sabato 2 aprile 2011

Trajtimi i Otitit te Mesem dhe Rastet e Mastoiditit

Trajtimi me antibiotike per otitin e mesem (OM) pergjysmon rrezikun e mastoiditit, por parandalimi i nje rasti te vetem ka nevoje per 4831 pershkrime antibiotikesh.

Femijet me otit te mesem (OM) me moshe me te madhe se 2 vjeç vezhgohen shpesh, pa trajtim te menjehershem me antibiotike. A eshte e mundur qe perdorimi i pakte i antibiotikeve ne OM te rrise mundesine e mastoiditit? Gjetjet e studimeve te bera me pare kane dhene rezultate te paplota, ndoshta per faktin se mastoiditi nuk eshte i zakonshem. Sot, duke perdorur U.K. General Practice Research Database, kerkuesit kane kryer nje analize te rasteve dhe nje studim retrospektiv kohort per kete pyetje qe parashtrohej.

Kerkuesit analizuan te dhenat kompjuterike kohore per femijet nga mosha 3 muaj deri ne 15 vjeç qe jane trajtuar nga mjeke te ndihmes se pare ne Mbreterine e Bashkuar ne periudhen 1990 deri ne 2006 (7.119.677 femije per gjithe periudhen). Ata identifikuan femijet me mastoidit dhe analizuan te dhenat e ketyre femijeve per diagnoza OM te meparshme dhe pershkrime antibiotikesh, si dhe per faktore rreziku qe mund te conin drejt kesaj semundje.

Ndermjet 2.6 milion femijeve te kuruar nga 423 mjeke te pergjithshem, 854 raste mastoidi u identifikuan (mosha mesatare e diagnozes 9.7 vjeç). Vetem 36% e femijeve me mastoidit ishin diagnostikuar me OM ne 3 muajt me perpara; prej tyre, 305 femijeve (48%), u ishte pershkruar antibiotik. Gjate periudhes se studimit, rastet vjetore te mastoiditit qendruan te pandryshuara por rastet e pershkrimit te antibiotikeve per OM u ul ne rreth 50%. Mes femijeve me OM, rreziku i zhvillimit te mastoididit ne 3 muajt e mepasshem ishte me i ulet tek grupi qe ju pershkruajt antibiotiku se sa tek ato qe nuk ju pershkruajt (OR 0.56). Gjithsesi duheshin 4831 pershkrime antibiotikesh per OM per te parandaluar nje rast mastoiditi.

Komente (nga Robert S. Baltimore, MD) : Studimi pohon faktin qe trajtimi i otitit te mesem me antibiotike ka disa efekte ne parandalimin e mastoididit, por sasia e antibiotikeve qe nevojiten per te parandaluar nje numer te vogel mastoiditi nuk justifikon kaq shume pershkrime. Fatkeqesisht, perllogaritjet e trajtimit te OM jane bere ne baze te numrit te pershkrimeve te shkruajtura, jo atyre te mbushura - ose per te cilet jane ndjekur udhezimet.

Journal Watch Shkurt 2008

Citime:
Thompson PL et al. Effect of antibiotics for otitis media on mastoiditis in children: A retrospective cohort study using the United Kingdom General Practice Research Database. Pediatrics 2009 Feb; 123:424.