martedì 17 maggio 2011

Anamneza - Elementet Perberes

Pasi qe kemi permendur se ç'eshte anamneza [1] dhe se çfare rendesie ka ajo ne klinike, flasin tani per disa nga elementet perberes te saj dhe shpjegojme shkurtimisht se cfare rendesie kane ato.
Anamneza eshte e perbere nga disa pjese:

- ANAMNEZA E PERGJITHSHME
Sherben per te mbledhur informacionet e para nga pacienti si emri, mbiemri, datelindja, profesioni, gjendja civile, etj. Keto informacione perveç qe na njohin me te dhenat e pacientit qe e identifikojne dhe qe do te sherbejne per analizat e ndryshme qe do behen, na japin edhe nje ide te gjendjes mendore te pacientit. Po ashtu, marrim informacione se ne çfare ambienti jeton pacienti, nese ben nje jete te stresuar nga puna, shoqeria me personat perreth, etj. Nje pacient i cili nuk eshte ne gjendje te jape te dhena te sakta mbi keto informacione te pergjithshme duhet te vleresohet me kujdes duke qene se mund te jete nje pasoje e semundjes baze qe ka si dhe gjendjes aktuale te tij. Nje pacient qe deri para pak kohesh qendronte ne shoqeri dhe pastaj ndryshon sjellje, mund te kete pesuar ndonje ndryshim nga ana psiqike ose mund te jete efekt i nje problemi me baze organike.

Mosha e pacientit te ndihmon te drejtohesh tek nje grup semundjesh qe mund te shpjegojne gjendjen e tij. Nese pacienti eshte i moshuar duhet te mendohet edhe per semundjet e pleqerise qe mund te japin nje gjendje te tille dhe i jepet me pak rendesi nje semundje me baze gjenetike e cila mund te shfaqet me teper ne mosha te vogla ose ne adoleshence. Ne shume raste te tjera, mosha nuk eshte e mjaftueshme per te eleminuar semundje te mundshme dhe duhet nje numer hipotezash me te gjera qe mund ta shpjegojne. Ne keto raste do te jene analizat e mevonshme ato qe do te pohojne ose do te mohojne keto hipoteza.

- ANAMNEZA FAMILJARE

Nga kjo pjese marrim informacione rreth numrit te personave te familjes se pacientit, semundjet e ndryshme qe te afermit e tij kane pasur, nese kane vdekur arsyet qe mund te jene te ndryshme nga ajo natyrale. Kjo pjese na ndihmon shume per te pare nese pacienti ka familiaritet per semundje te trashegueshme. Shume semundje gjenetike mund te kuptohen ne kete menyre dhe ketyre informacioneve do ti bashkangjiten analizat e ndryshme qe do vertetojne semundjen. Po ashtu shihet per semundje si diabeti, podagra, semundje kardiovaskulare, hipertensioni, tumore etj duke qene se prezenca e te afermve me keto semundje rrisin mundesine qe edhe pacienti ne fjale ti kete. Gjithsesi, duhet te keni parasysh qe prezenca  e tyre nuk do te thote qe pacienti duhet patjeter ti kete ato semundje dhe as qe do te semuret patjeter nga ato.

- ANAMNEZA PERSONALE

Kjo mund te ndahet ne disa nendarje:

a) FIZIOLOGJIKE
Momenti i lindjes, menyra se si ka lindur, nese lindja eshte bere me operacion ose lindje natyrale, nese eshte kryer kur ka plotesuar kohen e shtatzanise apo eshte kryer me para. Nese eshte kryer para kohe, a ka ndonje arsye specifike qe kane çuar ne kete gje? Nese ka kryer lindje me operacion, ka pase ndonje arsye specifike qe kane çuar ne nje lindje te tille? Keto pyetje sherbejne per te marre informacione rreth periudhes se shtatzanise se pacientit. Keto informacione jane shume te rendesishme sidomos kur pacienti qe kemi perpara eshte i moshes se vogel. Rendesia e ketyre informacioneve eshte shume me e vogel kur kemi te bejme me nje pacient ne moshe te thyer. Semundje te nenes mund te cojne ne nje lindje te hershme ose te kryer me operacion. Nder to mund te permendim problemet me mpiksjen e gjakut ose semundje sic eklampsia ose komplikanca te saj etj. Nje lindje e hershme mund te kete qene e nevojshme si pasoje e nje komplikance gjate shtatzanise siç mund te jene nyjet e kordonit ombelikal ose rrotullimet e tij rreth qafes se fetusit, etj. Lindja me operacion mund te jete bere per shkak se femija nuk eshte kthyer siç duhet per te bere nje lindje natyrale dhe ne kete rast mund te tentohet te kthehet femija siç duhet ose nese shihet qe ekziston rreziku qe kjo te mos kryer me sukses ose ka nje dyshim per nje vuajtje te fetusit, atehere mund te kryer operacioni.

