sabato 14 maggio 2011

Anamneza: Kontakti i Pare Mjek-Pacient

Flasim per kontaktin e pare mjek- pacient, fillimi i nje rruge qe do te shohe keto 2 protagoniste te nderveprojne per te gjetur ate qe e shqeteson pacientin. Ky kontakt i pare merr emrin anamneze.


Anamneza eshte procesi i mbledhjes se informacioneve nga pacienti. Keto informacione ndihmojne mjekun ne arsyetimin e tij klinik per te gjetur semundjen ose per te shpjeguar gjendjen klinike qe pacienti ka dhe per ta kuruar ate. Ne nje moment te dyte, pasi qe behet kjo mbledhje informacionesh, vjen vizita objektive e pacientit qe zgjeron informacionet e mbledhura. Per sa mund te duket dicka e thjeshte, anamneza eshte nje proces mjaft i nderlikuar dhe i rendesishem sepse ndihmon ne inkuadrimin sa me te plote te gjendjes shendetsore te pacientit dhe mbledh informacione jo vetem rreth tij por edhe rreth personave ose ambientit qe e rrethon qe mund te ndikojne ne kete gjendje klinike qe pacienti ka. Pra, anamneza nuk ndalet vetem tek pacienti por analizon edhe individe te tjere qe kane lidhje me te.

Kontakti i pare mjek-pacient

Anamneza ne shume raste neglizhohet. Eshte kjo nje dukuri qe ne periudhen ku jetojme po merr permasa te gjera. Nuk duhet kurrsesi te neglizhojme rendesine e anamnezes dhe te kalojme ne analiza te panumerta. Kohet e fundit, avancimet e aparaturave mjekesore dhe shumllojshmeria e analizave qe mund te kerkohen, kane bere qe arti i anamnezes dhe i vizites objektive te pacientit te humbe shume detaje dhe ne shume raste te kaloje edhe ne plan te dyte. Nuk eshte gje e veshtire te kerkosh analiza me emra te komplikuar si nje tomografi te kompjuterizuar ose nje rezonance magnetike ose nje tomografi me leshim pozitronesh, etj. Eshte me e veshtire te japesh nje arsye te vlefshme qe kjo analize do te ndryshoje rrjedhen e menyres se si do te trajtohet ky pacient dhe se nuk eshte duke marre nje sasi rrezesh pa arsye ose sepse duam te tregojme qe dime te kerkojme analiza me emertime te nderlikuara. Ndonjehere ajo qe kerkojme mund te gjehet me analiza shume me te thjeshta. Nga ana tjeter nuk duhet harruar qe berja e analizave do te thote shpenzim parash dhe kohe.

Arsyet per te kerkuar keto analiza ne plan te pare ti jep anamneza e cila te drejton ne hipotezat e mundshme dhe ne kete menyre minimizon kerkimin e analizave qe do te ndihmojne ne rrugen e gjetjes se diagnozes. Ka semundje ku mund te behet diagnoze bazuar ne tregimin e pacientit dhe ne vezhgimin etij dhe ka semundje qe kerkojne analiza te metejshme per tu gjetur. Ne momentin qe je ne gjendje te arsyetosh qe vertete analiza qe kerkon te ndihmon ne kete gje, atehere kerkimi i nje analize, i cfaredo cmimi qofte, nese eshte e mundur per tu bere, eshte i justifikuar dhe mjeku duhet ta kerkoje patjeter. Po ashtu nje here qe kemi marre pergjigjen duhet te dime ta interpretojme dhe interpretimi duhet te kete nje rendesi te vecante ne trajtimin e pacientit. Ne shume raste mund te jete nje vlere e vetme, ne disa raste mund te jete nje pergjigje e dyshimte, ne disa raste mund te jete vazhdimi negativ i shume analizave qe jane kerkuar me para por gjithsesi ai rezultat ishte i nevojshem per te qendruar ne ate linje mendimi qe mjeku ka bere para se te kerkoje analizen dhe nuk e ka kerkuar pa arsye.

Pyetjet qe i behen pacientit varen disi edhe nga mosha e tij, nga vendi ku jeton, rraca etj. Nderkohe qe tek nje femije merr nje rendesi te vecante periudha e shtatzanise, semundjet e nenes, semundjet ne familje, vaksinat dhe infeksionet ezantematike, tek nje i moshuar keto informacione kane me pak rendesi. Gjithsesi, keto detaje duhet te permenden pa u lene anash. Ne disa raste, disa pyetje qe behen drejtohen disi edhe nga epidemiologjia e semundjeve. Nje semundje qe eshte me e perhapur tek nje popullate ose tek nje rrace e caktuar duhet te analizohet me me detaj nese gjendet tek pacienti apo jo dhe pyetjet rreth saj nuk duhet te mungojne. Gjithsesi, kjo nuk do te thote qe semundjet e tjera duhen lene menjane.

