domenica 17 aprile 2011

Virusi HIV dhe Terapite e Sotme Kunder Tij - Pjesa 2

Jane propozuar dhe alternativa te tjera, si per shembull sulmimi i  koreceptoreve CCR5 dhe CXCR4. Kjo vjen si pasoje e konceptit qe strukturat e organizmit tone nuk ndryshojne me shpejtesine qe ndryshon ajo e formave virale.

Duke bllokuar keto zona atehere infeksioni do te jete  me i vogel. Duke qene se mungesa e ketyre receptoreve nuk ka ndonje problem ne trup atehere bllokimi i tij me terapine nuk duhet te sjelle efekte anesore. Jane provuar per momentin disa ilaçe qe veprojne mbi keto zona. Por dhe kjo lloj terapije nuk bllokon rezistencen qe mund te haset. Fare thjesht ne kete menyre mund te favorizohen variantet qe kane pika te tjera hyrjeje. Po kerkohen nderkohe dhe ilaçe qe te veprojne mbi CXCR4 ku nder to mund te permendet AMD-3100 por qe ka efekte anesore ne zemer gje qe e heq edhe nga mundesite terapeutike.

Duhet te llogaritet qe ilaçet kane efekte anesore qe shkojne nga format me  te thjeshta deri ne ato vdekjeprurese. Problemi eshte qe çdo dite ne nje person qe nuk kurohet me ilaçe formohen rreth 10 miliard virione te rinje, nje numer qe kerkon shpejtesi ne kerkime per çdo jete.

Si duhet te veprohet me ilaçet qe jane dhe kalojne ne rezistence? Ne disa raste shpresohet qe me kalimin e kohes nje rezistence e dyte te ktheje ndjeshmerine per ilaçin e pare siç eshte pare ne disa raste te AZT si pasoje e nje rezistence te treguar nga virusi kunder nje bllokuesi 3TC dhe kthehen te ndjeshem kunder AZT.
Rezistenca kunder ilaçeve nuk eshte gje e re ne fakt nese mendojme qe keto dalin edhe ne rastet e antibiotikeve. Nga terapija kunder tuberkolozit per shembull, eshte pare se kombinimi i disa lloj ilaçeve mund te çoje ne nje rezultat te kenaqshem. Kete gje jane munduar te bejne dhe me HIV-in, por  ne kete rast virusi ka arritur te formoje nje rezistence dhe ne kete rast kunder me shume se nje molekule.

Nje molekule e re qe pritet te jape rezultate  kunder formave rezistente eshte TMC-125, nje strukture qe sulmon serish transkpriptazin invers. Kjo strukture eshte e afte ti pershtatet dhe ne ato zona te lidhjeve te enzimave rezistente ne TI. Provat e deritamishme kane treguar nje ulje te sasise se virioneve ne pacientet e trajtuar dhe prandaj pritet nje aprovim i shpejte i tij ne te ardhmen.

Nje tentative tjeter qe po mundohen te bejne eshte ndertimi i gjenomes virale ne qelize por qe keto eksperimente sot per sot behen vetem ne laboratore do duhet akoma kohe qe te kuptohen se si mund te arrihet.