domenica 27 marzo 2011

Cmimi Nobel 2009 per Mjekesine

Tre shkencetare amerikane u nderuan me çmimin Nobel ne mjekesi per zbulimin se si kromozomet shtohen dhe mbrohen. Puna e tyre hedh drite mbi kancerin dhe procesin e plakjes.
Elizabeth Blakbern e Universitetit te Kalifornise ne San Francisko, Karol Greider prane Shkolles Mjekesore te Harvardit dhe Xhek Szostak i Universitetit Xhons Hopkins ndajne kete vit çmimin Nobel per Mjekesi. Anetari i Komisionit Nobel, Rune Toftgard thote se te tre shkencetaret u nderuan per punen e tyre ne vitet 1980 qe zbuloi se si kromozonet mbrojne veten nga shkaterrimi kur qelizat ndahen.

“Ata e moren çmimin Nobel per zbulimin e telomereve dhe enzimes telomerazi dhe si ato mbrojne kromozonet”.

Telomeret jane struktura ne fund te kromozoneve qe shpesh krahasohen me pjesezen plastike ne fund te lidheses se kepuceve qe parandalon shthurrjen e lidheses. Enzima qe krijon telomeret quhet telomeraze.

Profesor Toftgard thote se funksioni i telomereve eshte jashtezakonisht i rendesishem per te kuptuar se ne ç’mentyre materiali gjenetik kopjohet dhe ruhet.

“Te gjitha gjenet kodohen nga ADN-ja dhe ADN-ja eshte e pranishme ne kromozonet ne berthamen e qelizes dhe telomeret qe jane pjesa fundore e kromozomeve dhe kane nje funksion te rendesishem per te mbrojtur kromozomet dhe t’i mirembajne ato".

Kerkimet e tre shkencetareve amerikane, kane hedhur drite te re mbi shkaktaret e semundjeve dhe kane hapur rruget per zhvillimin e terapive te reja. Per shembull, disa kerkime lene te kuptohet se qelizat e kancerit perdorin enzimen telomeraze per rritjen e tyre te pakontrollueshme. Disa shkencetare tani po studiojne nese barnat qe bllokojne enzimen mund te luftojne kancerin.

Elizabeth Blakbern u tha gazetareve se ajo ishte zgjuar ne oren 2 te mengjesit kur degjoi lajmin se kishte fituar çmimin Nobel. Ajo thote se çmimet gjithmone jane te mira dhe eshte kenaqesi qe e ndan kete çmim me koleget Greider dhe Szostak. Te tre shkencetaret do te ndajne edhe shumen prej 1.4 milione dollaresh qe shoqeron çmimin Nobel.

Zeri i Amerikes , Tetor 2009