Pastaj kalohet tek pesha ne momentin e rritjes. Studime kane treguar qe nje peshe e ulet ne momentin e lindjes predispozon femijen ne infeksione. Gjendja shendetsore e nenes mund te ndikoje ne peshen e femijes. Nese nena eshte diabetike ose ben nje diabet gjestacional, ose pi duhan, konsumon droge gjate shtatzanise mund te shkaktoje ndryshime tek pesha dhe gjendja shendetsore e femijes. Po ashtu konsumi i ilaceve qe mund te shkaktojne demtime tek fetusi ndikon po ashtu ne peshen e femijes. Ne kete pike do ishte e nevojshme nje mbledhje informacionesh edhe nga nena nese ajo ndodhet ne momentin e anamnezes ne menyre qe te plotesohet kuadri. Infeksione qe mund ti kete pasur nena me pare si AIDS ose hepatiti B mund te jene pergjegjes per probleme tek fetusi. Infeksionet gjate shtatzanise si toksoplazmozi ose rozolia mund te shkaktojne demtime ne sistemin nervor. Perdorimi i ilaceve te ndryshme (disa klasa te caktuara) ose materialeve te kontrastit, sidomos gjate muajve te pare te shtatzanise mund te shkaktojne demtime ne organe te ndryshme te fetusit.
Shihet nese femija ka marre gji nga nena apo i eshte nderruar dhe deri ne ca moshe ka marre gji. Nese ne nje moment fillestar e ka ndaluar, cila ka qene arsyeja?

Pastaj kalohet ne nje mbledhje te informacioneve si psh si e ka kaluar femijerine, shkolla qe ka bere. Tek femrat pyetet se kur ka pasur menarken (menstruacionet e para), ciklet menstruale (gjatesia, perpikshmeria) dhe kerkohet nese ka ndryshime si amenorrea ose dismenorrea. Amenorrea mund te jete nje pasoje e nje kuadri psiqik si anoreksia nervoze ose mund te jete nje prodhim i tepert i prolaktines si pasoje e nje adenome hipofizare, mund te jete pasoje e nje ndryshimi te dietes etj. Po ashtu i kerkohet nese eshte seksualisht aktiv/aktive ose nese perdor kontraceptive.

I kerkohet pacientit, nese eshte i martuar se kur eshte martuar, nese ka femije apo jo, numrin e shtatzanive ,nese ka pasur aborte etj. Perveç ketyre i kerkohen informacione rreth femijeve duke qene se mund te kete semundje gjenetike te cilat kalojne njerin brez per tu paraqitur ne brezin tjeter.

Pastaj i kerkohet per zakonet qe pacienti ka, nese mban ndonje diete te vecante, nese pi duhan ose alkol, nese perdor ilaçe. Nese ka pase pire duhan me para, duhet pyetur se kur e ka lene, per sa vjet ka pire dhe sasia. Mund te jete interesante te dihet edhe arsyeja pse e kane lene duhanin duke qene se kjo gje perkon zakonisht me episode perkeqesimi shendetsor te nje grade te theksuar. Te njejtat pyetje behen edhe per alkolin. Per ilacet merret nje liste e detajuar e ilaceve qe ka perdorur e cila mund te sherbeje per te kuptuar ndonje informacion qe pacienti nuk e ka thene ose per te menduar nese simptoma te ndryshme qe ka mund te jene pasoje e ilaceve qe perdor. Pyetet se si eshte me oreksin, nese ka pasuar ndryshime kohet e fundit, oret e gjumit qe ben,etj.

