mercoledì 18 maggio 2011

Analiza e nje Deshtimi

Tetor 2007
Kamila ka pak kohe qe ka ardhur dhe ka qene mjaft e perfolur . Gjithsesi, kjo kohe ka qene e mjaftueshme qe te fillohet te flitet keq per te! Shpresohej se do ndryshonte gjithcka, por me sa duket kjo shprese do mbetet nje iluzion, kjo ndoshta per shkak se nuk diten ta prisnin! U nxituan teper dhe pasojat vihen re qarte fare tani!

Kamila nuk eshte femer por thjesht nje program kompjuteri dhe si per ta theksuar kete i kane shtuar edhe nje numer 3 pas, si per te thene qe 2 versionet e para te saj kane deshtuar! Ishte programuar per te qene sa me i kompletuar me detaje. Nje menyre me e shpejte me pasur te dhenat klinike te pacienteve dhe ne fund me pasur nje database qe mund te konsultohej ne menyre te shpejte. Deri ketu, nga ana teorike, dukej se gjithcka eshte ne rregull por tek e sheh ne praktike kupton qe ata qe e kishin shpikur kishin menduar vetem per anen e programimit dhe jo shume per ate qe do perfaqesonte ky program ne klinike! Ndoshta disa nga ata projektues nuk e kane idene me te vogel se cfare behet ne klinike dhe kane ngelur gjithmone tavolinave te zyrave, pa marre parasysh keto detaje. Asnje nuk kishte vleresuar se cilet ishin elementet qe u nevojiteshin mjekeve per te vizituar pacientin.

Nje program i tille  mund te vendoset ne pune per dy arsye: e para eshte ajo e dobive klinike, e dyta ajo e te bere ate qe italianet e quajne "bella figura". Per te treguar qe mund te marre persiper nje sfide te tille dhe per te treguar qe jane te paret. Aq me teper kur kupton qe jane nje sere qendrash te ngjashme dhe per tu dalluar mes tyre, del me nje ide te re. Problemi qendron ne faktin se kjo e dyta nuk ka rendesi per pacientin. Askujt nuk i intereson fakti qe ti kerkon te tregosh superioritetin. Perkundrazi, rrezikon te jete nje boomerang, efektet e te cilit te kthehen mbrapsh.

Ndoshta ajo qe duhet tu kerkohej (ose ndoshta ishte kerkuar por dyshoj ne kete te fundit) ishte nje program i thjeshte qe te permblidhte informacionet ne menyren sa me te thjeshte! Ajo qe nuk kane kuptuar eshte qe nuk kemi te bejme me 1 ose 2 paciente por me shume se 700 te tille dhe koha eshte mjaft e limituar per ti hedhur te gjitha te dhenat ne ate bote plot me faqe e hapesira sic eshte Kamila3! Sapo e hap si program, shtangesh ne ate qe gjen perpara. Faqe e faqe ku duhet te manovrosh per te hedhur ne vendet e duhura gjerat qe te thote pacienti. Per disa eshte mjaft i nderlikuar,per disa te tjere nuk eshte i pershtatshem per qellimet qe ka!

Po pacienti nga ana e tij si ndihet? Para Kamiles, pacienti fillon te ndihet ne siklet dhe kjo gje duket qarte! Duket qarte tek ja ben pyetjet se si i duket kjo metode dhe te qendron me ndroje pa bere asnje koment ! Ka qene mesuar me pyetje te bera ne nje menyre tjeter kurse tani gjendet para nje programi i cili ka pyetjes statike dhe perpara nje mjeku i cili me teper shikon ekranin se sa fytyren e tij! Kjo gje duket sikur e largon dhe e shqeteson edhe me teper! Ku qendron avantazhi i nje programi te tille atehere ku ti qendron 15 min para nje ekrani kompjuteri per te bere ne fund 5 minuta mjekun? Disave kjo gje nuk u ben pershtypje sepse jane nga ata qe nuk jane te implikuar ne menyre direkte ne perdorimin e nje programi te tille! Jane nga ata qe gjerat u jane shpjeguar ne format ideale dhe i eshte thene qe kjo metode do zgjidhe gjithcka por nuk ja kane idene se cfare po ndodh me te!

