domenica 3 aprile 2011

Ne Zemer te Projekteve: Inflamacioni - Pjesa 4

Inflamacioni eshte nje pergjigje komplekse mbrojtese e organizmit kundrejt mikroorganizmave, toksinave dhe elementeve te ndryshem demtues te jashtem. 

Bazohet kryesisht ne nje vije te pare te quajtur “mbrojtje e lindur” per nderhyrjet e shpejta. Nje vije e dyte kerkon nderhyrjen e nje zinxhiri reaksionesh qe perfshijne qeliza te specializuara, rruazat e bardha si fillim, dhe prodhimin e substancave me funksione komplekse proinflamatore dhe rregulluese.


Fusha qe intereson fibrozen cistike (FC), eshte ajo e inflamacionit te mushkerive, e shkaktuar nga bakteriet qe kolonizojne me teprice rruget e frymemarrjes , ndoshta kjo per shkak te difektit gjenetik qe karakterizon semundjen. Kjo teprice inflamacioni, pertej funksioneve mbrojtese qe ka, shnderrohet ne nje vetedemtim te vazhdueshem te indeve te mushkerive qe çon, pas nje periudhe, ne insuficience polmonare.

Te njohesh mbrojtjet e vijes se pare per ti fuziquar nga ana terapeutike: Rasti i Gjelsolin-it
Ne kete fushe kryejne kerkime grupi i Olga Zegarra-Moran (Laboratori i Gjenetikes Molekulare, Instituti Gaslini , Gjenove) qe ka studjuar perberesit proteinor te lengut te siperfaqes se rrugeve te frymemarrjes (lengu qe ndodhet mes epitelit dhe mukusit). 

Permes nje teknologjie te sofistikuar (proteomike) jane gjetur ne kete leng shume proteina, qe marrin pjese ne menyra te ndryshme ne mbrojtjet antibakteriale te vijes se pare, ne heqjen e sekrecioneve dhe induktimit/rregullimit te proceseve inflamatore.

Nje proteine me rol te rendesishem dhe qe ndodhet ne perqendrime te medha ne vendet e inflamacionit eshte gjelsolin, substance qe thyen fijet e aktines te leshuara me sasi te medha nga qelizat qe ndahen nga vendet e infiamuara. Aktina ben mukusin bronkial te trashe dhe te veshtire per tu eleminuar, mban bakterie dhe bllokon veprimin e “peptideve antimikrob” te leshuar nga epiteli. Sekrecioni i gjelsolin-it, i rritur nga mediatore te inflamimit (interleukina 4 ne vecanti) ben te lengshem mukusin dhe lehteson mbrojtjet e vijes se pare, por mund te jete i pamjaftueshem ne rastet nje infiamacioni te dimensioneve te medha. Gjelsolin sillet ne kete studim si nje mundesi per terapi ne fibrozi cistike.

Mundesia per te kundershtuar me ane te “laktoferrines” kolonizimin e indeve pulmonare nga Pseudomonas Aeruginosa dhe Burkholderia Cepacia
Flasim per nje studim me 2 projekte qe drejtohet nga grupi i Andrea Battistoni (Departamenti i Biologjise, Universiteti Tor Vergata , Rome). Laktoferrina eshte nje proteine e prodhuar nga gjendrrat eksokrine dhe nga neutrofilet ne vendet e inflamimit; ajo futet ne linjen e pare te mbrojtjes. Veprimi i saj kryesor eshte ajo e lidhjes se hekurit, te leshuar me sasi te medha ne zonat e infiamimit, dhe ne kete menyre heqja e nje materiali qe eshte jetesor per rritjen dhe aktivitetin e bakterieve. Por keto studime kane treguar qe ajo eshte ne gjendjet te bllokoje kolonizimin e epitelit te rrugeve te frymemarrjes (respirator) nga Pseudomonas Aeruginosa dhe Burkholderia Cepacia , pamvaresisht nga niveli i saj i ngopjes me hekur.

Prandaj kemi te bejme me nje aftesi te panjohur me pare te kesaj substance qe ne te ardhmen mund te perdoret per rruge aerosolike si ilac kunder infeksioneve bakteriale ne fibrozi cistike.

Infiamacioni i ekzagjeruar ne fibroze cistike mund te varet nga difekti i CFTR dhe mund te kontrollohet me ilace qe rregullojne kete difekt.
Kete gje e ka treguar me eksperimente in vitro (qeliza epiteliale me difekt per CFTR krahasuar me qeliza normale) grupi i Cristina Dechecchi (Laboratori i Patologjise Molekulare , Instituti Spitalor , Verona). Infeksionet nga Pseudomonas Aeruginosa shkakton nje prodhim te neper te molekulave infiamatore (interleukina 8 dhe ICAM-1) ne qelizat FC me mutacione dF508 krahasuar me qelizat me CFTR normale.

Trajtimi i ketyre qelizave me nje ilaç rregullues te difektit (MPB-07) ul ne menyre te rendesishme pergjigjen inflamatore, duke lene te kuptosh nje teprica e inflamacionit ne FC  mund te kete lidhje direkt me anomaline gjenetike te FC dhe duke hapur keshtu rrugen per kerkime te reja me rendesi terapeutike.

Inflamacioni polmonar FC mund te bllokohet in vitro duke perdorur ilace qe bllokojne nje nga kalimet kryesore te infiamacionit, p38-MAP-kinazen.
Grupi i Valeria Raia (Departamenti i Pediatrise , Universiteti Federico II , Napoli) ne bashkepunim me ate te Mario Londei (University College , Londer) kane dhene nje demostrim ku, duke bllokuar in vitro rrugen e infamacionit te kontrolluar nga p38-MAP-kinaza, arrihet nje ulje drastike e prodhimit te faktorit kryesor te infiamacionit ne FC , interleukines 8 (IL-8), dhe e migrimin masiv te neutrofileve ne vendin e inflamacionit.

Jane perdorur qeliza epiteliale te polipeve te hundes te pacienteve FC krahasuar me ato te pacienteve jo FC. Inflamacioni u arrit duke trajtuar qelizat me lipopolisakaride te prodhuar nga Pseudomonas Aeruginosa. Efekti u arrit ne te gjitha qelizat e indit FC.
Perspektiva qe ofron studimi eshte ai i nje trajtimi te mundshem me aerosol te inflamacionit polmonar me bllokues te perzgjedhur per p38-MAP-kinazen.

Antibiotiku Azitromicine ka efekte antiinfiamatore ne qelizat FC duke ulur prodhimin e molekulave proinfiamatore.
Azitromicina prej kohesh perdoret ne pacientet FC me dobi te ndryshme ne ecurine e semundjes polmonare sidomos tek pacientet me infeksion kronik nga Pseudomonas Aeruginosa. Ka pak te dhena qe keto dobi te jene pasoje e vetive antibiotike te ilaçit.

Studimet e grupit te Paola Melotti (Qendra e Fibrozi Cistikes , Verona), akoma ne zhvillim e siper, kane sjelle te dhena qe azitromicina , ne kolonite qelizore FC, ul ne menyre te rendesishme prodhimin e nje substance baze per infiamacionin, TNF-alfa (tumor necrosis factor- alfa) prej te cilit varet prodhimi i mediatoreve te tjere te inflamacionit (nder to edhe IL-8). Nje efekt i tille vjen si pasoje e bllokimit nga ana e azitromicines te faktoreve qe rregullojne shkrehjen e disa gjeneve qe marrin pjese ne sintetizimin e molekulave pro-inflamatore.