Pastaj pyetet nese ka bere sherbimin ushtarak ose jo. Nese ka bere sherbimin ushtarak mund te themi qe deri ne ate moment nuk ka pasur ndonje semundje me rendesi, duke shpresuar qe ne momentin kur ka filluar ka kryer te gjitha analizat e duhura per te pare gjendjen shendetesore para se te fillojne sherbimin.

b) ANAMNEZA PATOLOGJIKE E SHKUAR
Ne kete pjese mbledhim informacione ne menyre kronologjike rreth semundjeve ose nderhyrjeve qe pacienti ka kryer qe nga momenti i lindjes e deri ne momentin kur jane shfaqur simptomat qe e kane çuar tek mjeku. Ketu futen semundje infektive te femijerise, semundje parazitare, alergopati, trauma, semundje seksuale, operacione te ndryshme.  Gjithashtu ne kete pjese duhet te marrim informacione edhe rreth vendit ku pacienti ka jetuar sepse ka semundje infektive qe kane periudha te gjata qe qendrojne ne nje gjendje te heshtur dhe pastaj, sapo mbrojtjet e organizmit biejne, rishfaqen. Duhet bere nje mbledhje e detajuar informacionesh rreth vaksinimit te pacientit, semundjet per te cilat ka kryer vaksinim dhe periudha kur i ka kryer.

c) ANAMNEZA PATOLOGJIKE E AFERT
Kjo pjese merret me pershkrimin e simptomave qe ka pacienti. Duhet gjithsesi me permend qe pamvaresisht se ne e ndajme kete pjese nga ajo e anamnezes patologjike te shkuar, nuk ka nje kufi percaktues mes ketyre dy pjeseve duke qene se simptomat qe pacienti ka sot mund te jene pasoje e nje semundje ose episodi te vjeter. Pra, keto 2 pjese jane te lidhura njera me tjetren.

Ne kete pjese pershkruhet koha kur jane shfaqur simptomat (dhimbje, temperature, vjellje, marrje mendesh, mungese e ajrit etj), karakteristikat e tyre (kur shfaqen, nese jane te vazhdueshme apo jo, nese kane lidhje me ndonje akt fiziologjik qe kryen, nese ndonje pozicion i caktuar i lehteson, kur zhduken etj) . Po ashtu i kerkohet nese kryen ndonje terapi per to ne momentin aktual. Kerkojini pacientit nese kohet e fundit ka kryer udhetime dhe kerkoni se ne cilat vende ka shkuar dhe sa ka qendruar.
Ne kete pjese duhet thelluar disi me teper edhe gjendja psikologjike e pacientit per te kuptuar se deri ne ca pike shqetesimi ndikon ne aktivitetet e jetes se tij te perditshme. Duhet analizuar nese ky shqetesim ka sjelle ndryshime ne sjelljen e tij.

Nje pjese te vecante ne anamneze duhet te marre anamneza profesionale duke analizuar te gjitha punet qe pacienti ka kryer ne kohen e shkuar. Kjo mund te nxjerre ne pah faktore rreziku per semundje te ndryshme qe pastaj duhet te analizohen ne nje moment te dyte. Rendesi te veçcante kjo gje merr ne fushen e semundjeve te aparatit te frymemarrjes dhe ne ate te onkologjise por nuk perjashtohet fakti qe edhe ne fusha te tjera te kete rendesi si element. Po ashtu edhe anamneza farmakologjike ku duhet te kerkohen ilacet qe pacienti ka perdorur ne te shkuar dhe eshte duke perdorur akoma. nuk duhet absolutisht te harrohet pyetja nese pacienti ka ndonje alergji per ilace te ndryshme ne menyre qe te evitohet dhenia e tyre ne te ardhme. Nese ka pasur nje episod te tille, duhet ti kerkohet qe ta pershkruaje episodin ne menyre qe te jeni te sigurte qe ka pasur nje reaksion alergjik nga ilaci. Nuk jane te rralla rastet kur pacienti thote qe ka pase nje episod alergjik dhe ne te vertete kemi te bejme me nje flebit si pasoje e nje reaksioni lokal te dhenies se ilacit.

Pak a shume keto jane informacionet baze qe duhet te perfitohen ne momentin e anamnezes. Duhet thene gjithsesi qe mund te kete edhe shume pyetje te tjera qe mund ti behen pacientit per te pasur nje anamneze sa me te kompletuar. Shume prej ketyre pyetjeve vijne edhe si pasoje e eksperiences ne fushe dhe nga ajo qe mund te quhet "nuhatje" klinike. Sa me shume here behet nje anamneze aq me teper fitohet aftesia per ta bere sa me te plote duke qene se formohet nje skeme mendore mbi menyren se si duhet te behen pyetjet. Shkrimi i mesiperm ka per qellim thjesht tu tregoje pikat se ku duhet te perqendroheni. Permend serish te njejtin mesazh "Nje anamneze e mire eshte gjysem diagnoze".
 
Citime:
[1] Anamneza: Kontakti i Pare Mjek - Pacient. MjekesiaSot Korrik 2009