Mjeku qe merr persiper te beje kete mbledhje informacionesh duhet te prezantohet ne menyre te sjellshme para pacientit. Kjo ka rendesi te madhe sepse, nese mjeku nuk fiton ate grade besueshmerie nga pacienti i tij, edhe informacionet qe pacienti do ti jape do te jene me te limituara per shkak se do ta konsideroje te dyshimte personin qe ka perpara. Nuk jane te rralla rastet kur detaje qe mund te zgjidhin nje hipoteze merren vesh me vonese sepse nje mjek i caktuar nuk ka qene ne gjendje te nxjerre informacionet nga pacienti. Lidhja qe mjeku do te krijoje me pacientin e vet do jete mjaft e rendesishme per gjate gjithe kohes se shtrimit (dhe me pas) kur pacientit do ti kerkohet te kryeje analiza te ndryshme, disa prej te cilave mund te jene teper invazive. Ne keto situata, zakonisht pacienti kerkon mendimin e personit qe i beson me teper dhe ne keto situata eshte e rendesishme qe te jete mjeku ai person.

Kur kryhet nje anamneze duhet te kihet parasysh nje skeme pyetjesh qe perfshin shumicen e  informacioneve qe ne duam te dime. Kjo te lehteson shume ne procesin e marrjes se informacioneve. Pasi qe ke bere keto pyetje, mund te kryhen pyetje te tjera shtese qe mund te zgjerojne edhe me teper gjerat qe kerkojme te dime. Nuk duhet te lihen menjane disa pyetje themelore sic mund te jene alergjite ndaj ilaceve, nderhyrjet, semundjet qe ka pase me para, shtrime ne spitale te tjera etj. Ne shume raste , formularet e anamnezes mund te jene te ndare ne menyre qe te ndihmojne mjekun qe te mos harroje pyetjet me te rendesishme. Nese nuk ka nje ndarje te tille, eshte mjaft e rendesishme skema e pyetjeve.

Nga ana tjeter, duhet lene pacienti te shprehi gjendjen e vet emocionale dhe mjeku duhet te jete ne gjendje qe te mbledhe nga ai tregon informacione me rendesi qe mund ti duhen. Po ashtu do te ishte nje aftesi e vecante te kuptohet se kur pacienti genjen ne detajet qe thote dhe kur thote te verteten por kjo aftesi fitohet me eksperiencen klinike. Mund te keni perpara nje pacient hipokondriak qe te zmadhon cdo detaj qe ka, ashtu sic mund te keni perpara nje pacient i cili me te vertete ka ate sintomatologji te rende. Mund te keni perpara nje pacient i cili mohon te jete duhanpires ose perdorues alkoli por shenja ne trupin e tij thone te kunderten, etj. Pacienti duhet te lihet te shprehe me fjalet e veta simptomat dhe nuk duhet te perdore fjale te cilave nuk ja di kuptimin por e ka degjuar nga ndokush ose ka pare nje ndonje dokumentar. Kjo nuk do te thote qe pacienti duhet te filloje te tregoje edhe gjera qe mendoni qe nuk kane lidhje me gjendjen e tij. Ne momentin qe shihni qe pacienti po largohet teper nga ai qe eshte objektivi juaj, atehere mundohuni ta ktheni serish duke i terhequr vemendjen me nderhyrje te tipit "...dhe po me thonit qe kur ishit i ri pesuat nje nderhyrje... , ...mund te ndalemi nje sekond tek momenti kur patet dhimbje...etj".

Ne shume raste do te haseni me paciente qe kane konsultuar para se te vijne tek ju faqe nga interneti dhe kane mesuar disa terma mjekesie dhe mundohen te ndertojne nje histori me fjale teknike per te shprehur shqetesimin e tyre. Kjo gje po behet shume e me shume e perhapur.  Duhet te evitohen keto fjale sepse mund te mos shprehin gjendjen reale te pacientit. Duhet te jete mjeku vete ai i cili degjon tregimin e pacientit dhe i emerton shqetesimet qe degjon me nje term teknik atje ku eshte e mundur. Nga eksperienca mund te them qe mund te ndesheni me paciente te cilet ju thone qe nje ilac i caktuar nuk u duket i sakte sepse kane pare protokollet e terapise, ose qe nderhyrja me e sakte do te ishte filan analize sepse eshte ne gjendje te gjeje filan detaj.

Si perfundim, me pak fjale mund te themi qe per sa mund te duket si dicka pa vlere ky proces, duhet te kemi parasysh qe nje anamneze e mire eshte me teper se gjysma e diagnozes sepse do te drejtoje mjekun ne nje rruge diagnostike per te gjetur semundjen dhe mungesa e detajeve do te vonoje diagnozen dhe ne disa raste kjo vonese mund te vendose ne rrezik jeten e pacientit. Nga ana tjeter zgjatja e periudhes se shtrimit te pacientit eshte nje shpenzim i madh ekonomik qe ka pasoja ne drejtimin e nje departamenti dhe me gjere, te nje spitali.