mercoledì 6 aprile 2011

Vitamina K ne Hipompiksjen e Shkaktuar nga Warfarin

Vitamina K me doza te ulta nuk dha rezultate klinike te ndryshme nga placebo, edhe pse e ul INR (International Ratio) ne menyre me te shpejte.

Pacientet qe i pergjigjen ne menyre te ekzagjeruar terapise me Warfarin, shpesh trajtohen me vitamine K, qe ul shpejt INR. Kerkuesit ne 14 klinika ne Kanada, Amerike dhe Itali ,kryen nje studim te randomizuar dhe te kontrolluar me placebo per te gjetur nese doza te ulta te vitamines K (1.25 mg) te dhene ne rruge orale, do mund te ulte rastet e gjakderdhjes ne paciente qe kane INR ndermjet 4.5 dhe 10.0 me Warfarin. Karakteristikat e pacienteve nuk kishin ndryshime te medha ndermjet 2 grupeve, dhe te gjithe pacientet u trajtuan ose me vitamine K (355 paciente) ose placebo (369 paciente), ne baze te perzgjedhjes.

99 dite pas fillimit, 56 paciente (15.8%) te trajtuar me vitamine K dhe 60 paciente (16.3%) te trajtuar me placebo, paten nje rast gjakderdhjeje; keto raste ndodhen brenda 7 ditesh ne 28 (7.9%) paciente te trajtuar me vitamine K dhe 34 (9.2%) paciente te trajtuar me placebo. Raste gjakderdhjeje te medha ndodhen ne 9 paciente te trajtuar me vitamine K dhe 4 paciente te trajtuar me placebo. Tromboembolia ndodhi ne 4 paciente te trajtuar me vitamine K (1.1%) dhe 3 paciente te trajtuar me placebo (0.8%). INR u ul me shpejt ne pacientet e trajtuar me vitamine K, krahasuar me pacientet e trajtuar me placebo.

Mesatarja e uljes ishte 1.4 njesi INR tek pacientet e trajtuar me placebo dhe 2.8 njesi ne grupin e pacienteve te trajtuar me vitamine K, diference kjo domethenese edhe nga ana statistikore. Ne paciente te moshes 70 vjeçare ose me te madhe (200 paciente te trajtuar me vitamine K dhe 188 me placebo) rastet e gjakderdhjes, tromboembolise dhe vdekjes nuk ishin te ndryshme ndermjet 2 grupeve.

Komente (nga Joel M. Gore, MD): Ne kete studim te kryer ne shume qendra, dhe te randomizuar, vitamina K, me te vertete qe ul INR me shume dhe me shpejt se sa placebo, por keto efekte nuk çonin ne ulje te rasteve te hemorragjive. Keto rezultate sugjerojne qe thjesht ndalimi i Warfarin eshte i mjaftueshem per te trajtuar pacientet me INR te larte.

Citime:
Crowther MA et al. Oral vitamin K versus placebo to correct excessive anticoagulation in patients receiving warfarin: A randomized trial. Ann Intern Med  2009 Mar 3; 150:293

Artikulli i plote [Link]  (Kerkohet regjistrim per ta lexuar artikullin e plote)
Abstrakt ne Pubmed [Link]