venerdì 15 aprile 2011

Virusi HIV dhe Terapite e Sotme Kunder Tij - Pjesa 1

Gjetja e virusit i ka dhene nje shtytje te madhe kerkimeve per shkaterrimin e tij, por qe me sa duket deri tani kane arritur vetem ta ngadalsojne por pa mundur ta zhdukin ne menyre perfundimtare. Sot, rreth ketij virusi dihet me shume se çdo virus tjeter por ne te njejten kohe edhe nuk po arrihet te mundet.
Viti 1987 ishte nje fitore e perkohshme me daljen e ilaçit te pare qe u prodhua kunder AIDS-it, ilaç i quajtur zidovudine (AZT). Ne vitet '90, ketij virusi ju shtuan edhe disa ilaçe te tjere. Problemi i vetem dhe me i veshtire qe haset eshte qe sapo hidhet ne treg nje ilaç per ta kontrastuar virusi nderron dhe kjo gje e ben rezistent kunder ilaçit.

MJESHTRI I NDRYSHIMEVE
Ky fakt i ka merzitur te gjithe dhe ne tentativat e ndryshme per te nxjerre nje ilaç efikas. Duke modifikuar siperfaqen e tij , virusi ka aftesi ti shmanget sulmeve te sistemit imunitar dhe antitrupave. Per kete arsye terapia antivirale mbetet e vetmja deri tani qe mund te paraqese nje fare efikasiteti ne terapine e Aids-it. Vetem se duhet riperterire here pas here. 
Te gjithe ilaçet qe ekzistojne sot sulmojne direkt ciklin riprodhues te virusit, qe godet ne menyre preferenciale qelizat T CD4+. Pas ketij sulmi membrana e virusit dhe ajo e qelizes bashkohen dhe ne fund kemi integrimin e gjenomes virale ne ate te qelizes. Fakti qe gjenoma virale eshte e perbere nga ARN-ja nuk paraqet nje problem per te duke qene se ne pakon gjenike te virusit ndodhet edhe nje enzime qe quhet transkriptazi invers dhe qe ka aftesi te ktheje ARN ne ADN. Nga kjo vjen edhe emri i enzimes. Kjo ADN futet ne berthamen qelizore dhe aty me ane te nje enzime tjeter virale qe quhet integrazi ajo integrohet ne gjenome. Ne kete pike gjenoma virale njihet si pjese e gjenomes qelizore dhe keshtu qe çdo traskriptim i asaj zone çon ne formimin e mARN qe do sherbeje ne citoplazem per formimin e virioneve te rij. Pra ,virusi ne kete pike perdor enzimat e qelizes per te replikuar veten .

Pika e fundit eshte riaktivizimi i nje enzime virale qe eshte proteazi qe pret ne pikat kyçe keto traskripte ne menyre qe te formoje pjeset funksionale. Ne kete pike virusi del nga qeliza dhe infekton te tjera qeliza por po te te njejtit lloj.

Ilaçet e sotshem sulmojne direkt traskriptazin invers dhe proteazin e virusit. Bllokuesit e traskriptazit invers bllokojne punen e kesaj enzime.dhe ne kete menyre nuk kemi formim te virioneve te ri. Ne kete grup ben pjese edhe AZT dhe keto si princip aktiv kane vendosjen e disa strukturave te ngjashme me nukleotidet e ADN dhe ne kete menyre kur enzima arrin kete pike false dhe e ndal replikimin e vet.

Ndersa ato te proteazit ndalin formimin e virioneve te rinj duke bere te ngjashme zona ku normalisht kjo enzime pret dhe ne kete menyre formohen edhe proteina te prishura.

Por nderkohe jane duke u kerkuar edhe menyra te tjera se si te ndalet virusi si per shembull  ne momentin e futjes ne qelize. Normalisht virusi lidhet me nje receptor qe eshte proteina gp120 nga ana virale kurse nga ana e qelizes eshte receptori CD4 (CD eshte cluster of differentation) po ashtu ka edhe proteina te tjera qe ndihmojne ne lidhjen e ketij virusi si psh CCR5 dhe CXCR4. Ne kete menyre virusi kalon kangjellat e para te qelizes dhe futet brenda me ane te nje enzocitoze. Hapjen e dyerve e ben nje proteine tjeter qe eshte gp41. Kjo si pasoje e ndryshimit te formes te kesaj proteine, qe kalon nga nje forme e shtrire ne nje forme harku duke terhequr drejt vetes membranen dhe duke bere te mundur dhe lehtesimine hyrjes. 
Per kete pike eshte formuar nje ilaç i ri i quajtur T-20 si sigel kurse me emer tjeter e gjeni me emrin enfuvirtide qe para 2 vitesh mori edhe lejimin si ilaç. Edhe ky nuk ishte ideali megjithse shume menduan se ky do ishte nje ilaç kyç duke qene se gp41 ishte i rendesishem per futjen ne qelize. Pas pak kohesh u pa ne sieron e pacienteve forma rezistente virale. Edhe ky mbeti qe te jepej duke u integruar me ilaçe te tjere qe te jepte edhe me shume efekt. Atehere u mendua te formohen molekula qe te sulmojne CD4 dhe u formua nje molekule e quajtur PRO452 por edhe per kete ka nje frike nga shkencetaret sepse mendohet qe do dale edhe nje forme rezistence edhe kunder ketij ilaçi. Qe ne fazat eksperimentale ka dale qe kjo molekule eshte e padobishme kundrejt disa formave te HIV-it. Si do te veprohet atehere?