domenica 17 aprile 2011

Nivelet e HDL dhe Semundja Koronare Kardiake

Sipas nje analize meta-regresive , nderhyrjet per te ndryshuar nivelet e HDL (High Density Lipoprotein) nuk ulin rrezikun per semundjen koronare kardiake (SKK).


Nivelet e HDL jane ne perpjesetim te zhdrejte me rrezikun per semundjet koronare kardiake. Nese rritja e HDL sjell rezultate te mira klinike apo jo, mbetet per tu vleresuar. Per te gjetur nese ndryshimet e perqendrimeve te HDL ka lidhje me ndryshime ne rezultate, kerkuesit kane perdorur metoda meta-regresive per te analizuar rezultatet e 108 studimeve te randomizuara.

Analiza perfshiu 146.890 paciente ne grupet e nderhyrjes dhe 152.420 paciente ne grupet e kontrollit; te gjitha studimet raportuan ndryshimet ne nivelet e HDL dhe LDL (Low Density Lipoprotein) dhe rezultatet klinike. Nderhyrjet me te zakonshme ishin statinat (62 studime), fibratet (9 studime), acidet dhjamore omega-3 (9 studime) dhe hormonet (9 studime). Renia mesatare e LDL ishte 23.0 mg/dl, ndersa rritja mesatare e HDL ishte 1.7 mg/dl.

Pas rregullimit per ndryshime ne LDL, ndryshimi ne HDL nuk kishte lidhje me nje ulje te rrezikut per SKK. Ne te vertete, proporcioni i rrezikut per SKK u rrit perafersisht 16% per cdo 10 mg/dl rritje te HDL (p =0.12). Gjithashtu, nuk u gjet lidhje ndermjet ndryshimeve te niveleve te triglicerideve dhe rrezikut per SKK pas rregullimit te ndryshimeve te LDL.

Komente (nga  Harlan M. Krumholz, MD, SM) : Rezultatet e ketij studimi te me shume se 100 studimeve te randomizuar tregon qe nderhyrjet per te modifikuar perqendrimet e HDL nuk sjell nje ulje te rrezikut per SKK. Keto gjetje, edhe pse nuk jane perfundimtare, na kujtojne qe nuk mund te besojme ne efektin e nje nderhyrje bazuar ne nje vlere te vetme laboratorike; kerkohen studime te ndertuar mire.

Citime:
Briel M et al. Association between change in high density lipoprotein cholesterol and cardiovascular disease morbidity and mortality: Systematic review and meta-regression analysis. BMJ  2009 Feb 16; 338:b92. 
Artikulli i plote  [Link] ( Mund te kerkohet regjistrim)
Abstrakt ne Pubmed [Link]

Nessun commento:

Posta un commento