lunedì 11 aprile 2011

Spirometria dhe Azma

Spirometria ne Pacienten me Azme

Paciente femer, paraqitet ne ambulator si pasoje e nje riniti alergjik qe i kishte filluar kohet e fundit. Pas testeve per alergjine, i jepet takim pas 1 jave per te kryer nje vizite te plote bashke me spirometrine dhe proven e reversibilitetit me bronkozgjerues. Prova e reversibilitetit u krye me salbutamol, nje bronkozgjerues agonist beta2 me veprim te shpejte. 15 minuta pas kryerjes se ilaçit, pacientja rezultoi pozitive per azmen (FEV1 +12.3%) dhe si pasoje ju dha nje terapi edhe per te.

Simptomat e azmes mund te jene nga me te ndryshmet dhe ne shume raste riniti alergjik mund te fshehe azmen. Ne nje studim, nga 19 deri ne 38% e pacienteve me rinit alergjik ju gjet edhe semundja e azmes [1]. Spirometria eshte shume e rendesishme, krahas simptomave per te bere diagnozen e saj dhe testi eshte pozitiv kur kemi nje rritje mbi 12% te FEV1 (Forced Espiration Volume 1st Second) ose 200 ml pas proves se reversibilitetit . Duhet bere kujdes ne tekniken e ekzekutimin e spirometrise ne menyre qe te jemi te sigurte qe sasia e fituar eshte si pasoje e bronkozgjerimit dhe jo si pasoje e forces se pakte. Per kete gje, duhet te kontrollohet parametri PEF (Peak Espiration Flux) qe eshte fluksi maksimal kur individi hedh ajrin jashte dhe merret edhe si teknike e kryerjes se proves.  

[1] Corren J. Allergic rhinitis and asthma: how important is the link? J Allergy Clin Immunol 1997;99: S781-S786.