giovedì 26 maggio 2011

Diabeti

Kur ushqehemi, nje pjese e ushqimit kthehet ne glukoze (sheqer), nga e cila perftohet energji ne qelizat e trupit tone. Insulina, nje hormon i prodhuar nga pankreasi (organ ne trupin tone), ndihmon glukozen te futet ne qeliza.

Matja e Glicemise
(Imazhi: Public Domain (CC0))

Kur nje person ka diabet (diabetes mellitus qe mund te perkthehet si "urine teper te embel"), trupi i atij personi nuk prodhon insuline ne sasi te duhur ose nuk e perdor insulinen qe prodhon ne menyre te duhur.
Diabeti eshte nje semundje serioze dhe mund te çoje ne komplikacione te rendesishme deri edhe ne vdekje.

Llojet e diabetit
- Diabeti tipi 1 (i varur nga insulina) perfshin rreth 5 deri ne 10% te te gjithe pacienteve diabetike dhe mund te shkaktohet nga shkaqe gjenetike, te sistemit imunitar dhe faktore ambientale. Njerezit duket sikur lindin te predispozuar per kete diabet dhe zakonisht shfaqet ne moshe te hershme.
- Diabeti tipi 2 (qe ndonjehere quhet edhe diabeti i te rriturve) eshte ai me i zakonshmi dhe perfshin nga 90 deri ne 95% te te gjitha rasteve. Faktore rreziku jane mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik dhe te pasurit anetare te familjes me diabet.
- Diabeti gjestacional ndodh ne grate shtatzene dhe shpesh zhduket pas shtatzanise. Ky lloj diabeti vendos ne rrezik fetusin e palindur dhe ka nevoje te kurohet gjate shtatzanise.

Parandalimi dhe Trajtimi i Diabetit
Aktualisht, nuk ka menyre per te kuruar ose per te parandaluar diabetin e tipit 1. Gjithsesi, kerkime te viteve te fundit kane treguar qe diabeti i tipi 2 mund te kontrollohet dhe mundesisht te parandalohet me humbjen e peshes dhe ushtrimeve fizike te vazhdueshme. Per te dy llojet e diabetit, mbajtja e nje kontrolli te mire te niveleve te sheqerit mund te ule komplikacionet serioze qe mund te godasin zemren, veshkat, syte dhe enet e gjakut.
Pesha : Mbaj nje peshe ne nje vlere te rekomanduar ne perpjesetim me gjatesine e trupit. Mjeku juaj mund tu tregoje se cila eshte pesha e duhur per ju.
Ushqim i shendetshem:  Planifikoni kohet e ushqimit dhe gjeni nje ekuiliber mes sasise se ushqimit qe merrni dhe sasise se insulines siç ju rekomandon doktorri juaj. Mbani nje diete me pak ushqime dhjamore dhe me me teper ushqime me fibra siç jane frutat dhe perimet.
Aktiviteti fizik :  Kryeni aktivitet fizik dhe bejeni rregullisht. Per shembull , ecni te pakten per 30-60 minuta per te pakten 3 here ne jave. Kontrollohuni tek mjeku juaj para se te filloni nje program ushtrimesh fizike.
Ilaçet : Nese keni diabet, merrni te gjitha ilaçet, perfshire insulinen, siç ju pershkruhen nga mjeku dhe kontrolloni nivelet tuaja te glukozes ne menyre te rregullt, siç ju keshillon mjeku.
Duhani : Mos pini. Nese jeni perdorues i duhanit, kerkoni ndihme nga mjeku juaj per ta lene.

Edhe pse diabeti eshte nje semundje serioze, pacientet qe kujdesen per vetet e tyre dhe ndjekin keshillat e mjekut, mund te bejne nje jete te gjate dhe te shendetshme.

JAMA 2002;287(19):2608

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi diabetin.]

Shenim: Diabete Italia ka paraqitur nje shkrim mbi diabetin te cilin mund ta shkarkoni ne kete adrese.