domenica 8 maggio 2011

10 Gjera qe nje Pacient me Azem Duhet te Dije

(* Departamenti i Semundjeve te Frymemarrjes, Poliklinika Umberto I , Rome)
Edhe pse studimet klinike kane treguar qe kontrolli i azmes bronkiale eshte i arritshem ne shumicen e pacienteve [1] , ne jeten reale ky objektiv eshte shume i larget [2,3]. Arsyet mund te jene te shumta, por dihet qe mosndjekja e terapive nga ana e pacientit eshte nje nder shkaqet kryesore te moskontrollimit siç duhet te azmes [4]. Nje njohje me e mire nga ana e pacientit te pikave kyce te semundjes mund te kete nje rol te rendesishem ne permirsimin e ndjekjeve te terapive. Eshte ky qellimi i "Planit te Edukimit te Pacientit" (PEP).
Nga nje liste temash te propozuara nga Shoqata Italiane e Mjekesise Respiratore (S.I.Me.R), grupi i mjekeve te perfshire ne pershtatjen italiane te protokolleve nderkombetare GINA mbi azmen dhe nje grup pacientesh perfaqesues te Bashkimit Kombetar i Azmatikeve (UNA) dhe te Leges Italiane kunder Azmes Bronkiale dhe Semundjeve Alergjike Respiratore (LIAMAR) kane zgjedhur 10 pika qe mbahen si me te rendesishmet per te arritur nje vetedije te mjaftueshme te semundjes dhe menaxhimit te saj. Nga analiza dhe integrimi i pergjigjeve te marra lindi PEP , instrument konsultimi i shpejte dhe konceptualisht i bazuar ne protokollet GINA [5].

Azma Bronkiale
(Imazhi nga NIAID ne Flickr [Licenca CC BY 2.0])


SIMeR , UNA dhe LIAMAR deshirojne qe shperndarja e PEP te ndihmoje per te bere me eficiente lidhjen mes mjekut dhe pacientit, te permiresoje dijen e pacientit mbi elementet themelore te semundjes dhe kontrollin e saj ne kohe.


Dr. Fulvio Braido
Koordinator Shkencor


1. Cfare te beje ne rast krize azme
Krizat e renda te azmes mund te jene te rrezikshme per jeten. Trajtimi i krizave, sidomos te atyre te renda dhe qe zgjasin, duhet te behet nen kontrollin e mjekut. Cdo pacient azmatik duhet te kete gjithmone me vete nje ilaç bronkozgjerues qe vepron brenda nje kohe te shkurter (p.sh salbutamoli) per ta perdorur ne raste krize (2-4 shtypje çdo 20 minuta, deri ne 3 here ne oren e pare) . Perdorimi i ilaçeve kur eshte nevoja duhet te kufizohet ne kontrollimin e simptomave te rastit. Nese simptomat e dites paraqiten me teper se 2 here ne jave dhe duhet te perdoret ilaçi i nevojes me teper se 2 here ne jave, atehere terapia baze qe ben per azmen duhet rishikuar.

2. Kontrollet mjeksore periodike
Azma eshte nje semundje kronike me nje ecuri qe ndryshon nga rasti ne rast. Masat e monitorimit te azmes ne kushte shtepiake perfshijne ditarin klinik dhe matjen e maksimumit te fluksit te frymenxjerrjes (MFF) (ne anglisht Peak Espiration Flow, PEF). Mbushja e formulareve si Asthma Control Test (ACT) , lejon vleresimin e nivelit te kontrollit te arritur. Masat klinike perfshijne viziten mjekesore, spirometrine, matjen e reaktivitetit bronkial, matjen e shenuesve te infiamacionit. Distanca kur duhet te kryhen kontrollet behet ne bashkepunim me mjekun ne baze te natyres se azmes, te nivelit te saj dhe terapise qe ben.

3. Cfare duhet bere nese paraqiten simptomat e azmes
Protokollet parashikojne nje metode shkalle - shkalle, dhe per kete arsye doza dhe tipi i ilaceve mund te ndryshohet ne baze te nivelit te kontrollit qe arrihet. Nese simptomat e dites paraqiten me shume se 2 here ne jave, nese ka simptoma naten dhe nese duhet te perdoret ilaçi i rasteve te nevojes me shume se 2 here ne jave, terapia baze e azmes duhet te rivleresohet. Duhet te konsultohet mjeku se si duhet te ndryshohet trajtimi ne baze te nivelit te kontrollit te azmes.

4. Simptomat e azmes
Simptomat me te shpeshta dhe me te zakonshme te azmes jane : mungesa e frymes (dispne) , kolla, frymemarrje me zhurme fishkellire , nje ndjesi si ngushtim ne gjoks si kur qendron ne vend dhe pas nje ushtrimi fizik. Keto simptoma mund te paraqiten ne menyre te menjehershme, mund te zgjasin pak minuta ose dite, mund te zhduken ne menyre spontane ose pas terapise, mund te jene episode ose te vazhdueshme, stinore ose te paraqitura gjate gjithe vitit. Karakteristikat e azmes jane variabiliteti per frekuence dhe gjatesi te simptomave, shkaktimi nga faktore specifike, perkeqesimi gjate nates dhe pergjigja ndaj terapise farmakologjike. Ne disa paciente e vetmja simptome mund te jete nje kolle e thate, ashtu si edhe shfaqja e nje frymemarrje me fishkellima vetem pas nje sforcimi fizik.