Mund ta cilesoj nje hap te nxituar! Duhet te ishte pritur me teper dhe te parashikohej me me kujdes se cfare mund te ndodhte me kete metode te re, pamvaresisht se kjo gje ne boten klinike duhet te zere nje vend patjeter sepse aktualisht ka ardhur koha per nje revolucion te tille! Por ajo qe duhet te behet eshte qe te ndiqet ky evolucion duke menduar qe do sherbeje per te ndryshuar dicka ne te mire te pacientit! Kamila3 eshte nje kafshate teper e madhe per tu kaperdire menjehere. Askush nuk kishte marre parasysh se si do ndiheshin mjeket para nje programi te tille, askush nuk kishte marre parasysh se cfare pasojash do sillte ky program ne klinike dhe po ashtu (gabimi me i madh) askush nuk kishte kerkuar opinionin e tyre. Askush nuk kishte marre parasysh qe para ketij programi po perplaseshin dy gjenerata: ata qe kane lehtesi ne perdorimin e ketyre programeve dhe ata qe kompjuterin e perdorin teper rralle. Po ashtu, askush nuk kishte menduar se si do rinovoheshin te dhenat ne ate program duke qene se nuk kishte asnje modul per tu lidhur me laboratoret e analizave.

Tek i sheh dobesite e Kamila3 mundohesh te japesh mendimin tend por duke qene se je student mjekesie fjala ta bie ne vesh te shurdhet, sidomos kur ai vesh qe duhet te degjoje eshte veshi i ndonje primari departamenti sic ndodhi ne kete rast.

Fazen e pare, Kamila3 nuk e ka kaluar mire! Tani mbetet vetem per tu pare se çdo te ndodhe ne te ardhmen. Ndoshta do te kete nje Kamila4 ne nje kohe te shkurter, ose ndoshta do rikthehet metoda e vjeter.

29 Shtator 2009
Poliklinika Umberto I e Universitetit "Sapienza" ne Rome po behet poliklinika e pare ne Itali qe po informatizohet. Projekti duket mjaft premtues dhe perfshin njesimin e te gjithe departamenteve me nje qellim final: informatizimin e karteles klinike.  Te gjithe departamentet do futen nen nje gjuhe informatike, fryt ky i nje eksperience ne vitet e kaluara me nje program pilot te perdorur ne Departamentin e Ndihmes se Shpejte. Eksperimentet vijuan me pas ne disa departamente te tjera duke zgjeruar rrezen e veprimit dhe duke perfshire fillimisht kirurgjine. Ajo qe kerkohet te behet eshte nje rrjet i plote i lidhur me te gjithe laboratoret e analizave ku te gjitha informacionet levizin me ane te kompjuterit, duke filluar qe nga kerkesat e analizave e deri tek pergjigjet, imazhet radiologjike, perpunimet 3D te imazheve, mikrobiologjia , anatomia patologjike, etj. Ne cilindo kend te poliklinikes te jesh, ne prani te nje kompjuteri do te te mjaftoje nje UserID dhe nje Password unik dhe do te jesh i njoftuar per cdo gje qe kryhet ne ate moment me pacientet qe ke nen pergjegjesi. Brenda pak klikimesh do jesh ne gjendje te perpunosh te gjithe rrugen qe pacienti ka ndjekur qe kur ka shkelur ne ate spital e deri ne ate moment, do jesh ne gjendje te ndertosh te gjithe rrugen diagnostike te kryer, te konsultosh pergjigjet e analizave te kryera, te shohesh imazhet etj. Programi paraqitet mjaft intuitiv, i thjeshte per tu perdorur dhe kursi i trajnimit ishte i pergatitur ne menyre te tille qe aftesite e perdorimit te ketij programi do shtohen me kalimin e kohes. Ne fillim na u treguan elementet baze dhe funksionet themelore te ketij programi qe do te futet ne funksion menjehere. Ne muajin nentor do aktivizohen funksione te tjera qe do e bejne disi me kompleks perdorimin e programit por qe do shtojne nje bagazh informacionesh mjaft te rendesishem per mjekun. Brenda fundit te vitit, parashikohet te arrihet deri ne ate qe quhet firme elektronike e cila nga ana juridike do te vleje njelloj me firmen qe vendoset neper fletet e kartelave klinike ne perdorimin aktual dhe do kete vlere ne procese gjyqesore qe mund te ngrihen. Programi parashikon te hape nje bote te tere ku nje mjek te ndihet i qete ne shpejtesine e te dhenave dhe ne perpunimin e tyre. Nje program i tille pritet te ule edhe gabimet nga ana e mjekeve qe kryhen nga keto zhvendosje manuale te analizave dhe vonesat ne marrjet e pergjigjeve, rezultate keto qe jane vene re nga futja e programeve te ngjashme ne vende te tjera.

