lunedì 9 maggio 2011

Dobesia e Muskujve te Frymemarrjes Gjate Insuficiences Respiratore Akute

Muskujt e frymemarrjes jane te dobet ne shume paciente nen ventilim mekanik, sidomos kur nevoja per ventilimin mekanik eshte per nje kohe te gjate [1] . Kjo dobesi mund te vonoje procesin e ndaljes se ventilimit dhe mund te rrise rreziqet per pneumoni te shkaktuar nga ventilatori (eng. Ventilator-Associated Pneumonia, VAP). Te dy keto faktore zgjasin periudhen e shtrimit dhe rrisin kostot.

Shkaku i kesaj dobesie eshte multifaktorial. Fillimisht, lodhja e muskujve te frymemarrjes perpara se te fillohet ventilimi mekanik jep dobesi qe mund te zhduket me pushim. Ne te njejten kohe, pergjigja inflamatore sistemike ne shume paciente nen ventilim prodhon nje sasi citokinash qe krijojne nje "miopati dhe nje polineuropati te semundjes kritike". Stresi oksidativ , hipoksia qelizore , hiperglicemia dhe demtimi iskemi - rikanalizim ndihmojne ne kete proces. Ne muskujt e skeletit , zonat e demtuara perfshijne kanalet e natriumit, sarkolemen, proteinat e tkurrjes dhe mitokondrite. Gjithashtu, perdorimi i gjate i kortikosteroideve mund te kete nje efekt te madh mbi muskujt e skeletit. Ne menyre me specifike, kortikosteroidet ulin numrin e proteinave te tkurrjes, rrisin shkaterrimin e proteinave dhe zevendesimin e tyre, shkaktojne nje rregullim ne drejtim negativ (downregulation) te faktoreve te rritjes, ulin aktivitetin e glikolizes , cojne ne nje atrofi te  sarkomereve dhe atrofi te tipit 2 te qelizes.

Mosfunksionimi i diafragmes i shkaktuar nga ventilatori (eng. Ventilator-Induced Diaphragmatic Dysfunction , VIDD) eshte nje tjeter shkak i dobesise se muskujve te frymemarrjes [2]. VIDD perkufizohet si nje humbje e aftesise se gjenerimit te forces diafragmatike si pasoje e ventilimit mekanik. Numri i sakte i rasteve te VIDD nuk duhet, por shume dyshojne se eshte nje faktor i rendesishem ne veshtiresite qe paraqiten per te ndalur ventilimin mekanik ne nje pacient. Mekanizmat qe fshihen pas VIDD nuk jane te qarte por ka mundesi te kene lidhje me atrofine e muskujve nga mosperdorimi gjate ventilimit mekanik dhe demtimi struktural bashke me rimodelimin e fibrave qe ndodh kur forca anormale ushtrojne mbi diafragem gjate ventilimit mekanik. Perdorimi i bllokuesve neuromuskular per te lehtesuar ventilimin mekanik te kontrolluar mund te kete rol ne shfaqjen e VIDD.

Te minimizosh dhe/ose te zhdukesh dobesine e muskujve te frymemarrjes ne pacientet nen ventilim mekanik kerkon shume gjera. Perveç nje ushqimi te mire, sasi oksigjeni te mjaftueshme dhe nje ekuiliber elektrolitik (sidomos te fosforit), eshte i rendesishem edhe nje kontroll i mire i glicemise [3]. Menaxhimi i ventilatorit duhet te perqendrohet ne uljen e menyrave te kontrolluara (sidomos nese jane te nevojshme bllokuesit neuromuskular) dhe vendosja e menyrave me te rehatshme dhe me pak te lodhshme. Vendosja e nje trakeostomie qe ne momentet e para mund te lehtesoje qetesine e pacientit, te ule nevojen e perdorimit te ilaceve qetesuese dhe te lehtesoje frymemarrjen spontane. Keto bazohen ne te dhenat qe fillimi i menjehershem i terapise fizike per te gjithe muskujt e skeletit mund te ule periudhen e perdorimit te ventilatorit [4].

Shkrimi nga Drs. LP Callagan , NA Ali , PE Morris dhe P Bailey publikuar ne Medscape Pulmonary Medicine.

Citime:
1. Schwieckert WD, Hall J. ICU-acquired weakness. Chest 2007; 131 : 1541-1549
2. Levine S, Nguyen T , Taylor N , et al. Rapid disuse atrophy of diaphragm fibers in mechanically ventilated humans. N Engl J Med 2008; 358: 1327-1335
3. De Jonghe B , Finfer S. Critical illness neuromyopathy: from risk factors to prevention. Am J Respir Crit Care Med. 2007 ; 175 : 424-425
4. Bailey P, Thomsen GE , Spuhler VJ , et al. Early activity is feasable and safe in respiratory failure patients. Crit Care Med 2007; 35 : 139-145