5. Si te modifikohet stili i jetes
 Azma e diagnostikuar dhe trajtuar ne menyre korrekte nuk duhet te limitoje jeten e perditshme te pacientit. Te njohesh shkakun e azmes te lejon te marresh masa parandaluese (bonifikimi i ambientit nga alergjenet, terapia para sforcimeve fizike, etj) dhe te behet trajtimi i duhur. Per te arritur me pase nje kontroll te mire te azmes eshte e rendesishme te adoptohet nje stil jete i shendetshem: te evitohet duhani, te behet nje aktivitet fizik i rregullt, te mbahet nen kontroll pesha, te merren ne menyre korrekte ilaçet.

6. Faktoret qe nisin azmen
Simptomat e azmes mund te shkaktohen nga disa elemente te ndryshem specifike (alergjene, ilaçe, refluksi gastro-ezofagal etj). Simptomat e azmes mund te nisin dhe nga elemente jo speficike ( psh infeksione virale, tymi i duhanit, ndotja ambientale, substanca kimike irrituese , i ftohti , ushtrimi fizik). Eshte e rendesishme qe çdo pacient te njohe faktoret qe mund te nxisin nje krize azmatike ne menyre qe ti eliminoje ose nese kjo nuk eshte e mundur, ti ule ne minimum.

7. Si te perdoren aerozolet e predozuar
Terapia aerozolike lejon qe ilaçi te arrije direkt zonat qe duhet dhe nese kryhet siç duhet, ul rrezikun e efekteve ne sistemet e tjera. Sot ekzistojne shume ilaçe te ketij tipi te cilet, dhe pse paraqesin karakteristika te ndryshme, lejojne te gjithe nje dhenie te ilaçit siç duhet. Preferenca individuale dhe lehtesia e perdorimit mund te influencojne efikasitetin e ilaçit, ndjekjen e terapise dhe kontrollin e semundjes ne periudhe te gjate. Eshte thelbesore te lexohet me kujdes fleta ilustrative e ilaçit dhe te verifikohet me mjekun perdorimi i sakte i tij.

8. Cfare do te thote kontroll i azmes
Azma eshte nen kontroll kur nuk ka asnje simptome (ose simptomat jane minimale), asnje rindezje te simptomave (ose rindezje shume te rralla), asnje vizite emergjence ose shtrim per shkak te azmes, asnje nevoje (ose nevoje minimale) per perdorimin shtese te bronkozgjeruesit te rasteve te nevojes, asnje limitim te aktiviteteve te jetes se perditshme (perfshi aktivitetet fizike dhe sportive) dhe kur ka nje ndryshim ditor te MMF me pak se 20% dhe vlera spirometrike normale (ose gjithsesi sa me te mira te jete e mundur). Te dhenat shkencore tregojne qe me trajtimi farmakologjik, keto objektive jane te arritshme ne shumicen e pacienteve.

9. Azma eshte nje semundje kronike
Azme eshte nje semundje kronike: kjo do te thote qe eshte e mundur te kontrollohet por nuk eshte e mundur te sherohet. Azma eshte gjithashtu nje semundje qe ndryshon nga individi ne individ, e karakterizuar nga faza perkeqesimi ku shfaqen simptomat (kriza azmatike ose rindezje azmatike) qe shkembehen me periudha me mireqenie. Azma e vazhdueshme eshte nje semundje inflamatore, prandaj trajtimi duhet te jete i vazhdueshem dhe ne mungese te simptomave.

10. Cili eshte qellimi i terapise antiazmatike
Terapia e azmes parashikon ilaçe per trajtimin baze dhe ilaçe per trajtimin ne raste nevoje. te paret (kortikosteroide te thithshem, bronkozgjerues me veprim te gjate, antileukotriene, teofilinat, kromonet, antitrupat anti-IgE) jane ilaçe  qe kur merren ne menyre te vazhdueshme, jane si qellim, fale efekteve te tyre antinfiamatore dhe/ose bronkozgjeruese, te mbajne nen kontroll azmen nga pikpamja klinike. Ilaçet qe perdoren ne raste nevoje per lehtesimin e simptomave (bronkozgjerues me veprim te shkurter) nuk kane efekte mbi inflamacionin dhe perdorimi i shpeshte i tyre do te thote qe trajtimi baze (nese behet pothuajse) nuk eshte i mjaftueshem per te kontrolluar semundjen dhe duhet te modifikohet ose te shtohet. Kortikosteroidet ne rruge te pergjithshme (kompresa, flakone etj) jane ilaçe qe duhet te mbahen per rastet e renda dhe per rindezjet azmatike te renda: perdorimi i tyre, per shkak te efekteve anesore ne distance kohore qe kane, duhet te limitohet sa me shume te jete e mundur.

Ky projekt u realizua nga Shoqata Italiane e Mjekesise Respiratore (Societa Italiana di Medicina Respiratoria , S.I.Me.R)

Citime:
[1] Bateman ED, Boushey HA, Bousquet J , Busse WW , Clark TJ , Pauwels RA , Pedersen SE; GOAL Investigators Group. Can guideline-definet asthma control be achieved? The Gaining Optimal Asthma Control Study. Am J Respir Crit Care Med 2004 Oct 15; 170(8): 836 -44
[2]Braido F , Balardini I , Balestracci S , Ghiglione V, Stagi E , Ridolo E , Nathan R , Canonica GW. Does asthma control correlate with quality of life related to upper and lower airways? A real life study. Allergy. 2009 Feb 20
[3] Rabe KF , Vermeire PA , Soriano JB , Maier WC. Clinical management of asthma in 1999:the Asthma Insights and Reality in Europe (AIRE) study. Eur Respir J. 2000; 16 : 802-7
[4] Corsico et al , Factors affecting adherence to asthma treatment in and international cohort of young and middle aged adults. Respiratory Medicine 101 ; 6 : 1363-1367
[5] Global Initiative for Asthma. Global Strategy for Asthma Management and Prevention - 2008. http://www.ginasthma.com