venerdì 15 aprile 2011

Terapi me Qeliza Burimore per Demtimet e Shtylles Kurrizore

Kerkuesit ne Institutin e Karolinskes kane treguar se si trapiantimi i qelizave staminale permirson rekuperimin nga demtimet e shtylles kurrizore. Sidoqofte, nje situate me shume dhimbje mund te zhvillohet, qe mund te ndalohet nese i bashkangjitet nje lloj gjeni i cili kontrollon procesin e rritjes. Rezultatet jane te rendesishme ne  planifikimin e eksperimenteve te terapise me qeliza staminale (burimore) te pacienteve me demtime kurrizore. 
Demtimi shkakton humbje te levizjeve dhe te ndjeshmerise poshte zones se demtimit. Grupi i kerkimit te Institutit te Karolinskes kane treguar duke perdorur modelet me minj, qe vendosja e qelizave staminale pas ketyre demtimeve eshte e dobishme megjithse duket si nje thike me dy presa: nderkohe qe ne njeren ane vendosja e qelizave staminale ne zonen e demtuar permirson funksionet motore qe i perkasin zones poshte demtimit, shkencetaret kane gjetur qe zhvillohet nje ndjeshmeri me e madhe ndaj dhimbjes ne zonen mbi te.

Ne nje studim eshte shtuar nje gjen i quajtur neurogjenin-2, nderkohe qe qelizat burimore rriteshin in-vitro. Kur keto qeliza u vendosen ne zonen e demtuar, u zhduk dhimbja dhe u permirsuan funksionet motore. Edhe ndjeshmeria e zones poshte demtimit u permirsua.

Arsyeja pse u rrit ndjeshmeria ishte  sepse shume qeliza u kthyen ne astrocite, nje lloj qelize gliale qe stimulon rritjen e aksoneve te dhimbjes ne palcen kurrizore duke leshuar substanca qe stimulojne rritjen neuronale.

Kerkuesit gjeten qe prani te neurogjenines-2, nje "faktor traskriptimi" qe rregullon aktivitetin e gjeneve te tjera gjate procesit te diferencimit, bllokonte zhvillimin e astrociteve dhe stimulonte ate te oligodendrociteve, nje lloj tjeter qelizash qe formojne ate mbeshtjelljen e mielines qe mbeshtjell aksonet. Ai numer i vogel i astrociteve qe u formuan nga qelizat qe kishin neurogjeninen ishin te mungeses se rritjes se aksoneve te dhimbjes. Gjithashtu numri me i madh i oligodentrociteve qe u formuan nga po te njejtat qeliza, korrespondonin me nje vellim me te madh te substances se bardhe te mielines, ne zonen e demtuar.

Me ndihmen e rezonances magnetike funksionale, grupi arriti te tregonte per here te pare kthimin e ndjeshmerise pas nje demtimi te shtylles. Nje avantazh i teknikes se rezonances magnetike funksionale eshte se ajo mund te perdoret per te krahasuar rezultatet nga studimet mbi kafshet dhe mbi njerezit dhe kur mund te provohen terapite e reja te trajtimit te demtimeve te shtylles mbi paciente.
 
Le Scienze Shkurt 2005