te vogel mutacionesh te panjohura qe perfaqesohen nga te ashtequajturat "rregullime gjenomike" (eng. genomic rearrangement), dmth pjese te sekuences gjenetike qe mungon ose qe jane teper dhe qe çojne ne formimin e nje proteine te çrregullt.

Ne kerkim te gjeneve "modifikues" qe mund te ndryshojne semundjet e mutacioneve te gjenit CFTR
Semundja mund te paraqitet me kuadre klinike te ndyshme edhe nese jane te njejtat mutacione dhe individet e interesuar jane brenda te njejtes familje. Kjo gje mund te jete pasoje e efektit te gjeneve te tjere qe shtojne ose ulin efektet patologjike te mutacioneve CFTR.

Ne kete tematike po kryhen disa studime te sponsorizuar nga fondacioni. Grupi i Giuseppe Novelli (Universiteti i Tor Vergates , Rome) ka analizuar efektet e mundshme te 114 gjeneve , kandidate per titullin "modifikues" , mbi shprehjen e gjenit CFTR ne ARN (acidi ribonukleik), ne qelizat FC me mutacionet klasike. Grupi ka gjetur 38 gjene qe kane nje ndikim te rendesishem ne kete proces.
Keto studime kane si synim zhvillimin e nderhyrjeve farmakologjike specifike bazuar ne kombinimet e ndryshme te gjenotipit CFTR.

Te besh me te ndjeshme analizat e nivelit te pare te mutacioneve dhe polimorfizmave te gjenit CFTR
Grupi i Roberto Strom (Universiteti Sapienza , Rome) ka zhvilluar nje teknike te re interesante te analizes gjenetike qe ben te mundur analizimin e nje numri te madh mutacionesh, duke ulur nevojen e analizes se nivelit te dyte (sekuencimi i ADN-s). Kjo teknike lejon edhe gjetjen e varianteve te gjenit qe nuk kane nje rendesi nga ana patologjike.