domenica 10 aprile 2011

Ne Zemer te Projekteve: Kerkimet Klinike dhe Epidemiologjia - Pjesa 5

Eshte kjo fusha ku kryhen studime te drejteperdrejta mbi njeriun, mbi popullaten e te semureve. Ajo perfshin studime klinike mbi nderhyrje terapeutike, diagnostike dhe parandalimi si dhe studime vezhguese mbi nje numer te madh pacientesh.

Ne kete fushe idete e kerkimit kane qene disi te limituara, pamvaresisht stimujve, mbi planin e formimit (kurse epidemiologjie klinike) dhe mbeshtetje dhe instrumenta kerkimi epidemiologjie (regjistri kombetar FC) te ofruar nga fondacioni.


Terapia per zhdukjen e parakohshme te Pseudomonas Aeruginosa
Nje studim i grupit te Giovanni Taccetti (qendra FC , Spitali Meyer, Firence) mbi nje grup te perbere nga 47 paciente FC qe sapo kishin marre kontaktin e pare me Pseudomonas Aeruginosa dhe ishin trajtuar menjehere me kolistatine me aerozol dhe ciprofloksacine ne rruge orale.

Ky trajtim ka mbrojtur rruget e frymemarrjes nga Pseudomonas Aeruginosa per nje periudhe mesatare 18 mujore. Nje rikolonizim nga ky bakter kryhej me tipe te reja Pseudomonas-i te ndryshem nga ato te meparshmit por qe gjithsesi nuk paraqisnin polirezistence ndaj antibiotikeve. Trajtimi ka bere te mundur vonimin e renies se funksionit pulmonar ne krahasim ne pacientet e infektuar ne menyre kronike nga pseudomonas aeruginosa.

Anomalite e metabolizmit te glukozes ne FC
Funksioni endokrin i pankreasit (prodhimi i insulines) demtohet ne nje numer te madh te pacienteve FC ne ecurine e moshes per te arritur ne shkaktimin e nje lloj diabeti qe trajtohet me insuline. Por, ne nje pjese te mire te pacienteve qe akoma nuk kane diabet ose intolerance ndaj glukozes mund te gjehet nje hipoglicemi ne kushte agjerimi (glukoza ne gjak me vlera nen 60mg%), edhe pse pa simptoma te dukshme.

Kjo gje eshte vezhguar ne nje studim te grupit te Carla Clombo (Qendra FC, Milano) qe studjon aspektet e ndryshme te metabolizmit glucidik ne FC.  Kjo hipoglicemi godet kryesisht paciente me nje ecuri klinike me pak te favorizuar ne kohe dhe nuk perjashton mundesine e zhvillimit te nje intolerance nga glukozes dhe diabet. Fenomeni mendohet se shkaktohet nga nje difekt ne rregullimin e prodhimit te insulines, qe nuk bllokohet, sic ndodh normalisht kur glukoza ne gjak ulet.

Disa probiotike mund te kene efekte pozitive mbi semundjen pulmonare FC
Probiotiket jane bakterie te gjalle me cilesi te vecanta qe, kur jepen ne rruge orale, ngjiten ne zorre dhe japin efekte te dobishme si lokale ashtu edhe te pergjithshme ne disa situata patologjike.

Nje nder to mund te jete edhe fibrozi cistika dhe per kete kemi rezultatet e nje studimi te vogel te kryer nga grupi i Alfredo Guarino (Departamenti i Pediatrise, UniversitetiFederico II, Napoli) mbi nje grup te perbere nga 19 paciente FC qe kane marre 6 muaj trajtim me Lactobacillus rhamnosus GG dhe 6 muaj placebo (studim i randomizuar).  Gjate periudhes me trajtim me Lactobacillus, u vu re nje numer me i vogel shtrimesh ne spital dhe perkeqesimi polmonar, me nje permiresim te vogel te funksionit te mushkerive dhe nje rritje me te madhe ne peshe. Ky efekt mendohet se vjen si pasoje e faktit qe bakteri riekuilibron floren bakteriale te zorreve, qe shpeshhere eshte e crregullt nga trajtimet me antibiotike, dhe keshtu ka nje efekt mbrojtes mbi pergjigjen infiamatore, qe gjithsesi ngelet per tu provuar.

Te parandalosh infeksionet respiratore ne pacientet FC
Ne vitin 2004, grupi i punes i koordinuar nga Fondacioni ka bere nje analize te gjere dhe kontroll te bibliografise shkencore mbi temen e kontrollit te infeksioneve te rrugeve te frymemarrjes ne pacientet FC.

Kjo pune ka çuar ne publikimin e nje broshure qe jep informacione dhe rekomandime te komentuara ne 4 kapituj te medhej: lidhja mes infeksioneve dhe rezultateve klinike, faktoret e rrezikut per marrjen e mikroorganizmave demtues, roli i praktikave higjenike dhe te ambientit te kurimit ne parandalimin e shperndarjes se tyre.

Jane analizuar 448 publikime dhe 7 protokolle drejtuese (guidelines) me prejardhje nga shtete dhe organizata te ndryshme, gje qe tregon se sa eshte punuar  mbi problemin themelor te trasmetimit te infeksioneve ne pacientet FC ,  sidomos ne ambientet e kurimit.

Nje thellim specifik, i publikuar nga Filippo Festini (qendra FC, Firence) ka pasur lidhje me masat per izolimin dhe mbledhjen e pacienteve ne grupe (ne baze te mikrobiologjise) per te parandaluar infeksionet pulmonare. autori tregon qe megjithse nuk ka prova te sigurta per kete gje, studimet vezhguese te bera deri tani mbeshtesin keto masa per te ulur rrezikun e perçimit te Pseudomonas aeruginosa dhe Kompleksit te Burkholderia Cepacia-s.

Referenca:
Notiziario FFC in Ricerca, nr.19 Tetor 2007