29 Shtator 2009
Kamila3 qendron e vetmuar ne nje departament te vetem. Passi im eshte akoma i aktivizuar edhe pse jam larguar nga ai departament para nje viti. Serish hapen ato dhjetera faqe ku shumica tani ngelen pa asnje shkronje brenda duke qene se te dhenat hidheshin ne menyre manuale dhe kjo gje çonte ne nje ngadalesim te rinovimit te te dhenave. Tek shetit ne ato faqe, te kujtohen keshillat qe u ke dhene personave qe çdo dite punojne me ate program dhe te kujtohet menefregizmi qe shoqeroi ato fjale. Sot me teper se kurre sheh pasojat e atij veprimi. Kupton qe nje politike drejtuese e gabuar mund te sjelle mjaft pasoja te demshme. Shume hapesira, shume te dhena qe mungojne, asnje mundesi per tu futur seriozisht ne klinike. E gjithe kjo e perkthyer ne nje dyfishim te fleteve ne kartelat klinike dhe asnje shpejtim te procedurave. Nga nje ane buzeqesh sepse e konsideron si eksperience qe nuk ka te sosur duke qene se kam qene prezent ne gjithe fazat e jetes se ketij programi dhe ndoshta do isha prezent edhe ne renien perfundimtare te atij programi.

05 Tetor 2009

Do te jete dita e pare e funksionimit te programit. Shume here u permend gjate kursit te pergatitjes kjo date per rendesine qe do kishte. Cdo gje qe ndryshon. Gjate javes qe parapriu kete date korridoret u mbushen me teknike qe shperndajne fije, kompjutera, kryejne lidhje, bejne prova, shperndajne paisje elektronike qe do sherbejne per pergatitjen e analizave. Nje sistem i tere i sofistikuar kodesh ne vija pritej te vihej ne perdorim. Lexues kodesh, printer kodesh, skaner, transferime te dhenash, pranime pacientesh...te gjitha fillojne me kete date. Laboratoret njesohen ne marrjen e kampioneve duke qene se do pranohen kampione te nje standarti te vetem.

Per sa mund te jete nje nisje e veshtire per nje pjese te personelit, do te jene nen mbikqyrjen e nje grupi ekspertesh qe do zgjidhin çdo problem qe do perplasemi ne ate dite dhe ne javen qe vijon.
Kenaqesia e nje ndryshimi te tille eshte eksperienca qe do fitohet nga ky ndryshim. E gjithe kjo rruge sapo ka filluar dhe jam i pranishem ne nje revolucion ne fushen e klinikes.
Brenda fundit te ketij vitit shpresohet qe problemet te zhduken. Vitin qe vjen e ka rradhen departamenti ku qendron Kamila3 per tu gllaberuar ne kete rrjet, i fundit departament i ngelur jashte. Pritet qe Kamila3 te pushoje se ekzistuari duke qene se nuk eshte e afte ti beje balle nevojave te kohes, nje vetvrasje qe pritet me kohe, rezultat i nje politike te gabuar drejtuese.