venerdì 27 maggio 2011

Analiza e Hemoftizes ne Pacientet qe Pijne Duhan

Mjeket duhet te vazhdojne te analizojne piresit e duhanit me hemoftize edhe nese radiografia e toraksit eshte normale duke qene se ne 10% te ketyre pacienteve do te zbulohet kancer. Eshte ky rezultati i disa kerkuesve nga Bretania e Madhe.

Duke qene se strategjia me e mire per analizimin e ketyre pacienteve eshte akoma i paqarte, Dr. David C. Currie dhe koleget e tij nga Mid Yorkshire Hospital NHS Trust ne West Yorkshire, analizuan te dhenat e 270 pacienteve me hemoftize dhe radiografi normale per te pare nese analizat e metejshme ishin te justifikuara apo jo.

Bronkoskopia me fibra optike u krye ne 269 paciente dhe tomografia e kompjuterizuar ne 257 paciente.

26 prej ketyre pacienteve (9.7%) ju gjet nje neoplazi ne rruget e frymemarrjes dhe 9 prej tyre ishin kandidate per trajtimin radikal. 6 kryen nje nderhyrje kirurgjikale kuruese, 1 kreu radioterapia radikale, 1 kreu terapia fotodinamike ndersa 1 pacient me kancer me qeliza te vogla, refuzoi terapine.

Frekuenca e gjetjes se kancerit eshte e ngjashme me gjetjet e studimeve te meparshme qe tregonin vlera nga 0 deri ne 16%, thone kerkuesit. 19 paciente u diagnostikuan fale rezultateve te bronkoskopise me fibra optike ndersa 24 prej te diagnostikuarve kishin shenja ne tomografi qe sugjeronin kancer.

Bazuar ne keto gjetje, kerkuesit perfundojne qe "kerkime te metejshme per hemoftizen tek pacientet qe pijne duhan dhe me radiografi te toraksit normale jane te justifikuara pamvaresisht sa e madhe eshte hemoftiza. Rekomandojme qe keto paciente te analizohen me tomografi te ndjekur me pas nga bronkoskopia."

Citime:
D C Currie  et al. Is investigation of patients with haemoptysis and normal chest radiograph justified? Thorax 2009;64:854-856  [Artikulli i Plote]

"Trajton Nje Semundje: Fiton, Humb. Trajton nje Individ, Ju Garantoj qe Fitoni, Sido qe te Jete Rezultati"
(Patch Adams)